Kishte hyrë njëherë
Omer ibnul Khattabi tek Ebu Bekri, رضى الله عنهما, të cilin e kishte
gjetur duke e kapur gjuhën e tij. I kishte thënë: “Oh, çfarë po bën?” Ebu Bekri i ishte përgjigjur: “Është kjo (d.m.th. të folurit tim) e cila më ka sjellë aq shumë telashe”.
‘Maliku: elMuatta 2:988’
Ka thënë ebu Bekër esSiddik رضى الله عنه
“Nuk do të lë ndonjë gjë të cilën e ka bërë i Dërguari i All-llahut صلى الله عليه وسلم përveçse do ta bëjë edhe unë, pasi kam frikë që do të devijoja sikur ta lija ndonjë prej urdhrave apo praktikave të tij.”
‘elBukhari: esSahih 2:386 hadithi nr. 3093; Ibën Battah: elIbeneh artikulli 77; dhe të tjerë.’
Shënim:
Ka thënë ibën Battah, pas shënimit të këtij transmetimi:
Ky, o vëllezër të mi, është esSiddiku i madh (d.m.th. ebu Bekri) i cili kishte frikë se mund të binte në devijim sikur të linte ndonjë prej urdhrave të Pejgamberit të tij صلى الله عليه وسلم. E çfarë pritet të ndodhë në një kohë kur njerëzit tallen me Pejgamberin e tyre dhe me urdhrat e tij, kur ata konkurrojnë me njëri-tjetrin, shfaqin çfarë e kundërshton atë dhe përqeshen me Sunnetin e tij صلى الله عليه وسلم?
E lusim All-llahun të na mbrojë nga rrëshqitja dhe të na ruaj nga veprat e këqija.
Ka thënë Selim ibën Ubejd:
Qëndroja në shtëpinë e Ebu Bekrit. Një natë, ai fali namaz për aq kohë sa All-llahu kishte Dëshiruar që ai të falej. Pastaj më tha: “Shko dhe shiko nëse ka filluar Sabahu”; kështu që unë shkova, u ktheva, dhe i thash: është ngritur bardhësia në qiell.
Ai përsëri u fal aq sa All-llahu kishte Dëshiruar, dhe pastaj tha (përsëri): “Shko dhe shiko nëse ka filluar Sabahu.” Unë dola përjashta, u ktheva, dhe i thash: po përhapet (drita) dhe ka filluar të skuqet; pas së cilës më tha: “Tani ma sill pijen time (d.m.th. vaktin e Syfyrit).”
‘edDarekutni: esSunan 2:166, zinxhirin e transmetimit të të cilit e saktëson sahih.’
Është transmetuar se ebu Bekër esSiddik رضى الله عنه ka thënë:
“Ndër mëkatet më të rënda është kur personi e merr mëkatin e tij lehtas.”
‘Ebu Bekër edDejnuri: elMuxheleseh ue Xheuahir elIlm, artikulli 2318.’
Kur ebu Bekër esSiddik ishte në shtratin e vdekjes së tij, e kishte thirrur Omerin, رضى الله عنهما, dhe i kishte thënë:
“Kije frikë All-llahun o Omer; dhe dije se ka vepra për të u bërë për All-llahun ditën, të cilat Ai nuk do të i pranoi po që se bëhen natën; dhe se ka vepra për të u bërë për Atë natën, të cilat Ai nuk do të i pranoi po qo se bëhen ditën. Ai nuk do të pranoi vepra vullnetare (nafile) përderisa nuk kryhen veprat e obliguara.
Peshorja e atyre të cilët do ta kenë të rëndë Peshoren në Ditën e Gjykimit, do ta kenë të rëndë vetëm për shkak se në këtë jetë ata e ndjekën të Vërtetën – e cila ishte e rëndë për ata; dhe, Peshorja në të cilën do të vendoset e Vërteta nesër, vërtetë e meriton të jetë e rëndë.
Peshorja e atyre të cilët do ta kenë të lehtë Peshoren në Ditën e Gjykimit, do ta kenë të lehtë vetëm për shkak se në këtë jetë ata i ndjekën të kotat – të cilat ishin të lehta për ata; dhe, Peshorja në të cilën do të vendosen të kotat nesër, vërtetë e meriton të jetë e lehtë.
All-llahu i Lartësuar i ka përmendur njerëzit e Xhennetit dhe se i ka përmendur ata në kontekst të veprave të tyre të mira, dhe ua ka mbuluar (lënë pas) veprat e tyre të këqija; kështu që kur i kujtoj ata i them vetes: kam frikë që nuk do të jem në mesin e tyre.
Dhe All-llahu i Lartësuar i ka përmendur njerëzit e Zjarrit dhe se i ka përmendur ata në kontekst të veprave të tyre të këqija, dhe i ka refuzuar (prapësuar) veprat e tyre të mira; kështu që kur i kujtoj ata i them vetes: shpresoj të mos jem në mesin e tyre.
Ata të cilët e adhurojnë All-llahun duhet çdoherë të jenë në gjendje shprese dhe frike, ata nuk duhet të kenë pretendime për All-llahun e as nuk duhet humbur shpresën nga Mëshira e All-llahut.
Nëse i përmbahesh rekomandimit tim, atëherë askush që nuk është me ty tani nuk do të të jetë më i dashur se sa vdekja – e ajo do të të arrijë ty. Ndërsa, nëse e braktis rekomandimin tim, atëherë askush që nuk është me ty tani nuk do të të jetë më i urryer se sa vdekja – së cilës nuk mund t’i ikësh.”
‘Ebu Nu'ajm: Hiljetul Evlije Vëll.1 fq.18; dhe ibën elXhevzi: Sifah esSafvah’
Burimi: http://www.sayingsofthesalaf.net/name/a ... al-siddiq/