Quran Explorer - Interactive Audio Recitations & Translations
Time in Tirana - 13:04:29 - Sunday, May 25, 2025

Namazi

Ligjshmëria e leximit me zë të disa ajeteve nga imami në namazin e drekës dhe ikindisë


Transmetohet nga Ebi Katadeh (radijAllahu anhu) se ka thënë: “Ishte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që falej me ne dhe lexonte në namazin e drekës dhe të ikindisë, në dy rekatete e para, suren El Fatihah dhe dy sure ku ne, ndonjëherë, dëgjonim ndonjë ajet (ngaqë lexonte me zë). Ai e zgjaste rekatin e parë. Ndërsa lexonte në dy rekatet e fundit suren El Fatihah.” Buhariu (759), Muslimi (451), Ebu Daudi (797) dhe Ibën Maxhe (829).

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Mund të mendohet se ai (sal-lAllahu alejhi ue sle-lem) ka dashur të bëj të qartë lejimin me zë në leximin e namazeve ku nuk lexohet me zë. E se heshtja (leximi pa zë në namazin e drekës dhe ikindisë) nuk është kusht për saktësimin e namazit porse është sunet.” Shehr Muslim” vëll. 2. shih “Fet’hul Bari” vëlli. 2

Imam Abdulaziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Është e pëlqyeshme që ndonjehër të lexohen me zë disa ajete në namaz (drekës dhe ikindisë). Kjo, se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka vepruar në këtë formë. Mutefekun alejhi prej hadithit që e transmeton Ebi Katadeh el Ensarij (radijAllahu anhu).” "Mexhmu Fetaua ue mekalat” vëll. 11

Po ashtu ai (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Është e lejueshmëe për imamin që ndonjëherë të lexojë me zë disa ajete (në namazin e drekës dhe ikindisë). Bazuar në fjalën e Ebi Katades (radijAllahu anhu).”"Mexhmu Fetaua ue mekalat” vëll. 11

__________________________________________________________________________________________

Vlera e namazit të natës

Që namazi i natës është më i vlefshmi pas namazit farz, e tregon hadithi i mësipërm që përcillet nga Ebu Hurejra.

Ibn Mesudi thotë:

“Vlera e namazit të natës krahasuar me atë të ditës, është si vlera e lëmoshës së fshehtë në raport me atë që jepet hapur. I është dhënë përparësi namazit të natës ndaj atij të ditës, sepse është më i arrirë për sa i takon fshehtësisë dhe është më afër sinqeritetit.”

Të parët tanë përpiqeshin që ta fshihnin namazin e tyre të natës. Haseni thotë:

“Ndodhte që dikush të kishte mysafirë dhe, megjithatë, ngrihej natën dhe falej pa u vënë re nga mysafirët.”

Po ashtu, ata tregonin zell të madh në dua duke mos iu dëgjuar zëri. Bënte vaki që burri flinte në të njëjtin jastëk me gruan e tij dhe qante tërë natën pa u hetuar prej gruas.
E gjithë kjo për faktin se namazi i natës është më i vështirë për shpirtin, meqë nata është për gjumë e për t’u çlodhur nga angazhimet e ditës. Prandaj, lënia e gjumit, me gjithë animin dhe dëshirën e nefsit për të, përbën një luftë të madhe me veten. Disa kanë thënë se “veprat më të dobishme janë ato në të cilat nënshtrohet nefsi”. Por edhe për faktin se meditimi duke lexuar natën është më i arrirë, pasi natën ndërpriten angazhimet dhe zemra është vigjilente; ajo bashkë me gjuhën bien në ujdi (rreth të medituarit), siç thotë i Lartësuari:

“Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse.” (El-Muzzemmil, 6)

Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar ata që zgjohen natën për të përkujtuar Atë, për ta lutur, për të kërkuar falje prej Tij e për ta thërritur Atë.

Zoti i Lartësuar thotë:
“Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që u kemi dhënë. Askush nuk e di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (Es-Sexhde, 16-17)

“E që kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit.” (Āl-ʿImrān, 17)


Kurse Profetit të Tij (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem) i tha:

“Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë në një vend të lavdëruar.” (El-Isrā, 79)

Aishja i tha një njeriu:

“Mos e lër namazin e natës, se Profeti (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem) nuk e linte asnjëherë. Kur ishte i sëmurë – ose kur ndiente plogështi – falej ulur.”

Disa nga të parët kanë thënë:

“Namazi i natës e bën më të lehtë qëndrimin e zgjatur Ditën e Kiametit. Nëse ata që falin namazin e natës do të hyjnë të parët në Xhenet pa dhënë llogari, do të kenë shpëtuar nga qëndrimi i zgjatur i dhënies llogari.”

Në hadithin që përcjell Ebu Umame dhe Bilali, – si thënie të Profetit (merfūʿan) – thuhet:

“Faleni namazin e natës, sepse kjo është tradita e njerëzve të devotshëm që ishin para jush. Namazi i natës është afrim me Allahun, shlyen të këqijat, parandalon nga mëkatet dhe përzë sëmundjen nga trupi.”

Në këtë hadith thuhet se namazi i natës sjell shëndet për trupin dhe flak sëmundjen prej tij. Po ashtu, namazi i natës ashtu siç i shlyen mëkatet, ashtu e ngre njeriun lart. Më lartë thamë se ata që falin namazin e natës do të jenë nga të parët që do hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari.

Në hadithin e njohur (hadīth ul-menām) të cilin e shënon Ahmedi dhe Tirmidhiu, ku përmendet se paria më e lartë diskutojnë për ato adhurime që e ngrenë njeriun në rang të lartë dhe ia shlyejnë mëkatet. Në hadith thuhet:

“Dhënia për të ngrënë, përhapja e selamit dhe falja natën kur njerëzit flenë.”

Gjithashtu, në hadithin e njohur të Abdullah ibn Selamit, që transmetohet në Sunene, tregohet se gjëja e parë që u dëgjua prej Profetit (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem) kur erdhi në Medinë, qenë këto fjalë:

“O njerëz! Jepni për të ngrënë, përhapeni selamin, ruani lidhjet farefisnore, faluni natën kur njerëzit flenë se do të hyni në Xhenet paqësisht.”

Në dy librat e saktë shënohet se Profeti (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Sa njeri i mirë që është Abdullahi ! Sikur të falej një pjesë të natës!”
Pas këtyre fjalëve, Ibn Umeri nuk flinte natën vetëm se fare pak.

Ku janë burrat e natës? Ku është Haseni, Sufjani e Fudajli?
O burra të natës, përpiquni, se lutësi nuk kthehet mbrapsht
Natën për namaz, vetëm vullneti e zelli të ngre nalt
Për banesën në varr nuk vlen asgjë më shumë se i natës namaz.


Thabiti rrëfen se “e kam përballuar namazin e natës për njëzet vjet, dhe kam përjetuar mirësinë e tij për njëzet vjet të tjera.”

Koha më e dobishme për këtë namaz është mesi i natës.

Profeti (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Namazi i natës më i mirë është ai i Davudit. Ai flinte gjysmën e parë të saj, falej në një të tretën dhe flinte përsëri në një të gjashtën (e fundit).”

Kur Profeti (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem) dëgjonte gjelin (es-sariha) ngrihej për namaz. Zakonisht gjeli këndon në mesin e natës.

Nesaiu përcjell nga Ebu Dherri të ketë thënë:

“E pyeta Profetin (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem) se cila është pjesa më e çmuar e natës? Ai tha: “Mesi i saj”.”

Për të dashuruarit nuk ka gjë më të lezetshme sesa kohët kur vetmohen me të Dashurin dhe i bëjnë thirrje. Ky është ilaçi i zemrave dhe kulmi i kërkesave të tyre.

Ebu Sulejmani thoshte:

“Kënaqësia e atyre që falen natën është më e madhe se e atyre që luajnë. Po të mos ekzistonte nata nuk do doja të isha në këtë botë.”

Disa të devotshëm, kur kryenin namazin e natës, në prag të agimit, ndonjëri thërriste me sa zë kishte në kokë:

“O karvan që je ndalur për të pushuar! Të gjithë natën do e kaloni në gjumë? A nuk do përgatiteni për të vazhduar udhëtimin?”

Kur njerëzit dëgjonin zërin e tij, çoheshin nga shtretërit dhe, më pas, së andejmi dëgjoje dikë që qante, ndonjë që lutej, dikë që lexonte, një tjetër që merrte abdes… dhe, kur çelte agimi, thërriste me gjithë zërin:

“Në agim njerëzit i gëzohen udhëtimit të natës (d.m.th., ai që ngrihet dhe falet natën gëzohet për namazin e tij Ditën e Kiametit).”

Haseni thotë: “Me të vërtetë ndodh që robi të bëjë një gjynah, e për shkak të tij privohet nga namazi i natës.”

Një prej selefëve ka thënë:

“Për shkak të një gjynahu që kam bërë më është mohuar namazi i natës për gjashtë muaj.”

Një herë, Profetit (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem) i thanë se njëri ka fjetur deri në agim. Ai tha:

“Në veshin e tij ka urinuar shejtani.”

Seriji thotë:

“Kam vënë re se dobitë ia behin në errësirën e natës. Prandaj, shtrohet pyetja, çfarë humb ai që lë pjesën më të mirë të natës? Përgjigjja është se të shkujdesurit dhe gjumashët përjetojnë vetëm privim dhe mjerim.”

Profeti (paqja qoftë me të!) trokiste në derën e Fatimes dhe të Aliut e u thoshte:

“A nuk po faleni?”

Në një hadith thuhet:

“Kur burri ngrihet dhe zgjon gruan e tij dhe falin dy rekatë, ata shënohen në listën e atyre që e përkujtojnë Allahun vazhdimisht.”

Gruaja e Habib El-Axhemijit e zgjonte të shoqin natën duke i thënë:

“Iku nata! Përpara kemi një rrugë të gjatë dhe përgatitjet i kemi të pakta. Karvanët e të devotshëmve na kanë parakaluar, kurse ne kemi mbetur.”

O ti që i dorëzohesh gjumit, edhe sa do flesh?
Ngrihu i dashuri im, meqë takimi është afruar.
Merr prej natës dhe kohës së saj një pjesë.
Kur të përgjumurit pushojnë të harruar.
[1]
__________________________________________________ ______
[1] Nga varianti i shkurtuar i librit “Letaiful Mearif”, i Ibn Rexhebi. [Ky libër, me lejen e Allahut, shpejt do të botohet. - Përktheu nga gjuha arabe: Blerim Krasniqi]
___________________________________________________________________________________



Bajrami dhe Xhumaja në të njejtën ditë


Transmetohet nën autoritetin e Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur me të se

” I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: Bajrami dhe Xhumaja kanë qëlluar sot në të njejtën ditë. Kushdo që e fal namazin e Bajramit, për të nuk është e obligueshme ta fal namazin e Xhumasë. Sa na takon ne, ne do ta falim namazin e Xhumasë”

( Shejh Albani 179)

Burimi: Al-Albaani, Naasir ad-Deen. Abu Dawood’s Collection of Prophetic Narrations. Riyaadh: Maktabah al-M’aarif. First Print.

____________________________________________________________________________________________

Transmetohet se Pejgamberi alejhisselem ka permendur se ka thene Allahu:

"Kush e armiqeson dashamirin Tim, vetem se i kam shapllur lufte atij', kurse ne nje transmetim tjeter: "Vetem se me eshte paraqitur ne dyluftim. Nuk me eshte afruar robi Im me nje veper me te dashur sesa farzet (obligimet), qe e kam detyruar t'i aplikoje. Do te vazhdoje robi Im te me afrohet mua me nafile (ibadete vullnetare) derisa ta dua ate, e kur ta dua degjimi, shikimi, prekja me dore dhe ecja e tij me kembe do te jene vetem per hir te Meje, saqe nese me kerkone dicka, do t'i dhuroj, dhe nese me kerkone mbrojtje do ta mbroj. Nuk kam hezituar ndonjehere me shume sesa hezitimi kur t'ia marr shpirtin robit Tim, ai e urren vdekjen kurse Une e urrej demtimin e tij."

Buhariu 6137, Hibbani, Bejhekiu

__________________________________________________________________________


Namazi i Duhasë



Transmetohet nga Ebu Derda(radijAllahu anhu) se i Dërguari i All-llahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) ka thene:
“Kush e fal namazin e duhase me dy rekate, nuk konsierohet prej të shkujdesurve.
Kush e fal me kater rekate, shkruhet si adhurues.
Kush e fal me gjashtë rekate, do t’i mjaftojnë per atë dite.
Kush e fal me tet rekate, All-llahu do e shkruaj me të devotshmit.
Kush e fal me dymbëdhjetë rekate, All-llahu do t’i ndertoje një shtepi në xhennet.

Në cdo ditë apo natë All-llahu i jep mirësi ndonjërit prej robërve të Tij, dhe nuk ka miresi me te mire qe Allahu ua jep roberve te devotshem, se t’i udhezoje ata drejt permendjes se Tij.”
[Taberani (17)].



Këtë hadith e transmeton Hejthemi në “Mexhma ez zeuaid” (2/237) duke thene: Kete hadith e transmeton Tberani në “El kebir”, dhe ne zinxhirin e tij qendron Musa bin Jakub ez Zemi te cilin e ka quajtur te besueshem Ibn Meini dhe Ibn Hibbani, por Ibn Medini dhe të tjerë e kanë quajtur të dobët, ndërsa pjesa tjetër e transmetuesve janë të besuëshem.

Musa ibn Jakubi është i besuëshem por memorien e tij nuk e ka të mirë, sic thuhet në “Et tekrib” fq. 554.

Bezari në librin “Keshful estar” (2/334) percjell nga Ebu Dherri një hadith që deshmon për këtë. Atë e përmendi Mundhiri ne “Et tergib”, ndërsa Albani e konsideroi të mirë hadithin e Ebu Derdas dhe Ebu Dherrit në librin “Sahih tergib ue terhib” (1/279).
 

______________________________________________________________________________________

Gratë duhet të dalin nga xhamia menjëherë pas namazit-farz

Shkruar nga Ibën Kudame el-Makdisi
E Merkure 04 Janar 2012 17:41

Shejkh Ibën Kudame el-Makdisi (vdiq. 620):
Nëse imami falet së bashku me burra dhe gra, është e rekomandueshme që ai dhe burrat të mbeten të ulur derisa të shohin se gratë kanë dalë nga xhamia. Ndërsa gratë duhet të dalin jashtë menjëherë pas përfundimit të namazit. Umm Seleme (radija Allahu anha) ka thënë:

“Në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) gratë e kishin zakon të dilnin menjëherë pasi që përfundonte falja e namazit të detyruar. Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), mbetej në vendin e tij së bashku me burrat, aq kohë sa Allahu dëshironte. E kur i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ngrihej nga vendi, ngriheshin edhe ata.” Transmeton Buhariu.

Tirmidhiu ka thënë:

“Ne mendojmë se ky veprim ka qenë se rrjedhojë e asaj që gratë të jenë sa më larg të jetë e mundur nga burrat - dhe Allahu e di më mirë.”



Kontrolloi: Usame Morina
Burimi: el-Mugnij (2/254
____________________________________________________________________

VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)

Shejhul Islam Muhamed Nasirudin Albani

Burimi:http://imamalbani.wordpress.com/2011/12/03/vendosja-e-duarve-ne-gjoks-pas-ngritjes-nga-rukuja/


Dijetari ynë Albani, Allahu e mëshiroftë, thotë në “Sifetus-Salah”(2) : “Kujdes! Vërtet qëllimi prej këtij hadithi (3) është i qartë, i kuptueshëm dhe ka për synim të pushuarit në këtë ngritje, ndërsa të argumentuarit e disa vëllezërve nga Hixhazi (4) dhe nga vende të tjera me këtë hadith për legjitimimin e vendosjes së dorës së djathtë mbi të majtën në këtë ngritje është shumë larg (realitetit) nga bashkimi i të gjitha transmetimeve të hadithit. Dhe kjo është e njohur tek fukahatë si “Hadithi i atij që u fal keq”.

Madje ky është argumentim i kotë, ngase për vendosjen e përmendur (të duarve) nuk është transmetuar asgjë në kijamin (5) e parë nga rrugët e hadithit dhe tekstet e tij, andaj si u lejua komentimi i vendosjes së përmendur me marrjen e dorës së majtë me të djathtën pas rukusë? Kjo edhe sikur të kontribuojnë në këtë tematikë të gjitha tekstet e hadithit. E si atëherë kur kjo argumenton me fakte të qarta të kundërtën e kësaj?! Pastaj vendosja e përmendur nuk kuptohet prej hadithit assesi, pasi qëllimi është për “eshtra”, pra ka të bëjë me eshtrat e shpinës, ashtu siç u citua, dhe për këtë aludon ajo që u përmend prej veprës së Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem):

“…. qëndroi derisa iu kthye i gjithë boshti kurrizor në vendin e vet”
.

Analizoje duke qenë i drejtë e mesatar. Unë nuk dyshoj se vendosja e duarve mbi gjoks në këtë kijam (pas rukusë) është bidat devijimi (6) sepse nuk transmetohet fare asgjë prej haditheve të namazit -e sa të shumta që janë- dhe sikur të kishte bazë për këtë, do të na ishte transmetuar qoftë edhe përmes një rruge. Këtë e përforcon fakti se asnjë prej selefit nuk transmetohet se e kanë vepruar një gjë të tillë si dhe nuk e kanë përmendur asnjëri prej imamëve të hadithit, me çka di unë.
Nuk e kundërshton këtë ajo që ka përmendur dijetari Et Tuvejxherij në libërthin e tij (7) nga Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, se ai ka thënë:

“Nëse dëshiron i lëshon duart pas ngritjes nga rukuja e nëse dëshiron i vendos në gjoks.”


Ky është kuptimi që e ka përmendur Salihu i biri i Imam Ahmedit në librin “Çështje fetare”(8) nga babai i tij dhe ai nuk e fakton këtë mesele me argumente që arrijnë tek Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), por e ka pohuar nga ixhtihadi dhe opinioni i tij. Mendimi edhe mund të jetë i gabuar dhe për këtë nëse paraqitet argumenti i saktësuar për të normuar si sajesë në fe (bidat) ndonjë çështje, si kjo mesele që jemi duke diskutuar, fjala e këtij imami nuk e mohon të qenët e saj bidat, ashtu siç e ka aprovuar hoxha i Islamit, Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në disa prej librave të tij.

Madje unë vërej në thënien e Imam Ahmedit atë që argumenton se vendosja e tillë e duarve nuk është e vërtetuar me Sunnet sipas tij, ngase ai këtë e la çështje vullneti për praktikimin ose lënien e saj! Atëherë, a mendon ky dijetar i nderuar se Imam Ahmedi gjithashtu vendosjen e duarve në gjoks para rukusë e lë në dëshirën e atij që falet?!

Me këtë përforcohet se vendosja e duarve në gjoks pas rukusë nuk është prej Sunnetit dhe ky është qëllimi.

Mësuesi ynë (Albani), Zoti e mëshiroftë, e ka titulluar një temë në librin e tij “Es Sahihatu”:
“Është e legjitimuar lidhja e duarve gjatë qëndrimit në këmbë para rukusë e jo pas saj”, kur ka shënuar hadithin (9) : “Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) kur falte namazin, kapte dorën e majtë me atë të djathtën.”
Pasi ka treguar kush e ka transmetuar, ka sqaruar se ata të cilët deklarohen për legjitimimin e vendosjes së duarve në gjoks pas rukusë janë mbështetur në këtë transmetim të limituar. Me këtë kishte për qëllim që t’u sqarojë dijetarëve dhe studiuesve se hulumtuesi gjatë studimit dhe hulumtimit duhet të jetë i zellshëm dhe i përqendruar në kërkimin dhe në qasjen e informacioneve për të mos rënë në ndonjë gabim. Ne tani po paraqesim shkrimin e tij nga libri “Es Sahihatu”(10) me pak ndryshim. Ai thotë në lidhje me sqarimin e kësaj meseleje:

“Transmeton Ahmedi(11) dhe Ibën ebi Shejbeh“Musanef” (12) nga Vekiu e ky nga Musa ibën el Anberij me tekst:
“E kam parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) të vendosë dorën e djathtë mbi të majtën e tij në namaz”dhe nuk e ka përmendur qëndrimin në këmbë.

Ka transmetuar Bagaviu“Sherhus Sunneh”(13) me një rrugë tjetër transmetimi nga Vekiu dhe gjithashtu edhe Ahmedi ka transmetuar (14) me rrugë të tjera transmetimi nga Vail ibën Huxhër duke mos e cituar qëndrimin në këmbë (kijamin).
Nuk dyshon hulumtuesi se rrugët e transmetimit të këtij hadithi aludojnë se ai është version i shkurtuar, si transmetimi i Vekiut prej hadithit të Vailit, që është sqarues për formën e namazit të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) dhe qëndrimi në këmbë (kijami) që duhet lidhur duart në të është ai para rukusë. Kjo tregohet përmes dy rrugëve të transmetimit:

1.
Nga AbdulXhebbar ibën Vail e ky nga Alkameh ibën Vail e këta të dy nga babai i tyre, Vail ibën Huxhër, “se ai e ka parë Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) se i ka ngritur duart kur ka hyrë në namaz afër veshëve, ka bërë tekbir (15) , pastaj ka kapur rrobën e tij, e pastaj ka vendosur dorën e djathtë mbi të majtën. Kur ka dashur të bëjë ruku, i ka nxjerrë duart nga rroba dhe i ka ngritur ato e pastaj ka bërë tekbirin dhe rukunë. Kur ka thënë“semiAllahu limen hamide”i ka ngritur duart dhe kur ka bërë sexhden e ka bërë mes duarve.”(16)

2.
Nga Asim ibën Kulejb e ky nga babai i tij, e ai nga Vail ibën Huxhër se ka thënë: “Thashë: -Do të shikoj namazin e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), se si falet. Tha: -U ngrit i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) dhe u drejtua nga kibla, e mori tekbirin duke i ngritur duart deri afër veshëve dhe pastaj e ka kapur dorën e majtë me të djathtën. Kur ka dashur të bëjë ruku, i ka ngritur duart si më parë(17) dhe i ka vendosur ato në gjunjë. Kur është ngritur nga rukuja, i ka ngritur duart si më parë dhe kur ka bërë sexhde, ka vendosur kokën në pozitën mes dy duarve e pastaj është ulur në këmbën e tij të majtë dhe ka bërë shenjë me gishtin tregues…”(18) Ndërsa tek Ibën Maxheh qëndron: “E kam parë Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) të falet duke e kapur dorën e majtë me të djathtën e tij.”

Nëse e analizon lexuesi vetëm këtë fjalë dhe nuk di apo nëse nuk ka njohuri se ky është hadith në version të shkurtuar, do të kuptojë nga ky version legjitimimin e vendosjes së duarve në çdo kijam, atë para rukusë dhe pas saj. Ky është gabim që e fakton teksti i hadithit, ngase ai është qartësues se vendosja e duarve në gjoks duhet të bëhet vetëm në kijamin e parë. Kjo është më e detajuar në tekstin e Asimit.

Ai e ka përmendur ngritjen e duarve në tekbirin fillestar, pastaj rukunë dhe ngritjen prej saj si dhe ka thënë për to si më parë. Sikur të ishte e memorizuar nga Vaili vendosja e duarve në gjoks pas rukusë, ai gjithashtu do ta kishte potencuar, ashtu siç vërehet qartë prej tij përmendja e ngritjes së duarve gjatë tekbirit tri herë para tij.
Mirëpo kur është sqaruar kjo fjali për gjendjen e tillë në hadith, e kanë keqkuptuar vendosjen e duarve në gjoks pas rukusë. Këtë e kanë thënë disa nga dijetarët e nderuar bashkëkohorë duke mos pasur shembull në këtë ndonjë prej selefëve nga të parët tanë të devotshëm, nga ajo që di unë .(19)

Ajo që e përforcon atë që thamë është transmetimi i Idrisit nga Asimi shkurtimisht me tekst:
“E kam parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) kur ka bërë tekbirin të kapë dorën e majtë me të djathtën e tij.”

Hoxha ynë Albani, Allahu e mëshiroftë, thotë në librin “El Mishkatu” (20) nën hadithin numër 804:
“…shtrije shpinën tënde e kur të ngrihesh drejtoje boshtin tënd dhe ngrije kokën tënde derisa të kthehen eshtrat në vendet e tyre…”

Ky është në kuptimin e hadithit të Ebu Humejdit (21) , që sqaron për formën e namazit të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem). Derisa të kthehet boshti kurrizor në vendin e vet, andaj nuk ka argument nga hadithi për legjitimimin e vendosjes së dorës së djathtë mbi të majtën në kijamin pas rukusë, ashtu siç kemi dëgjuar se mendojnë disa vëllezër prej Ehlul Hadithit.

Dijetari ynë Albani, Zoti e mëshiroftë, pas hadithit nr. 4442 nga libri “Daiful Xhami”, të treguar nga Vail ibën Huxhër me tekst:
“Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) kur ngrihej për namaz kapte dorën e majtë me të djathtën e tij”,thotë: “Janë argumentuar me këtë disa vëllezër muhadithinë(22) në Indi se është e legjitimuar vendosja e duarve në gjoks në kijamin pas rukusë. Ata kanë shkruar një libërth, të cilin e kam parë si dorëshkrim kur isha në qytetin e Medinës së Ndritshme në vitin 1381 dhe kam shkruar libërthin e përmendur (23) si kritikë ndaj tij dhe aty ka hulumtim të rëndësishëm rreth vendosjes së duarve në gjoks pas rukusë si dhe sqarim të dobësive të hadithit me tekst të përmendur.

Mësuesi ynë Albani, Allahu ia shenjtëroftë shpirtin dhe ia ndriçoftë varrin, në librin “Sahih Mevaridu edh Dham’an” (24) duke sqaruar hadithin e Rifaatuz Zerkij, ku thuhet:
“shtrije shpinën tënde e kur të ngrihesh, drejtoje boshtin tënd dhe ngrije kokën tënde derisa të kthehen eshtrat në vendet e tyre”, do të thotë: “Eshtrat e boshtit kurrizor, pra duke u kthyer gjithë eshtrat e shpinës në pozicionet e veta ashtu siç është përshkruar nga Ebu Humejdi forma e namazit të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), e që do të citohet së afërmi. Qëllimi është përsosmëria e të drejtuarit në kijamin pas rukusë dhe janë saktësuar hadithet për ndalimin që kundërshton këtë, ashtu siç do të jepet në vijim.

Sa i përket argumentimit me të për vendosjen e duarve në gjoks në kijamin pas rukusë është skajshmërisht larg udhëzimit të Profetit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), i njohur në formën e namazit pejgamberik. Gjithashtu edhe nga teksti i këtij hadithi edhe nga të tjerë, ashtu siç e kam sqaruar edhe në vende të tjera dhe kush dëshiron pasurim njohurish për këtë mesele le të kthehet atje. Këtu hyn edhe libri “Forma e Namazit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem”.

Dijetari Albani, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu thotë në librin “Sahih Mevaridu edh Dham’an”(25), kur sqaron hadithin e Vail ibën Huxhër:
“Pastaj kur dëshiroi për të bërë rukunë, ngriti duart si më parë e pastaj bëri rukunë dhe i vendosi duart në gjunjë, pastaj ngriti kokën dhe i ngriti edhe duart si më parë.”
Le të meditojë lexuesi për tekstin e mrekullueshëm të treguar nga Vaili (radijAllahu anhu) për mënyrën e ngritjes së duarve të Profetit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) në tekbirin fillestar, pastaj duke përmendur ngritjen e tyre edhe gjatë shkuarjes në ruku dhe ngritjes nga ajo me fjalët:
“I ngriti duart si më parë”. E sikur të ishte e vërtetë ashtu siç thonë disa dijetarë të nderuar për lidhjen e duarve në kijamin pas rukusë, do të thoshte: “Ka vendosur të djathtën mbi të majtën si më parë” apo ndonjë thënie të ngjashme me të ngase është moment që kërkohet sqarimi ashtu siç na shfaqet, andaj medito duke qenë i drejtë dhe shiko librin “Forma e Namazit”.

Gjithashtu ai, Allahu e mëshiroftë, thotë në librin “Sahih Mevaridu edh Dham’an” (26) duke e sqaruar hadithin e Vail ibën Huxhërit kur thotë: “Kur dëshiroi të bëjë rukunë, nxori duart dhe i ngriti e bëri tekbir dhe pastaj shkoi në ruku. Kur e ngriti kryet nga rukuja, i ngriti duart e pastaj bëri tekbir dhe e bëri sexhden duke e vendosur fytyrën mes shuplakave.” Ka shtuar Ebu Davudi:
“Dhe kur e ka ngritur kokën nga sexhdja, gjithashtu i ka ngritur duart.”Them(27) : Kjo shtesë është e rëndësishme dhe autentike, për të ka dëshmi të shumta, andaj le të shikojnë Ehli Sunneti dhe ata që dëshirojnë ta veprojnë këtë që ta ringjallin.

Në këtë hadith ka sinjal të fuqishëm se vendosja e duarve në gjoks pas rukusë nuk ka bazë ngase Vaili nuk e ka përmendur. E sikur ta vërente, do ta kishte cituar ashtu siç e ka përmendur ngritjen e duarve gjatë tre tekbireve, ashtu siç e kam sqaruar më herët. Ajo që është transmetuar tek Nesaiu nga Vaili, që ka thënë:
“E kam parë të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) që kur ishte në këmbë në namaz, e ka kapur me të djathtën të majtën e tij…” është transmetim me tekst të shkurtuar nga ky transmetim i zgjeruar dhe para këtij me dy hadithe të tjera.

Andaj nuk argumenton për vendosjen e duarve në gjoks në kijamin pas rukusë e për këtë arsye nuk e kanë praktikuar të parët tanë të devotshëm, prandaj kini kujdes!

___________________________
Fusnotat:

1. Dijetari i madh Mesh’hur bin Hasen thotë: “Unë vetëm e kam përmbledhur shkurtimisht fjalën e shejhut (Albanit) rreth kësaj meseleje prej disa kasetave të tij në sqarimin tim që i kam bërë libërthit të Ali el Karij-jut, “Shifaus-Salik fi Irsali Malik”, faqe 29-36, ndaj shiko në të.

2. Faqe 138-139.

3. Është ky hadith: “Ai e obligoi që të pushojë (duke mos u nxituar) në të (namaz) dhe i tha atij që u fal keq: “Pastaj ngrije kokën tënde derisa të drejtohesh i ngritur; [që të bjerë çdo asht në vendin e tij]“, e në një transmetim: “E kur të ngrihesh drejtoje kurrizin dhe ngrije kokën tënde derisa të kthehen eshtrat në vendet e tyre.”

4. Krahinë në Mbretërinë e Arabisë Saudite (sh.p.).

5.
Të qëndruarit në këmbë gjatë namazit (sh.p.).

6. Ajo që duhet të citohet këtu është se shejhu është pyetur shumë herë për këtë mesele, madje e kanë pyetur disa studentë se a është e vërtetë që jeni kthyer nga ky mendim dhe është përgjigjur kështu: “Kjo nuk është e vërtetë dhe ne vazhdojmë të jemi në atë që kemi thënë. Imam Ibn Tejmije thotë: “Vërtet muxhtehidi mund të sjellë bidat, mirëpo nuk i thuhet atij se është bidatxhi sepse ai bie në bidat, por duke mos e dëshiruar atë, andaj ne nuk themi se ky person është bidatxhi, por themi se kjo vepër është bidat ngase ne bindshëm mendojmë se vendosjen e duarve mbi gjoks pas ngritjes nga rukuja nuk e kanë njohur të parët tanë (selefi). Ebu Ubejde Mesh’hur bin Hasen thotë: “Shikoni librin El Muvafikat” nga Shatibiu (3/286) dhe sqarimin tim aty.”

7. Faqe 18-19.

8. Faqe 90.

9. Nr. 2247.

10. Vëllimi i Pestë, faqe 306-308.

11. 4/316.

12. 1/390.

13. 3/30.

14. 4/316-319.

15. Ka thënë Allahu ekber (sh.p.).

16. Transmeton Muslimi (2/13), Ebu Avaneh (2/106-107), Ahmedi (4/317-318) dhe Bejhekiu (2/27) dhe 71.

17. Nuk është theksuar se i ka vendosur duart në gjoks (sh.p.).

18. Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ahmedi e të tjerë me sened të vërtetë dhe është i transmetuar në “Sahih Ebi Davud”, 716-717.

19. Shiko në “Es Sahihatu” (5/311).

20. 1/252. Shiko “Hidajetur Rivat ila Tahrixhi ehadith el Mesabihu vel Mishkat” (1/371).

21. Nr. 792 nga “Mishkatu”.

22.Dijetarë të hadithit (sh.p.).

23. Është libërthi i përmendur afër hadithit në “Daiful Xhami’” nr. 4442, “Er Redu ala Hedijetul Bedi”.

24. 1/239 nën hadithin nr. 401-484, që është sahih, shiko “Sifets Salah”, “El Irvau” (1/321-322) dhe “Sahihu Ebi Davud” (803-807).

25. 1/240 nën hadithin nr. 02-485. Është sahih, shiko “Sifetus Salah”, “El Irvau” (1/321-322) dhe “Sahih Ebi Davud” (803-807).

26. 1/241 nën hadithin nr. 405-489.

27. Thënësi është dijetari Albani, Zoti i Lartësuar e mëshiroftë!
_________________________

Marrë nga libri “Kamusul bidai mustahrexhun min kutubil Imamul Al-lame” i Muhammed Nasirudin el Albanit, faqe 384-389.
Përgatitën: Ebu Ubejdeh Mesh’hur ibën Hasen al Selman dhe Ebu Abdullah Ahmed ibën Ismail esh Shekevkani
Përshtati nga gjuha arabe: Adem Avdiu
__________________________________________________________________________________________

Komentimi i hadithit: "Urdhërojini fëmijët tuaj ta falin namazin kur t'i kenë mbushur shtatë vjeç..."



Nga Amër binn Shuajb, nga babai i tij, nga gjyshi i tij transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Urdhërojini fëmijët tuaj ta falin namazin kur t'i kenë mbushur shtatë vjeç, e i rrihni lehtë në moshën dhjetë vjeçare nëse përtojnë ta falin dhe i veçoni në shtrat."[1]

El Hatibi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Urdhëresa për faljen e namazit dhe ndëshkimi me rrahje për moskryerjen e tij ka ardhur si masë edukative dhe jo obligative."[2]


El Munevi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Urdhëresa për t'i veçuar fëmijët në shtrat ka ardhur për të mos i dhënë shkak ngacmimit të djallit mes tyre, qoftë kjo edhe nëse janë motër e vëlla."[3]


Esh Shafiai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Është obligim për prindërit që fëmijëve t'u mësojnë pastërtinë, abdesin, faljen e namazit, madje edhe t'i ndëshkojnë nëse nuk e falin atë. Po ashtu duhet t'u mësojnë të gjitha obligimet dhe dispozitat e fesë, si dhe t'u mësojnë moslejueshmërinë e imoralitetit, homoseksualizmit, alkoolit, (drogës), gënjeshtrës, përgojimit e krejt të ndaluarave."[4]


Et Tibi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Në porosinë profetike janë bashkuar dy urdhëresa të cilat kanë të bëjnë me fëmijët: urdhërimi për faljen e namazit dhe urdhërimi për veçimin e tyre në shtrat. E gjithë kjo është bërë për t’i edukuar ata që t’i ruajnë dispozitat e fesë dhe ndalesat e Zotit në të gjitha çështjet, si dhe për t’iu mësuar mënyrën e drejtë të të jetuarit në bashkësi, por edhe për të qenë të ruajtur nga dyshimet e njerëzve apo intrigat e tyre.”[5]


Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Urdhri i prerë për ndarjen e fëmijëve në shtrat, pra të mos flejë djali dhe vajza në të njëjtin shtrat (pasi kanë arritur një moshë të caktuar), ka ardhur për të mos i dhënë shkak ngacmimit të djallit mes tyre, sidomos kur trupat e tyre janë pranë njëri-tjetrit për një kohë të gjatë. Madje, mund të ndodhë që njeriu të eksitohet kur fle e të bëj diçka pa e vënë re as vetë. Pra e gjithë kjo është vendosur si masë preventive për të mos ndodhur diçka e shëmtuar.”[6]



[1] E transmeton Ebu Daudi në "Sunenin" e tij me nr. 495, Ahmedi 6753, El Bejhaki, Vëll. II, f. 229, Ez Zejlai në "Nasbu err rrajeti", Vëll. I, f. 296, El Begavi në librin "Sherhu es sunneh", Vëll. II, f. 406 dhe Ebu Nuajm në "El Hiljeh" me nr. 14378. El Albani (Allahu e mëshiroftë!), në librin e tij "Es sahihu el xhemia" e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen).


[2] "El Kifeje" f. 63.

[3] "Aun el Meabud", Vëll. II, f. 115.

[4] "Et tealik ala Suneni Ebi Daud mea mealimi sunen", Vëll. I, f. 334 me tahkik të Izet Ed Deas.

[5] E shkeputur nga “Auni el Meabud”, Vëll. II, f. 115.

[6] “Ialemu el Muaki’ain”, Vëll. III, f. 162.

[7] E transmeton Muslimi në “sahihun” e tij me nr. 338, Ebu Daudi 4018, Ibën Maxheh 661, Et Tirmidhi 2793, Ahmedi 11588 dhe El Bejhakij, Vëll. VII, f. 98.

[8] E ka transmetuar Buhariu në "Sahihun" e tij me nr. 5240. Po ashtu e kanë transmetuar edhe Ebu Daudi 2150, En Nesai 348, Et Tirmidhi me nr. 2792 Ahmedi 3667, El Bejhakij, Vëll. VII, f. 98 dhe El Bagauij në librin “Sherhu es Sunneh”, Vëll. IX, f. 19

_______________________________________________________________________________________

Mos u dalloni në namazin e teravive


Shejh ibn Uthejmin tha:

"Vrerosemi së tepërmi, kur shohim në umetin musliman një grup që dallon lidhur më çështjet në të cilat dallimi në mendimi është i pranueshëm, dhe ata e bëjnë këtë dallim mjet për të shkaktuar ndarje. Dallimet në umet ekzistuan edhe
në kohën e e sahabëve dhe, megjithatë, ata mbeten të bashkuar. Sidomos të rinjtë dhe ata që i janë kushtuar Islamit duhet të qëndrojnë të bashkuar, sepse ka armiq që kanë zënë pusi kundër tyre". (el-Sherh el-Mumti, 4/225)
"Themi që s'duhet ta teprojmë apo të shkujdesemi. Disa njerëz e teprojnë në përmbajtjen ndaj numrit të përmendur në Sunet dhe thonë që s'është e lejueshme të falen më shumë rekate sesa është përmendur në Sunet, dhe i gjykojnë
ashpërsisht ata që falin më shumë se kaq, duke i quajtur gjynahqarë.

Kjo, padyshim, është e gabuar. Si mund të jenë gjynahqarë kur pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), kur u pyet rreth namazit të natës, tha se ato duhet falur dy nga dy, dhe nuk specifikoi ndonjë numër të veçantë? Natyrisht, ai që e pyeti rreth namazit të natës, nuk e dinte numrin, sepse, nëse ai nuk e dinte si duhet falur ato, gjasat janë edhe më të mëdha se ai nuk e dinte as numrin e rekateve. Dhe ai s'ishte nga ata që i shërbenin pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) që të themi se e dinte çka ndodhte në shtëpinë e tij. Meqë pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) i tregoi si ta falte atë, por nuk i tregoi sa herë të falej, mund të kuptohet se në këtë çështje ka liri veprimi dhe se një person mund t'i
falë 100 rekate e pastaj të falë witrin me një rekat. Sa u përket fjalëve të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) "Faluni ashtu siç mëkeni parë të falem", kjo nuk zbatohet në kuptimin absolut, bile as nga këta persona. Ata nuk thonë që personi nganjëherë duhet të falë witrin me pesë rekate, nganjëherë me shtatë rekate dhe një herë tjetër me nëntë rekate. Nëse e marrim këtë në kuptimin absolut, nganjëherë duhet ta falim witrin me pesë rekate, nganjëherë me shtatë rekate dhe një herë tjetër me nëntë rekate. Por, hadithi 'Faluni ashtu siç më keni parë të falem' ka të bëjë me mënyrën e faljes, jo
me numrin e rekateve, përveç nëse ka tekst që tregon për numrin. Sido që të jetë, personi s'duhet të jetë i ashpër me njerëzit sa i përket një çështjeje në të cilën ka liri veprimi. Kemi parë disa vëllezër të jenë të ashpër në këtë çështje, duke akuzuar imamët që falin më shumë se 11të rekate se po ndjekin një bidat, dhe ata dalin nga xhamia duke humbur kështu shpërblimin për të cilin i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha: "Kush qëndron me imamin, derisa ai të përfundojë (namazin), do t'i shënohet shpërblimi i kijamu-lejl" (Transmetoi et-Tirmidhi, 806. I Cilësuar si sahi nga shejh Albani në Sahih et-Tirmidhi, 646).

Disa, bile, pas përfundimit të dhjetë rekateve, ulen dhe kështu ndërpresin safat e adhuruesve me uljen e tyre, dhe nganjëherë edhe flasin ndërmjet vete dhe i trazojnë njerëzit që falen. Ne s'kemi dyshime se nijetet e tyre janë të mira dhe se ata po bëjnë aq sa munden për të ardhur në përfundimin e duhur, por kjo s'do të thotë së ata janë të saktë.Grupi tjetër e bën të kundërtën. Ata ashpërsisht gjykojnë të tjerët që i falin vetëm 11 rekate dhe thonë se ata kanë kundërshtuar konsensusin e dijetarëve. Allahu i patëmeta thotë: "Kushdo që kundërshton të Dërguarin (Muhamedin) mbasi t'i jetë treguar qartë rruga e drejtë dhe pason rrugë tjera nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në rrugën ai zgjedh dhe do ta djegim në xhehenem. Sa përfundim i keq!" (en-Nisa, 115)
(Dhe thonë) Krejt gjeneratat që erdhën para jush, dinin vetëm për 23 rekate, dhe gjykojnë këdo që thotë ndryshe". (el-Sherh el-Mumti, 4/73-75)
Sa i përket dëshmisë së atyre që thonë se s'është e lejueshme të falen më shumë se 11 rekate në teravi, ata citojnë hadithin e Ebu Seleme ibn AbduRrahman, i cili e pyeti Aishen (radi Allahu anha): "Si falej i Dërguari gjatë ramazanit?" Ajo u përgjigj: "Ai nuk falte më shumë se 11 rekate as në ramazan, as jashtë tij. Ai i falte katër dhe mos pyet sa të bukura e të gjata ishin ato. Pastaj i falte katër dhe mos pyet sa të bukura e të gjata ishin ato. Pastaj i falte tri rekate. Dhe unë e pyeta: 'O i Dërguar i Allahut, a do të flesh para se ta falësh witrin?' Ai tha: 'Oj Aishe, sytë e mi flenë, por jo edhe zemra ime'". (el-Buhari 1909, Muslim 738)
Ata argumentojnë: Ky hadith tregon se i Dërguari i Allahut vazhdimisht falej kështu si në ramazan, ashtu edhe herëve tjera. Dijetarët e refuzuan përdorimin e këtij hadithi si dëshmi, duke thënë se vërtet kështu vepronte i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam), por fakti që ai bënte diçka, nuk nënkupton se ajo është obligim. Dëshmi për atë se s'ka numër të caktuar rekatesh për namaz të natës – ku përfshihen dhe teravitë – është hadithi i Ibn Umer, sipas të cilit, një person e pyeti të Dërguarin e Allahut rreth namazit të natës dhe ai (salallahu alejhi ue selam) iu përgjigj: "Namazi i natës falet dy nga dy (jep selam pas çdo dy rekateve). Nëse i tuteni afrimit të agimit, falni një rekat witr". (el-Buhari 846, Muslim 749)
Nëse shikojmë çka kanë thanë dijetarët e shkollave juridike, do të shihni se në këtë
çështje ka liri veprimi dhe s'ka gjë të keqe të falen më shumë se 11 rekate.

Es-Serkhesi, një nga imamët e shkollës Hanefite, tha:

"Sipas nesh, kjo është 20 rekate, veç witrit". (el-Mebsut 2/145)

Ibn Kudameh (nga Hanbelitë) tha:

"Mendimi i pëlqyer nga Ebu Abdullahut (dmth Imam Ahmed) është se ato janë
20 rekate. Ky ishte mendimi i eth-Theurit, i Ebu Hanifes dhe i Shafiut. Malik tha
se janë 36 rekate". (el-Mugnij 1/457)

En-Neueuij tha:

"Sipas konsensusit të dijetarëve, namazi i teravive është sunet. Mendimi ynë
është se ato janë 20 rekate me dhjetë selame (dmth selam pas çdo dy rekateve),
dhe është e lejueshme të falen si individualisht, ashtu edhe me xhemat". (el-
Mexhmu 4/31)

Këto janë mendimet e katër Imamëve lidhur me numrin e rekateve të teravive. Krejt ata
thanë se ka diçka më shumë se 11 rekate. Ndoshta, arsyet përse thanë se ka më shumë se
11 rekate, përfshihen në këtë që vijon:

• Ata menduan se me hadithin e Aishes nuk ishte për qëllim numri i caktuar (i
rekateve)
• Nga shumë selefë është transmetuar numër më i madh rekatesh (sesa 11)
• Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) falte 11 rekate dhe i zgjaste aq shumë, saqë kalonte pjesën më të madhe të natës duke u falur. Vërtet, në një natë, në të cilën pejgamberi udhëhoqi sahabët në namazin e teravive, ai nuk e përfundoi
namazin, deri pak par agimit dhe sahabët u tutën se do t'u ikte syfyri. Sahabët e pëlqenin të faleshin mbas pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dhe nuk u dukej tepër gjatë. Dijetarët menduan se, nëse imami do ta zgjaste namazin shumë, kjo do t'ua vështirësonte xhematit dhe do të mund t'i largonte ata. Kështu, ata menduan se imami duhet të recitojë më shkurtë dhe ta shtojë numrin e rekateve.Çështja është se, ai që fal 11 rekate në mënyrën transmetuar nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), bën mirë dhe pason sunetin. Kush e shkurton recitimin dhe e shton numrin e rekateve, po ashtu, bën mirë. Pra, një person që bën ndonjërën nga këto dyja, nuk duhet të gjykohet.

Shejhul-Islam Ibn Tejmije tha:
"Nëse një person fal teravitë me 20 rekate sipas medhhebit të Ebu Hanifes, të Shafiut dhe të Ahmedit, apo me 36 rekate sipas medhhebit të Malikut, apo me 13 a 11 rekate, ai bën mirë, siç ka thënë Imam Ahmed, sepse s'ka gjë që e cakton numrin. Kështu, numri i madh apo më i vogël i rekateve varet nga ajo sa i gjatë apo i shkurtë është kijami (qëndrimi në këmbë gjatë recitimit)". (El-Ikhtijarat, f.64)

Es-Sujuti tha:

"Ajo që transmetohet në hadithe sahih dhe hasan, është urdhri për të falur namaz nate gjatë ramazanit, gjë që inkurajohet pa specifikuar një numër të caktuar rekatesh. Nuk është dëshmuar se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) fali teravitë me 20 rekate, por ai u fal natën, pa një numër të caktuar rekatesh. Pastaj, ai e vonoi në natën e katërt nga tuta se mos po u bëhej obligim dhe ata s'do të mund ta kryenin atë. Ibn Haxher el-Hajthemi tha:

'S'ka transmetim sahi që tregon se pejgamberi falte 20 rekate në namazin e teravive. Transmetimi ku thuhet se 'ai falte 20 rekate', është tepër i dobët (daif)'". (el-Meusu'ah el-Fikhije 27/142-145)

Burimi:http: //mburoja.net/PDF_files/a9cfee9b-826e-4800-8ee1-41e1a9cae1b5.pdf

_________________________________________________________________________________________


Shejh Albani rreth Teravive 1


Eshte e ditur se dijetaret jane kundershtuar ne shume ceshtje te fikhut, prej te cilave eshte edhe ceshtja qe kemi ne duar ne lidhje me numrin e rekateve te teravive. Kundershtimi i tyre ne kete ceshtje ka arritur ne tete mendime, si vijon:

Mendimi i pare: (41) rekate,
I dyti: (36) rekate,
I treti: (34) reakte,
I katerti: (28) rekate,
I pesti: (24) rekate,
I gjashti: (20) rekate,
I shtati: (16) rekate,
I teti: (11) rekate. 2

….Sujuti ne librin “El-mesabih fi salati et teravih”(2/77,rej fetvave te tij) thote: “El-Xhuri-nje prej shokeve tane-ka percjell nga Maliku se ai ka thene: “Ajo ne te cilen Umer iben el-Hattab i bashkoi njerezit eshte me e dashur per mua dhe ato kane qene njembedhjete rekate. Ky ka qene edhe namazi i te Derguarit te All-llahut(Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi te)”. Dikush i tha: Njembedhjete rekate bashk me vitrin?Ai tha : “Po”.Edhe tremedhjete rekate eshte e peraferte me kete.Pastaj tha: “Dhe nuk e di se nga u shpik ky numer i madh rekatesh?!.
______________
1.Namazi i teravive(Salatu et -Teravih)-Muhammed Nasiruddin el-Albani-Perktheu:Bledar Hoxha

2.Keto fjale i ka permendur El-Ajni(5/356-357) dhe tha se mendimi i fundit eshte zgjedhja e Malikut dhe po ate ka zgjedhur edhe Ebu Beker iben el-Arabi.Fjala e ketyre dyve do te vij se shpejti kur te flasim per te shtuarit ne numrin e teravive mbi (11) rekate.
________________________________________________________________________________________

Komentimi i hadithit “Ishte i Dërguari i Allahut (alejhis selam) që në namazin e sabahut
Shkruar nga Xhabir SHEME | 22 Shtator 2010
Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) [1]
Përktheu: Xhabir SHEME

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ : (( كَانَ النَّبِيُّ يَقْرَأُ فِي صَلاةِ الْفَجْرِ يَوْمَ الْجُمُعَةِ : الم تَنْزِيلُ السَّجْدَةَ وَ : هَلْ أَتَى عَلَى الإِنْسَانِ ))

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: "Ishte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që në namazin e sabahut të ditës së xhuma lexonte suret "Elif, lam, mim. Tenzilul kitabi” dhe "Hel etë alel insani …El Insan"[2]

Komentimi:
Transmetuesi i hadithit është Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), emri i të cilit është Abdurrahman bin Sakhr ed Duvejsi. E ka pranuar Islamin në vitin e hajberit (në vitin e shtatë të hixhretit). Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka dëshmuar për kujdesin e tij ndaj mësimit të hadithit. Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i ka thënë atij: “Ti ke qenë njeriu që më së shumti ka qenë i lidhur me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe më i dituri prej nesh në lidhje me hadithin e tij”. Ebu Hurejra ka qenë njeriu që më së shumti ka ditur hadithe prej atyre që kanë transmetuar hadithet. Dijetarët kanë thënë se ai (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka transmetuar nga Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) 5374 hadithe. Ka vdekur në vitin 57 të hixhretit në Medinen e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Tema e hadithit:
Sqarimi se çfarë ka lexuar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në namazin e sabahut të ditës së xhuma.

Shpjegimi i fjalëve:
“Këne-Ishte”- është folje e kohës së shkuar jo e plotë dhe, nëse haberi, njoftimi, i saj është folje e kohës së shkuar, atëherë ajo tregon në shumicën e rasteve për vazhdimësi.
“Elif, lam, mim. Tenzilul” d.m.th. surja “Es Sexhde”
Shpjegimi i përgjithshëm: Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) lajmëron se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lexonte në namazin e sabahut të ditës së xhuma, premte, suren "Elif, lam, mim. Tenzilul kitabi” (Es Sexhtde) të plotë, në rekatin e parë pas mbarimit të sures “El Fatiha”, ndërsa në rekatin e dytë pas mbarimit të sures “El Fatiha” ai lexonte “Hel etë alel insani” të plotë. Kjo për shkak se këto dy sure përmbajnë, përmendin, fillimin e krijimit, e ajo ka qenë në ditën e xhuma, po ashtu në këtë ditë ka përfunduar, është plotësuar, krijimi i qiejve dhe tokës, në këtë ditë është krijuar Ademi, në këtë ditë është nxjerr prej xhenetit, në këtë ditë do të ndodhi Kiameti si dhe do të ndodhë ringjallja dhe shpërblimi.
Dobitë e përfituara nga hadithi: Ligjshmëria e leximit të këtyre dy sureve në namazin e sabahut të ditës së xhuma, ku secila sure duhet lexuar e plotë në çdo rekat, në mënyrë për t’i përkujtuar njerëzit me atë që ka ndodhur dhe ka për të ndodhur në këtë ditë.

Burimi: www.ril-al.com
________________________________________
[1] Shkëputur nga “Tenbih el efhëm Sher Umdetul Ahkam”
[2] E transmeton Buhariu 891, Muslimi 880, etj.
 ______________________________________________________________________________________________
 
 
 



Hadithe të zgjedhura mbi namazin
(“Sahihut-Tergib uet-Terhib” të Shejh Albanit)


Shënim: të gjitha këto hadithe janë marrur nga libri “Et-Tergibu uet-Terhibu” të Mundhiriut – Allahu e mëshiroftë - verifikues i së cilës është Imam Albani – Allahu e mëshiroftë.

Hadithet i zgjodhi dhe i përktheu Zejd Haziri, 30/06/03, Gjilan, Kosovë.


1.”Kush del nga xhamia pasi ta ketë dëgjuar ezanin e pastaj nuk kthehet më, ai është munafik, përveç atij që ka dalë me nevojë“

2.”Këdo që e ka zënë ezani në xhami e pastaj ka dalë pa nevojë dhe nuk kthehet më, ai është munafik”

3.”Lutja mes ezanit dhe ikameti nuk kthehet”.

4.”Kush ndërton një xhami të vogël apo të madhe, Allahu ia ndërton atij një shtëpi në xhennet”.

4.”Kush ndërton një xhami dhe ai këtë nuk e bën për sy e faqe e as për famë, Allahu ia ndërton atij një xhami në xhennet”.

5.Transmetohet nga Ebu Hurejrah :”se një grua e zezë ka qenë kujdestare për xhaminë, dhe befas ajo u zhduk nga sytë e Pejgamberit alejhis-selam. Pas ca ditësh ai pyeti se çfarë ka ndodhur me të. Atij i treguan se ajo kishte vdekur, e ai tha: sikur të më kishit treguar? Ai pastaj shkoi te varri i saj dhe ia fali namazin (e xhenazes)”.

6.Nga Ajsha (radijallahu anha) transmetohet se ka thënë: ”Na ka urdhëruar Pejgamberi alejhis-selam që t’i ndërtojmë xhamiat në mesin e njerzëve, dhe na ka urdhëruar që t’i mbajmë të pastra dhe t’i parfumosim “.

7.Nga Xhabiri (radijallahu anhu) transmetohet se ka thënë:”(një ditë prej ditëve) Erdhi Pejgamberi alejhis-selam në xhaminë tonë, e në dorën e tij kishte një trëndafil. Në kiblen (drejtimin e kibles) e xhamisë ai vërejti këlbazë, ai iu afrua asaj, e largoi atë me lule, e pastaj tha :”Cili prej jush ka dëshirë që Allahu të largohet prej tij?! Nëse ndonjëri prej juve ngrihet për t'u falur, (le ta di se) Allahu është para fytyrës se tij, kështu që mos të pështyjë para fytyrës së tij, e as në anën e djathtë të tij, por le të pështyjë në anën e majtë të tij apo nën këmbën e tij të majtë, e nëse i rrjedh atij befas diçka prej hundëve apo i del diçka prej gojës, atëherë le të pështyjë në rrobën e tij kështu: e vendosi atë në gojën e tij e pastaj e fshiu...”.

8.” Kush pështyn në drejtim të kibles, në ditën e gjykimit ai do të vijë me pështymë në mes të syve“.

9.”Nëse e shihni dikë duke shitur apo blerë në xhami thuani (atij): Allahu mos të dhashtë fitim në tregtinë tënde, e nëse e shihni dikë duke kërkuar diçka që i ka humbur thuani: Allahu mos ta ktheftë atë ty “.

10.”Nëse dikush prej jush merr abdes e pastaj niset për në xhami, mos t’i gërshetojë duart e tij sepse ai është (konsiderohet sikur te jetë) në namaz”.

11.”Në kohët e fundit do të ketë njerëz të cilët i marrin xhamitë e tyre për vend bisedimesh, e Allahu nuk ka nevojë për të (bisedën e tyre)”.

12.”Kush merr abdes dhe e përsos atë, pastaj del duke pasur për qëllim namazin, ai konsiderohet në namaz derisa ta ketë për qëllim namazin, dhe për njërin hap që e bën i shkruhet një e mirë, kurse për hapin tjetër i fshihet një e keqe, e nëse ndonjëri prej jush e dëgjon ikametin le të mos nxitojë, sepse më së shumti shpërblime ka për atë që e ka shtëpinë e tij më larg“. I thanë: e pse kështu, O Ebu Hurejreh? Ai tha: “Për shkak të hapave të shumtë “.

13.”Sa më larg xhamisë (sa më i gjatë të jetë udhëtimi) aq më shumë shpërblime “.

14.”Le të përgëzohen me një dritë të plotë në ditën e kijametit ata të cilët ecin në errësirë për në xhami“.

15.”Kush ecë në errësirën e natës për në xhami, në ditën e kijametit do ta takojë Allahun me një dritë".

16.”Kush han nga kjo pemë (d.m.th. hudhra) mos t’i afrohet xhamisë sonë“

17.”Kush han qepë apo hudhër le të largohet prej neve, apo le të largohet prej xhamisë sonë dhe le të rri në shtëpinë e tij “.

18.”Kush han qepë, hudhër dhe kurrath mos t’i afrohet xhamisë sonë, sepse melaiket mundohen me atë që mundohen edhe njerëzit”.

19.”Pozita më afërt e robit me Zotin e tij është kur ai gjindet në sexhde, kështu që shpeshtoni lutjet”.

20.”Ndani diçka prej namazit tuaj për shtepitë tuaja, e mos i bëni ato varreza”

21.”Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe i asaj në të cilën nuk përmendet Allahu, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”

22.”Transmetohet nga Abdullah ibn Sa’adi se ka thenë: ‘e kam pyetur Pejgamberin alejhis-selam: çka është më mirë, namazi në shtëpinë time apo namazi në xhami? Ai tha: ’A po e sheh se sa afër është shtëpia ime me xhaminë! Për mua është më e dashur të falem në shtëpi sesa të falem në xhami, përveç nëse është namaz farz “.

23.”O ju njerëz, faluni në shtëpitë tuaja, sepse namazi i njeriut në shtëpinë e tij është më me vlerë, përveç nëse është namaz farz”.

24.”Vlera e namazit të njeriut në shtëpinë e tij, në krahasim me namazin e tij ku e shohin njerëzit (në xhami) është sikur vlera e farzit ndaj nafileve”.

25.”Namazi i njeriut në shtëpinë e tij është më i mirë sesa namazi i tij në xhaminë time (të Pejgamberit) përveç namazeve farz“.

26.”Saffi (rreshti) më i mirë i burrave është ai i pari, kurse më i keqi është ai i fundit, ndërsa safi më i mirë i grave është ai i fundit, kurse më i keqi është ai i pari”.

27.”Drejtoni safat e juaja, bashkoni (dhe drejtoni) supet tuaja, dhe nëse dikush ju thotë që të drejtoheni nënshtrohuni, dhe mbushni zbrazëtirat sepse shejtani futet aty ku ka zbrazëtirë, sikurse qengji (që futet tek nëna e tij)”.

28.”Me të vërtetë Allahu e lavdëron safin e parë dhe safet e tjera të para, kurse melaiket shprehin salavat mbi safin e parë dhe mbi të gjitha safet e para”.

29.”Transmetohet nga Bera’ ibn Azib se: Pejgamberi alejhis-selam shkonte nga njëra anë e safit në tjetrën, i drejtonte gjoksat e njerzëve dhe supet e tyre dhe thoshte: ”Mos u ndani e që pastaj Allahu t’jua ndajë zemrat. Me të vërtetë Allahu i lavdëron (njerëzit) e safit të parë, kurse melaiket shprehin salavat mbi ta “.

30.”Drejtoni safat, sepse drejtimi i safave është pjesë e namazit “.

31.”Drejtoni (bashkohuni, ngjituni: krahërori me krahëror, nyja e këmbës me nyjen e këmbës) safat, dhe afrohuni mes vete, drejtoni supet, se pasha Atë, në Dorën e të cilit është shpirti im, unë e shoh shejtanin se si hyn në zbrazëtirat e safit (mes dy personave) sikur një qengj i vogël”.

32.”…Dhe kush e arrin (plotëson) safin (kur ka zbrazëtirë) Allahu e arrin atë, e kush e këputë safin, Allahu e këputë atë”.

33.”Më i miri prej jush është ai i cili (është i qetë në namaz, dhe ai i cili kur t’i afrohet dikush për ta plotësuar safin nuk shtyhet me krah, dhe ai i cili kur dikush e këshillon që ta plotësojë safin, ai nuk tregohet mendjemadh), dhe nuk ka hap që shpërblehet më shumë sesa hapi i njeriut që bën te ndonjë zbrazëtirë dhe e plotëson atë”.

34.”Kush e plotëson një zbrazëtirë (të safit) Allahu e ngritë atë për një shkallë dhe ia ndërton atij një shtëpi në xhennet”.

35.”Në asgjë nuk jua kanë zili hebrenjtë juve më shumë sesa që jua kanë zili në dhënien e selamit dhe shqiptimin e aminit (pas imamit)”.

36.”Kur të thotë Imami: “Gajril-Magdubi alejhim ve lad-Dal-lin”, ju thuani Amin, Allahu u përgjigjet (lutjeve tuaja)”.

37.”A nuk ka frikë ndonjëri prej jush kur e ngre kokën para imamit që Allahu t’ia shndërrojë kokën e tij në kokë gomari, apo fytyrën e tij në fytyrë gomari”.

38.”Le të mos sigurohet ndonjëri prej jush kur ta ngre kokën e tij në namaz para Imamit, se s’do t’i shndërrohet koka e tij në kokë qeni”.

39.”Nuk pranohet namazi i njeriut përderisa ta drejtojë shpinën e tij në ruku’ dhe në sexhde “.

40.”Vjedhësi më i madh është ai që vjedh në namazin e tij “. I thanë: O i dërguar i Allahut, si e vjedh ai namazin e tij? Ai tha: ”Nuk e plotëson rukunë e tij dhe sexhden e tij, dhe njeriu më koprrac është ai i cili nuk jep selam”.

41. “O muslimanë! Nuk ka namaz për atë që nuk e drejton shpinën e tij në ruku’ dhe në sexhde”.

42.”Allahu nuk shikon në namazin e atij robi që nuk e drejton shpinën e tij në ruku’ dhe në sexhde”.

43.”Transmetohet nga Ebu Abdullah el-Esha’riu se Pejgamberi alejhis-selam kishte parë një njeri duke mos e bërë rukun mirë, dhe duke rënë në sexhde ashtu siç e han sorra ushqimin e saj, ndërsa ai ishte duke u falur (Pejgamberi), kështu që pastaj tha: ”Sikur të kishte vdekur ky në këtë gjendje, do të kishte vdekur jashtë fesë së Muhammedit”. E pastaj tha :”Shembulli i atij i cili nuk e plotëson rukunë e tij, dhe i atij që bie në sexhde sikur (sorra), është sikur i urituri i cili i han një apo dy hurme, dhe nuk ngopet fare me to“.

44.”Me të vërtetë ka mundësi që njeriu të falet gjashtëdhjetë vite e të mos i pranohet namazi. Ndoshta rukunë e bën mirë por sexhden nuk e bën si duhet, apo sexhden e bën mirë por rukunë nuk e bën si duhet“.

45.”Transmetohet nga Aliu radijall-llahu anhu se ka thenë: “Më ka ndaluar Pejgamberi alejhis-selam që të lexoj (Kur’an) duke qenë në ruku’ “.

46.”Me të vërtetë njeriu largohet (nga namazi) i tij e nuk i shkruhet më shumë se një e dhjeta e (shpërblimit) të namazit të tij, apo një e nënta, apo një e teta, apo një e shtata, apo një e gjashta, apo një e pesta, apo një e katërta, apo një e treta, apo gjysma e saj“.

47.”Ndokush prej juve e fal namazin (me shpërblim) të plotë, e ndokush prej juve e fal (me gjysmën e shpërblimeve), ndokush një të treten, një të katërtën, një të pestën, derisa arrin te një e dhjeta”.

48.”Namazi është tre pjesësh - abdesi është një e treta e saj, rukuja është një e treta tjetër, kurse sexhdeja është një e treta tjetër. Kush e kryen atë (namazin) ashtu si duhet (me këto tre pjesë) ai do t’i pranohet atij dhe veprat tjera pranohen prej tij, e kujt nuk i pranohet namazi, atëherë nuk i pranohen as veprat tjera“.

49.”Gjëja e parë që do të ngrihet prej këtij ymmeti është përkushtimi (në namaz), derisa të mos shohësh asnjë të përkushtuar (në ymmet)“.

50.”Transmetohet nga një sahabij i cili thotë:”E pashë Pejgamberin alejhis-selam duke u falur ndërsa në gjoksin e tij (dëgjohej) një e dridhur sikur të dridhurit e dhëmbëve të mëdhenj prej të qajturit “.

51.”Transmetohet nga Aliu radijallahu anhu se ka thënë: ”Në ditën e Bedrit nuk ka pasur në mesin tonë asnjë persian përveç Mikdadit. Shikova (natën) dhe të gjithë ishin duke fjetur përveç Pejgamberit alejhis-selam i cili ishte nën një dru, falej dhe qante derisa gdhiu“.

52.”Çka është halli i disave të cilët shiqojnë lart në qiell në namazin e tyre?! (e qortoi këtë vepër aq shumë, saqë tha:) ose do të ndaleni nga kjo (vepër), ose Allahu do t’jua humb juve shiqimin “.

53.”Ose do të ndalen disa njerëz nga të shiquarit lart në qiell gjatë lutjes se tyre në namaz, ose do t’u verbohen sytë atyre“.

54.”Transmetohet nga Aisheja radijallahu anha se e ka pyetur Pejgamberin alejhis-selam për shikimin rreth e rrotull në namaz (dhe kthimin e kokës anash), Ai tha: ”Kjo është vjedhje që shejtani e vjedh prej namazit të robit”.

55.”Allahu vazhdon të jetë para robit në namazin e tij përderisa ai të mos kthehet (ta kthejë kokën), e nëse ky e lëviz fytyrën (anash), atëherë Ai largohet prej tij”.

56.Transmetohet nga Ebu Hurejrah radijallahu anhu se ka thënë: ”Më porositi i Dashuri im (Pejgamberi) alejhis-selam në tre gjëra dhe më ndaloi nga tre gjëra: më ndaloi që të bie në sexhde (shpejt) ashtu siç e han xheli ushqimin e tij, dhe më ndaloi që të ulem mes dy sexhdeve ashtu siç ulet qeni, dhe më ndaloi që të kthehem (të shikoj rreth e rrotull) ashtu siç kthehet dhelpra”.

56.Transmetohet nga Xhabiri radijallahu anhu thotë:” E pyeta Pejgamberin alejhis-selam për largimin e gurëve në namaz (prej vendit të sexhdes)? E ai më tha:”(kape) Një (guri vetëm), e nëse nuk e bën këtë, kjo është më mirë për ty sesa (të kesh) njëqind deve, të gjitha këto me sy të zi“.

57.”Mos i heq (mos i largo guralecat) duke qenë në namaz, e nëse patjetër duhet të veprosh kështu, atëherë vetëm një (guralec) sa për ta drejtuar atë”.

58.”Nëse dikush prej juve është duke u falur, mos ta lë dikë që t’i kalojë përpara, dhe le ta shtyjë me dorë sa të mundet, e nëse ai refuzon, atëherë le ta godasë sepse ai është shejtan”.

59.”Ai (sal-lall-llahu alejhi ves-sel-lem ) qëndronte afër sutres, ashtu që ndërmjet tij dhe murit kishte (distancë) tre kutë dhe ndërmjet vendit të sexhdes dhe murit (kishte) hapësirë aq sa për të kaluar një dele”.

60.”Kur të falet ndokush drejt sutres, le t’i afrohet asaj që të mos e prish shejtani namazin e tij “.
_____________________________________________________________________________________________

Transmeton Ebu Said el Khudriu se ka thene: "Ishte i Derguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) qe nuk falte asgje perpara Bajramit, e kur kthehej ne shtepi falte dy rekat."

Transmeton Ibnu Maxheh, Ahmedi, Ibnu Khuzejmeh, Bejhakiu, Hakimi, Sujuti, dhe e ka bere sahih Hakimi dhe Dhehebiu. Ndersa e ka bere Hasen Ibnu Haxheri dhe Albani (Allahu i meshirofte).
 
 

_____________________________________________________________________________________________

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

1) "Ndërmjet besimtarit dhe shirkut (idhujtarisë) është lënia e namazit."(Transmeton Muslimi (82), nga Xhabiri radijAllahu anhu).

2) “Besëlidhja që ne na dallon nga jobesimtarët është namazi. Kush e lë atë, vetëm se ka mohuar.” (Transmeton Tirmidhiu, nr: 2621. Nesaiu, nr: 463. Ibën Maxheh, nr: 1079. Ahmedi në “Musnedin” e tij: 5/346, 355. Ndërsa Tirmidhiu ka thënë se ky hadith është hasenun sahih. E ka saktësuar Hakimi dhe Dhehebiu, ndërsa Albani ka thënë: “Ky hadith është ashtu si kanë thënë.” Shiko librin “el-Mishkat...”, 574, fusnota, 5).

3) “Kush e lë namazin duke qenë i vetëdijshëm për këtë, garancia, mbrojtja e Allahut është hequr nga ai.” (Transmeton Imam Ahmedi në “Musnedin” e tij nr: 6659. Shiko librin “Sahihut-Tergib vet-Terhib” të shejh Albanit, hadithi nr: 569 (Hasen ligajrihi).

4) “Kush e lë namazin e ikindisë me vetëdije për këtë, e gjithë puna e tij ka humbur.” (Transmeton Imam Ahmedi në “Musnedin” e tij nr: 23095. Shiko librin “Sahihut-Tergib vet-Terhib” të shejh Albanit, hadithi nr: 479 (Sahih).
 ________________________________________________________________________________


Hadithe të zgjedhura mbi namazin

(“Sahihut-Tergib vet-Terhib” të Albanit)


1.”Kush del nga xhamia pasiqë t’a ketë ndëgjuar ezanin e pastaj nuk kthehet më, ai është munafik,përveçse atij që ka dalë me nevojë “


2.”Kënd e ka zënë ezani në xhami e pastaj ka dal panevojë,dhe nuk kthehet më ,ai është munafik”


3.”Lutja në mes ezanit dhe ikameti nuk kthehet”.


4.”Kush ndërton një xhami të vogël apo të madhe ,Allahu ia ndërton atij një shtëpi në xhennet”.


4.”Kush ndërton një xhami dhe ai këtë nuk e bën për syfaqësi e as për famë ,Allahu ia ndërton atij një xhami në xhennet”.


5.Transmetohet nga Ebu Hurejrah :”se një grua e zezë ka qenë kujdestare për xhaminë ,befas ajo u zhduk nga sytë e Pejgamberit alejhis-selam,pas ca ditësh ai pyeti se çka ndodhi me të; i treguan atij se ajo ka vdekur ,e ai tha :sikur të më kishit treguar?Ai pastaj shkoi te varri i saj dhe ia fali asaj namazin (e xhenazes)”.


6.Nga Ajsha (radijallahu anha) transmetohet se thotë:”Na ka urdhëruar Pejgamberi alejhis-selam që t’i ndërtojmë xhamiat në mesin e njerëzve,dhe na ka urdhëruar që t’i mbajmë të pastërta dhe t’i parfymosim “.


7.Nga Xhabiri (radijallahu anhu) transmetohet se ka thënë:”(nje ditë prej diteve )Erdhi Pejgamberi alejhis-selam në xhaminë tonë, e në dorën e tij kishte një trëndafil, në kiblen (drejtimin e kibbles) e xhamisë ai vërejti gëlbazë ,iu afrua asaj,e largoi atë me lule, e pastaj tha :”Cili prej juve ka dëshirë që Allahu të largohet prej tij ?! Nëse ndonjëri prej juve ngritet që të falet , (le ta dijë se ) Allahu është para fëtyrës se tij, kështu që mos të pështyjë para fëtyrës së tij, e as në të djathtën e tij,por , le të pështyjë në të majtën e tij apo nën këmbën e tij të majtë ,e nëse i rrjedh atij befas diçka prej hundëve apo i del prej gojës,atëherë le të pështyjë në rrobën e tij kështu : e vendosi atë në gojën e tij e pastaj e fshiu…………..”.


8.” Kush pështyn në drejtim të kibles , në ditën e gjykimit ai vjen me pështymë në mes të syve “.


9.”Nëse e shihni dikë duke shitur apo blerë në xhami , thuani ( atij): Allahu mos të dhashtë fitim në tregtinë tënde, e nëse e shihni dikë duke kërkuar diçka që i ka humbur thuani : Allahu mos t’a kthefte atë ty “.


10.”Nëse dikush prej juve merr abdes pastaj del për në xhami ,atëherë mos t’i gërshetoj duart e tij sepse ai është (konsiderohet sikur te jetë ) në namaz”.


11.”Në kohët e fundit do të ketë njerëz të cilët xhamitë e tyre i marrin për vend-bisedimesh,e Allahu nuk ka nevojë nga ajo (biseda e tyre )”.


12.”Kush merr abdes dhe e përsos atë ,pastaj del duke pas për qëllim namazin ,ai konsiderohet në namaz derisa t’a ketë për qëllim namazin ,për njerin hap që e bën i shkruhet një e mirë ,kurse për hapin tjeter i fshihet një e keqe ,e nëse ndonjëri prej juve e ndëgjon ikametin mos të nxiton sepse më së shumti shpërblime ka për atë që shtëpia e tij është më larg “, I thane : e pse kështu O Ebu Hurejreh ? Tha : “Për shkak të hapave të shumtë “.


13.”Sa më larg xhamisë aq më shumë shpërblime “.


14.”Le të përgëzohen ata të cilët ecin në errësirë për në xhami me një dritë të plotë në ditën e kijametit “.


15.”Kush ecë në errësirën e natës për në xhami ,në ditën e kijametit e takon Allahun me një dritë “.


16.”Kush han nga kjo pemë ( d.m.th. hudhra ) mos t’i afrohet xhamisë sonë “


17.”Kush han qepë apo hudhër le të largohet prej neve ,apo le të largohet prej xhamisë sonë dhe le të rrijë në shtëpinë e tij “.


18.”Kush han qepë ,hudhër dhe kurrath mos t’i afrohet xhamisë sonë ,sepse melaiket mundohen prej asaj çka mundohen njerëzit”.


19.”Më së afërmi kur robi është me Zotin e tij është kur ai është në sexhde ; kështu që shpeshtoni lutjet”.


20.”Ndani diçka prej namazit tuja për shtepitë tuaja ,e mos i bëni ato varreza”
21.”Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu ,dhe i asaj në të cilën nuk përmendet Allahu ,është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”


22.”Transmetohet nga Abdullah ibn Sa’adi se ka thenë : e kam pyetur Pejgamberin alejhis-selam :cila është më e mirë ?Namazi në shtëpinë time ,apo namazi në xhami ?Ai tha :’A po e sheh se sa afër është shtepia ime me xhaminë ! Për mua është më e dashur të falem në shtëpi se sa të falem në xhami , përveqse nëse është namaz farz “.


23.”O ju njerez , faluni në shtëpitë tuaja ; sepse namazi i njeriut në shtëpinë e tij është më me vlerë , përveçse nëse është namaz farz”.


24.”Vlera e namazit të njeriut në shtëpinë e tij në krahasim me namazin e tij ku e shohin njerëzit (në xhami) është sikur vlera e farzit ndaj nafileve”.


25.”Namazi i njeriut në shtëpinë e tij është më i mirë se sa namazi i tij në xhaminë time ( të Pejgamberit) përveçse namazeve farze “.


26.”Saffi më i mirë i burrave është ai i pari ,kurse më i keqi është ai i fundit , kurse safi më i mirë i grave është ai i fundit ,kurse më i keqi është ai i pari”.



27.”Drejtoni safat e juaj, bashkoni (dhe drejtoni) në mes supeve tuaja,dhe nëse dikush ju thotë që të drejtoheni nënshtrohuni,dhe mbushni zbrastësirat ,sepse shejtani futet aty ku ka zbrastësirë, sikurse qengji (që futet tek nëna e tij)”.


28.”Me të vërtetë Allahu e lavdëron safin e parë dhe safet e tjera të para,kurse melaiket bin salavat mbi safin e parë dhe mbi të gjitha safet e para”.


29.”Transmetohet nga Bera’ ibn Azib se Pejgamberi alejhis-selam shkonte nga njëra anë e safit në tjetrën ,i drejtonte gjoksat e njerëzve dhe supet e tyre dhe thonte :”Mos u ndani e pastaj Allahu të ua ndajë zemrat, me të vërtetë Allahu i lavderon ( njerëzit ) e safit të parë kurse melaiket binë salavat mbi ta “.
30.”Drejtoni safat,sepse drejtimi i safave është pjesë e namazit “.


31.”Drejtoni (bashkohuni ,ngjituni : krahërori me krahëror,zogu i këmbës me zogun e këmbës ) safat ,dhe afrohuni në mes tij,drejtoni supet ,se pasha Atë në Dorën e të cilit është shpirti im ,Unë e shoh shejtanin se si hyn në zbrastësirat e safit( në mes dy personave) sikur të ishte qengj i vogel”.


32.”…..dhe kush e arrin(plotëson) safin (kur ka zbrastësirë) Allahu e arrin atë, e kush e këputë safin , Allahu e këputë atë”.


33.”Më i miri prej jush është ai i cili ( është i qetë në namaz,dhe ai i cili kur t’i afrohet dikush për t’a plotesuar safin nuk shtyhet me krah ,dhe ai i cili kur dikush t’a këshillon që t’a plotësoj safin ai nuk tregohet mendjemadh ) ; dhe nuk ka hap që bëhet shpërblim më të madh se sa hapi i njeriut që bën te ndonjë zbrastësirë ,e plotëson atë”.


34.” Kush e plotëson një zbrastësirë (të safit) Allahu e ngritë atë për një shkallë dhe ia ndërton atij një shtëpi në xhennet”.


35.”Nuk ua kan zili hebrejet juve në diçka më shumë se sa ua kanë zili në dhënjen e selamit dhe shqiptimin e aminit (pas imamit)”.


36.”Kur të thotë Imami: “ Gajril-Magdubi alejhim ve lad-Dal-lin”, ju thuani Amin , Allahu u përgjigjet (lutjeve tuaja)’”.


37.” A nuk keni frikë ndonjëri prej jush që kur e ngritni kokën para imamit që Allahu t’ ua shëndroj kokën tuaj në kokë gomari , apo fëtyrën e tij në fëtyrë gomari”.


38.” Mos të sigurohet ndonjëri prej jush kur t’a ngritë kokën e tij në namaz para Imamit që mos t’i shëndrohet koka e tij në koke qeni”.


39.”Nuk pranohet namazi i njeriut përderisa t’a drejtojë shpinen e tij në ruku’ dhe në sexhde “.


40.” Vjedhësi më i madh është ai që vjedh në namazin e tij “.I thanë : O i dërguar i Allahut ! Si e vjedh ai namazin e tij ? Ai tha :”nuk e plotëson rukun e tij dhe sexhden e tij ,dhe njeriu më koprac është ai i cili nuk jep selam”.


41. “O musliman ! Nuk ka namaz për atë që nuk e drejton shpindën e tij në ruku’ dhe në sexhde”.


42.” Allahu nuk shikon në namazin e atij robi që nuk e drejton shpindën e tij në ruku’ dhe në sexhde”.


43.”Transmetohet nga Ebu Abdullah el-Esha’riu se Pejgamberi alejhis-selam kishte parë një njeri duke mos e bërë rukun mirë ,dhe duke ra në sexhde ashtu siq sorra e han ushqimin e saj ,e ai ishte duke u falur (Pejgamberi ), kështu që pastaj tha :” sikur të kishte vdekur ky në këtë gjendje do të kishte vdekur jashtë fesë së Muhammedit”. E pastaj tha :”Shembulli i atij i cili nuk e plotëson rukun e tij ,dhe i atij që bie në sexhde sikur (sorra ) ,është sikur i urrituri i cili i han një apo dy hurme e ai me to nuk ngopet fare “.


44.” Me të vërtetë njeriu ka mundësi të falet gjashtëdhjetë vite e të mos i pranohet namazi, ndoshta rukun e bën mirë ,por sexhden nuk e bën mirë , apo sexhden e bën mirë ,por , rukun nuk e bën mirë “.


45.”Transmetohet nga Aliu radijall-llahu anhu se ka thenë : “Më ka ndaluar Pejgamberi alejhis-selam që të lexoj (Kur’an ) duke qenë në ruku’ “.


46.”Me të vërtetë njeriu largohet (nga namazi ) i tij e nuk i shkruhet më shumë se një e dhjeta e (shpërblimit) të namazit të tij,apo një e nënta, një e teta, një e shtata ,një e gjashta , një e pesta ,një e katërta ,një e treta , apo gjysma e saj “.


47.”Ndokush prej juve e fal namazin (me shperblim ) të plotë, e ndokush prej juve e fal (gjysmën e shpërbilmeve) ,ndokush një të treten ,një të katërtën , një të pestën ,derisa arritë te një e dhjeta”.


48.”Namazi është tri pjesë , abdesi është një e treta e saj,rukuja është një e treta tjetër, kurse sexhdeja është një e treta tjetër; kush e kryen atë (namazin) ashtu si duhet ( me keto tri pjesë) i pranohet atij , dhe pranohen prej tij veprat tjera , e kujt nuk i pranohet atij namazi ,atëherë nuk i pranohen edhe veprat tjera “.


49.”Gjëja e parë që ngritet prej këtij ymmeti është përkushtimi (në namaz) ,derisa që të mos shohësh asnjë përkushtues (në ymmet) “.


50.”Transmetohet nga një sahabij ku thotë :”E pashë Pejgamberin alejhis-selam duke u falur e në gjoksin e tij (ndëgjohej) një e dridhme sikur e dridhmja e dhëmbëve të mëdhenjë prej të qajturit “.


51.” Transmetohet nga Aliu radijallahu anhu se ka thenë :”Në ditën e Bedrit nuk ka pasë në mesin tonë asnjë persian përvqse Mikdadit, pata shikuar (natën) dhe të gjithë ishin duke fjetur ,përveçse Pejgamberit alejhis-selam i cili ishte nën një dru falej dhe qante derisa gdhiu “.


52.”Cka është halli i disave të cilët shiqojnë lartë në qiell në namazin e tyre ?! (e qortoi këtë vepër shumë sa që tha : ) ose do të ndaleni nga kjo (vepër ) ose Allahu do t’ua humb juve shiqimin “.


53.” Ose do të ndalen disa njerëz nga të shiquarit lart në qiell gjatë lutjes se tyre në namaz ,ose do t’u verbërohen sytë e tyre “.


54.” Transmetohet nga Aisheja radijallahu anha se e ka pyetur Pejgamberin alejhis-selam për shikimin-anash në namaz (dhe kthyerjen e kokës anëve) ,Ai tha :”Kjo është vjedhje që e vjedh shejtani prej namazit të robit”.


55.”Allahu vazhdon të jetë para robit në namazin e tij përderisa ky të mos kthehet (me kokë) , e nëse ky lëviz fëtyren (anash) ,atëherë Ai largohet nga ai”.


56.”Transmetohet nga Ebu Hurejrah radijallahu anhu se thotë :”Më porositi i Dashuri im (Pejgamberi ) alejhis-selam me tri gjëra dhe më ndaloi nga tri gjëra ,më ndaloi që të bie në sexhde (shpejt) ashtu siq e han xheli ushqimin e tij,dhe më ndaloi që të ulem në mes dy sexhdeve ashtu siq ulet qeni ,dhe më ndaloi që të kthehem ( me fëtyrë) ashtu siq kthehet dhelpëra”.


56.Transmetohet nga Xhabiri radijallahu anhu thotë:” E pyeta Pejgamberin alejhis-selam për largimin e gurëve në namaz (prej vendit të sexhdes) ? E ai më tha :”( kape ) Një (guri vetëm ) , e nëse nuk e bën këtë më mirë është për ty se sa ( të kesh ) njëqind deve ,të gjitha këto me sy të zi “.


57.” Mos i hjek (largo guralecat) e ti duke qenë në namaz, e nëse e ke patjetër me veprue kështu ,atëherë vetëm një (guralec) ,vetëm sa për ta drejtuar atë”.


58.”Nëse dikush prej juve është duke u falur , mos t’a len dikë që t’i kaloj përpara, dhe le t’a shtyjë me dore sa të mundet , e nëse ai refuzon atëherë le t’a godet sepse ai është shejtan”.


59.”Ai (sal-lall-llahu alejhi ves-sel-lem ) qëndronte afër sutres ,ashtu që ndërmjet tij dhe murit kishte (distancë) tre kutë dhe ndërmjet vendit të sexhdes dhe murit (kishte) hapësirë ,aq sa për të kaluar një dele”.


60.”Kur të falet ndonjëri drejt sutres .le t’i afrohet asaj, që të mos e prish shejtani namazin e tij “.


Vërejtje: Të gjitha këto hadithe janë të marrura nga libri “Et-Tergibu vet-Terhibu” të Mundhiriut ,libër, verifikues i të cilës është Imam Albani –Allahu i mëshiroftë që të dy.

Hadithet i zgjodhi dhe i përktheu
Zejd Haziri ,30/06/03
Gjilan ,Kosovë.
____________________________________________________________________________________________

 Transmetohet qe eshte thene te luftohet kunder atyre qe nuk e falin Namazin te cilin e transmeton Ummu Seleme nga i Derguari (Sal-lAllahu Alejhi Ue Selam) ''Do te sundoje mbi ju nje prijes prej te cileve do te shikoni edhe te keqija edhe te mira,...dhe kush ua mohon te keqen, eshte i arsyetuar: kush do ti urreje veprimet e tyre eshte i shpetuar,por kane deshtuar ata te cilet do te kenaqen me kete dhe qe do ti pasojne! I thane;'O i Derguari i Allahut!Valle te mos luftojme kunder tyre? ''I Derguari u pergjigj:'' Jo perderisa te shikoni se e kryejne namazin! Tr: Muslimi - 2854

Argument per kete hadith edhe nje tjeter te cilin e transmeton Ebu Seid el-Hudriu, ndersa ne te cilin thuhet qe Halid Iben Uelidi kishte kerkuar nga i Derguari i Allahut (Sal-lAllahu Alejhi Ue Selam) leje qe ta vriste nje njeri kurse i Derguari kishte thene: ''Jo ndodhe qe e ka kryer namazin! ''Halidi ia ktheu: ''Sa fales tregojne me gjuhe ate qe nuk e kane ne zemer!? '' I Derguari (Sal-lAll-llahu Alejhi Ue Sele) u pergjigj: ''Mua nuk me eshte urdheruar qe ti hulumtoj zemrat e njrerzve as tua hap barkun!'' Tr: Buhariu 8-67 / Muslimi 1064 dhe 144

Marre nga libri: ''Enciklopedia e Dijenise dhe e Urtesise''

Autor: Iben Rexhep el-Hambeli

_________________________________________________________________________________

Vlera e namazeve dhe vlera e namazit me xhemat
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=0zOaRitTdbI
___________________________________________________________________________________