Mosfalja e namazit sunet menjëherë pas namazit obligativ.

Transmetohet nga Abdullah bin Rabaha, burrë i cili ishte sahabe i profetit sal-lAllahu alejhi ue selem- se i dërguari i Allahut kishte falur namazin e ikindisë dhe ky burrë u ngrit që të falej. Umeri e pa dhe i tha të ulej, ngase vërtetë ithtarët e librit u shkatërruan ngase nuk linin hapësirë pas namazeve të tyre. Profeti -salAllahu alejhi ue selem- i tha atij: أحسن ابن الخطاب ‘Veprove mire o Ibn Khatab!’ [Transmeton Ahmedi, isnedi i tij është sahih.] Shejkh Albani ka thënë: Ky hadith është tekst i qartë i cili ndalon nxitimin e faljes së suneteve menjëherë pas namazeve farz pa folur apo u larguar nga xhamia, ashtu siç bëjnë shumë jo arab, sidomos turqit. Në të vërtetë ne i shohim ata në Harmain Sharafain ( në xhaminë e shenjtë në Meke dhe në xhaminë e të dërguarit të Allahut në Medine), kur imami behet gati të jap selam në namaz, kurse këta njerëz nxitojnë, sa andej këndej dhe ngriten për të falur sunetin! [Nga : 'Silsilah Saheehah' No. 2549 6/105]