لَا صَلَاةَ لِمَنْ لَا وُضُوءَ لَهُ وَلَا وُضُوءَ لِمَنْ لَمْ يَذْكُرْ اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهِ
Nuk ka namaz ai i cili nuk ka abdes dhe nuk ka abdes ai që nuk e kujton emrin Allahut para abdesit.
Tran: Imam Ahmedi 2/418 nr 9408. Imam Ebu Daudi 1/25 nr 101. Imam Ibn Maxhe 1/140 nr 399. Imam Hakim 1/245 nr 518 dhe ka thënë: Senedi është i saktë. Imam Darakutni 1/79. Imam Bejhaki 1/41 nr 183 dhe e ka saktësuar Imam Albani në Sahihul Xhami`i nr 7514 (Allahu i mëshiroftë!).
Kercenimi
ndaj atyre qe e kryejn nevojen ne rruge dhe ne hije,aty ku pushojn
njerezit dhe dispozitat e tjera lidhur me berjen e nevojes
Bismilah
Bismilah
Ebu Hurejra radijallahu anhu transmeton se i Derguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thene:"Ruajuni qe te mos jeni njeri nga dy te mallkuarit!" Kane pyetur: "Kush jane ata,o i derguari i Allahut?" Eshte pergjigjur:"Ata qe bejne nevojen neper udhet ku ecin njerezit ose ne hijet ku pushojne ata".
E shenon Muslimi.
Marre nga libri: "Et tergibu uet-terhib Inkurajimi dhe Kercenimi" i autorit El-Hafidh El-Mundhiri / faqe 41
Buhariu (162), Muslimi (278)
Transmetohet nga Abdullah Iben Amer iben el Asi, si dhe nga Ebu Hurejra dhe Aisha (Allahu qofte i kenaqur prej tyre) se ka thene: I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te) ka thene:" Mjere per thembrat e kembeve nga zjarri (i xhehenemit)!"
Buhariu (163, 165), Muslimi (241, 242)
Papastërtit (Nexhaset)
Pastrimi i lëkurës së një kafshe të ngordhur
Regjja e pastron lëkurën dhe qimet e një kafshe të ngordhur. Kjo gjë bazohet në hadithin e Ibën Abasit, në të cilin Profeti (a.s.) ka thënë:
“Nëse lëkura e kafshës regjet, atëherë ajo pastrohet”.[1]E transmetojnë dy shejhat (Buhariu dhe Muslimi).
Pastrimi i pasqyrave dhe objekteve të tjera të ngjashme me to
Pasqyrat, thikat, shpatat, thonjtë, kockat, xhamat, vazot si dhe sipërfaqet e tjera të lëmuara, pastrohen thjesht duke i fshirë ato si dhe duke larguar ndonjë papastërti që mund të mbetet pas fshirjes. Sahabët faleshin ndërkohë që i kishin shpatat e tyre të ndotura me gjak dhe për t’i pastruar, thjesht vetëm i fshinin ato.
Pastrimi i këpucëve
Këpucët mund të pastrohen duke i fërkuar ato me tokën, derisa pjesa e mbetur e papastërtisë të hiqet.
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju ka shkelur mbi një papastërti, atëherë dheu është pastrues për këpucët tuaja”.[2] E transmeton Ebu Daudi.
Në një transmetim tjetër thuhet: “Nëse ndonjëri prej jush shkel në ndonjë papastërti, ndërkohë që i ka këpucët veshur, dheu do t’i pastrojë ato”.[3] E transmeton Ebu Daudi.
Ebu Seid transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur një njeri vjen në xhami, le të shikojë këpucët e tij. Nëse gjen ndonjë papastërti, atëherë ai duhet t’i fshijë duke i fërkuar me tokën dhe pastaj të falet me to”.[4] E transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Meqë këpucët janë në kontakt të vazhdueshëm me papastërtitë, atëherë është e mjaftueshme vetëm fërkimi i tyre pas tokës. Kjo është e ngjashme me rastin e vendit të kryerjes së nevojave personale, ku njeriu shkon disa herë dhe mund të ndotet me papastërti.
Hollësi të nevojshme për të cilat kemi nevojë shpesh
Litari i vendosur për terjen e rrobave mund të përdoret edhe nëse në të janë tharë rroba të papastra, pasi që atë ta ketë tharë dielli apo era.
Nëse diçka e lëngshme bie mbi një njeri dhe ai nuk e ka të mundur ta dijë nëse një lëng i tillë është ujë apo urinë, atëherë ai nuk është i detyruar të pyesë në lidhje me të. Nëse pyet, ai që pyetet nuk duhet t’i përgjigjet atij, edhe nëse e di që lëngu është i papastër. Në këtë rast ai njeri, të cilit i ka rënë ky lëng, nuk është i detyruar që t’i lajë rrobat e tij.
Nëse dikush gjen një gjë të lagësht në këmbën apo në skajin e rrobave të tij gjatë natës dhe nuk e di se ç’mund të jetë, atëherë nuk duhet t’i marrë erë për të marrë vesh se çfarë është.
Transmetohet se njëherë Umeri kaloi afër një ulluku (dhe u lag). Shoku i tij e pyeti të zotin e atij ulluku nëse uji në të ishte i pastër apo jo. Umeri i tha pronarit të mos i përgjigjej pyetjes dhe vazhdoi rrugën.
Rrobat që janë të ndotura me baltë rruge nuk është nevoja që të lahen. Kumejl ibën Zijadi ka thënë: “Unë e pashë Aliun duke kaluar nëpër baltë shiu dhe pastaj ai hyri në xhami dhe u fal, pa i larë këmbët e tij”.
Nëse dikush e mbaron namazin dhe sheh papastërti në rrobat e në trupin e tij, gjë të cilën nuk e ka vënë re përpara, ose i ka parë por ka harruar (ose nuk ka qenë në gjendje t’i pastrojë ato), atëherë namazi i tij është i vlefshëm dhe nuk është e nevojshme që ta përsërisë atë. Ky përfundim bazohet në thënien e Allahut:
وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُمْ بِهِ
“... dhe nuk ka gjynah për ju në gabimet që i bëni padashje...” (El Ahzabë, 5)
Shumë prej sahabëve dhe gjeneratave pas tyre e kanë dhënë një gjykim të tillë në lidhje me këtë çështje.
Nëse një njeri nuk mund ta përcaktojë se cila pjesë e rrobave të tij është e papastër, atëherë ai duhet t’i lajë plotësisht ato. Kjo bazohet në parimin: “Nëse një obligim nuk mund të kryhet pa u përmbushur një veprim tjetër i lidhur me të, atëherë ky i fundit bëhet gjithashtu i detyrueshëm”.
Nëse dikush i përzien rrobat e pastra me ato të papastra (dhe i ngatërron ato), atëherë ai duhet të zgjedhë njërën palë nga rrobat (ato që i duken atij më të pastra) dhe të falet një herë me to. Kjo është e ngjashme me çështjen e drejtimit të saktë të kiblës. Nuk ka rëndësi nëse rrobat e pastra ishin më shumë apo më pak se të tjerat.
[1] Muslimi 810, Ebu Daudi 4123, Tirmidhiu 1728, Nesai 4252, Ibën Maxheh 3609, Bejhakiu 1/20. Ndërsa Buhariu nuk e ka nxjerrë këtë hadith. “Tamamul Mineh” 50.
[2] Hadith Sahih. “El Mishkat” 503, “Sahihul Xhami” 835. E ka nxjerrë Ebu Daudi 385, Bejhakiu 2/430.
[3] Hadith Sahih. Ebu Daudi 386.
[4] Hadith Hasen. “El Irva” 284. E ka nxjerrë Ebu Daudi 650, Ahmedi 3/20,92, Bejhakiu 2/402,431, El hakim 1/260.

Të pastruarit pas jashtëqitjes
Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se kur i Dërguari i Allahut(Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hynte në v.c, thoshte: "Allahume inni eudhu bike minel hubuthi uel habaithi" – O Zot! Unë të kërkoj mbrojtje prej të ligëve dhe të ligave!"[1] – Ai i kërkoi mbrojtje Allahut prej djajve meshkuj e femra.
Transmetohet nga Ebu Ejub el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur të shkoni në vendin e kryerjes së nevojave personale, mos u ktheni nga Kibla gjatë kryerjes së nevojës së trashë apo të hollë, dhe as mos i ktheni shpinën asaj, por kthehuni nga lindja apo nga perëndimi."[2]
Transmetohet nga Abdullah ibën Umer ibën el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se ka thënë: "Një ditë u ngjita mbi shtëpinë e Hafsës dhe pashë të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke kryer nevojat personale i kthyer nga Shami dhe me shpinë nga Qabja."
Në një transmetim tjetër thotë: "I kthyer nga Shtëpia e Shenjtë e Kudsit."[3]
Transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ai ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hynte në v.c, ndërsa unë dhe një djalosh tjetër mbartnim një enë ujë dhe një shkop në dorë, e ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!)pastrohej me ujë (pas jashtëqitjes)."[4]
Transmetohet nga Ebu Katade – el Harith ibën Ribij – el Ensari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Askush prej jush të mos e prekë organin e tij (gjenital) me dorën e djathtë gjatë urinimit, dhe as të mos pastrohet me dorën e djathtë pas jashtëqitjes, as të mos marrë frymë në enë (kur pi ujë)."[5]
Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kaloi pranë dy varreve dhe tha: Këta të dy janë duke u dënuar tani, dhe jo për ndonjë gjë të madhe; njëri prej tyre nuk ruhej nga urina e tij, ndërsa tjetri ecte lartë e poshtë me thashetheme. – Pastaj mori një degë palme, e ndau më dysh dhe nguli nga një pjesë mbi çdo varr. – Njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! Përse e bëre këtë? – Se ndoshta u lehtësohet atyre dënimi deri sa këto të thahen."[6]
[1] E transmeton Buhariu (142), Muslimi (375), Ahmedi, etj.
[2] E transmeton Buhariu (394), Muslimi (264), Ebu Daudi (9), etj.
Tërheqim vëmendjen këtu se qëllimi është që të mos kthehesh nga Kibla dhe as t'i kthesh shpinën asaj kur kryen nevojat personale, ndërsa përmendja e lindjes dhe perëndimit në hadith ka lidhje me Medinen, e cila e kishte drejtimin e Kiblës në jug, ndërsa ai që e ka drejtimin e Kiblës në lindje apo perëndim, duhet të kthehet nga jugu apo veriu. (Sh.P).
[3] E transmeton Buhariu (148), Muslimi (266), Tirmidhiu (11), etj.
[4] E transmeton Buhariu (150), Muslimi (271), Ebu Daudi (43) dhe Nesai (1/42,43).
[5] E transmeton Buhariu (153), Muslimi (267), Ebu Daudi (31), Tirmidhiu (15), etj.
[6] E transmeton Buhariu (216), Muslimi (292), Ebu Daudi (20), Ibën Maxheh (247), etj.
Transmetohet nga Ebu Hurejra ( radij Allahu anhu) se i Derguari i Allahut (salaAllahu alejhi ve selem) ka thene:" Allahu
nuk e pranon namazin e askujt prej jush, pas hadethit (jashtqitjes dhe
cdo gjeje qe prish abdesin), vecse pasi ai te marre abdes.
Transmeton Buhari (2954), Muslimi (225)
Transmeton Buhari (2954), Muslimi (225)