لَا تَزُولُ قَدَمَا عَبْدٍ يَوْمَ
الْقِيَامَةِ حَتَّى يُسْأَلَ عَنْ عُمُرِهِ فِيمَ أَفْنَاهُ وَعَنْ
عِلْمِهِ فِيمَ فَعَلَ وَعَنْ مَالِهِ مِنْ أَيْنَ اكْتَسَبَهُ وَفِيمَ
أَنْفَقَهُ وَعَنْ جِسْمِهِ فِيمَ أَبْلَاهُ
Nuk do të lëvizin/hecin këmbët e robit në ditën e Kijametit derisa të pyetet për jetën e tij ku e kaloi, për dijen e tij si veproi/punoi me të, për pasurinë e tij se si e fitoj dhe ku e shpenzoi atë dhe për trupin e tij se si e shfrytëzoj.
Tran: Imam Tirmidhiu nr 2416-2417 4/529. Imam Darimi nr 537 1/144. Imam Ibn Ebi Shejbe nr 34694 7/125 (Allahu i mëshiroftë!). E ka saktësuar hadithin Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në Sahih Suneni Et-Tirmidhi 2416-2417 4/529 dhe në Silsiletu Ehadithis Sahihati nr 946 2/629 dhe në Sahihul Xhami`i nr 7300 dhe në Sahihut Tergibi uet Terhib nr 126-127.
___________________________________________________________
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
"Kush e beson Allahun dhe ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë, dhe kush beson në Allahun dhe ditën e Fundit, le ta nderojë fqiun e tij dhe kush beson në Allahun dhe ditën e Fundit, le ta nderojë musafirin e tij."
(Buhariu dhe Muslimi)
__________________________________________
Feja është këshillë
Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ed-Darijje, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Feja është këshillë." Thamë: "Për kë (o i Dërguari i Zotit)?" Tha: "Për All-llahun, Librin e Tij, të dërguarin e Tij, për imamët (krerët) e muslimanëve dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre."
(Muslimi)
_____________________________________________
Nga Enesi radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Nga shenjat e kijametit është: Ngritja e dituris, prezenca injorancës, pirja e alkoolit dhe shfaqja e zinas-imoralitetit.”
Transmeton Buhariu (80).
___________________________________________________________“Nga shenjat e kijametit është: Ngritja e dituris, prezenca injorancës, pirja e alkoolit dhe shfaqja e zinas-imoralitetit.”
Transmeton Buhariu (80).
CILA ËSHTË KRIJESA E PARË?!
Nga dijetari i Islamit Muhamed Nasirudin Albani
Transmetohet nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma, e ky nga Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem se ka thënë: “Vërtetë, gjëja e parë që ka krijuar Allahu i lartësuar është pena të cilën e urdhëroi që të shënoj çdo gjë që do të ekzistojë”
Hadith i saktë shiko “Es Sahiha” nr 133
Nga dobitë e hadithit
Nga hadithi ka sinjalizim për kritikë rrefuzimi ndaj asaj që ju është transmetuar njerëzve derisa kjo ju është bërë atyre besim i fuqishëm në zemrat e shumicës prej tyre. Ky besim është se drita muhammedije është gjëja e parë që ka krijuar Allahu, qoftë i lartësuar Ai . Për këtë bindje nuk ka bazë prej të vërtetës, ndërsa hadithi i transmetuar nga Abdurrezaku nuk është i njohur senedi i tij, e ne ndoshta do të veçojmë për të hulumtim në librin El Ehadithud Daifeh nëse do Allahu i lartësuar.
Gjithashtu ky hadith është kritikë refuzimi për ata që thonë se Arshi është krijesa e parë. Për këtë nuk ka tekst shpallje nga i Derguari i Allahut, salAllahu alejhi ve alihi ve selem, por këtë e thotë personi i cili është argumentuar duke nxjerrë përfundime nga mundi i tij intelektualo akademik (ixhdihadi) sikur Ibën Tejmijeh dhe të tjerë përveq tij. Pasimi i hadithit – dhe në kuptimin e tij ka hadithe të tjera – është më parësor ngase është tekst argumentues në këtë çështje dhe nuk ka vend për ixhtihad kur prezantohet argumenti ashtu siç është i njohur ky rregull. Andaj, komenti i tij, se pena është krijes pas Arshit është i kotë, ngase mund t’i pranohet si e vertet, si ky komentim, sikur të ekzistonte diku në mënyrë kategorike tekste shpallje që thotë se Arshi është krijesa e parë, para gjithave, e prej tyre edhe para penës. Mirëpo si shembulli i këtij teksti hyjnorë nuk ekziston andaj nuk lejohet ky komentim.
Po ashtu, ky hadithë rrefuzon mendimet e atyre që thonë se për ndodhitë nuk ka fillim dhe se nuk ka krijesë veçse asaj i ka paraprirë një krijesë para saj dhe kështu duke shfaqur se nuk ka fillim për të (ndodhit). Me këtë bindje nuk mund të thuhet: Kjo është krijesa e parë. Hadithi e kotëson këtë mendim dhe e potencon se pena është krijesa e parë dhe se nuk ka në mënyrë kategorike para penës asnjë krijesë.
Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e ka zgjatur sqarimin në kritiken dhe rrefuzimin ndaj filozofëve duke u munduar për të pohuar dhe përforcuar mendimin se për ndodhitë nuk ka fillim. Në këto sqarime ka sjellur gjëra që konfuzisin me to mendjet dhe që nuk e pranojn shumica e zemrave derisa e kanë akuzuar armiqet e tij, se ai mendon se krijesatë janë të hershme, nuk ka fillim për to, edhe pse ai thotë qartë se nuk ka krijes veçse atë e paraprinë mosekzistenca. Megjithate ai deklaronë iden e zingjirizmit të ndodhive (teselsulil Havadithë) deri në pafillimshmërin e saj. Ashtu siç thotë ai dhe të tjerë duke pohuar zingjirizmin e ndodhive deri në pafundshmërin e saj. Ky mendim prej tij (se ndodhite nuk kan fillim) nuk eshte i pranuar, madje i rrefuzuar me këtë hadithë. E sa kemi dëshiruar që të mos veprojë kështu Ibën Tejmijeh, ngase mendimi i tij i ngjason mendimeve filozofike dhe ilmul kelamit e që e kemi mësuar prej tij paralajmerimin dhe largimin prej tyre, mirëpo të vërtetën e ka thënë Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, kur ka thënë: Nuk ka asnjë prej neve që nuk i rrefuzohet e që nuk i pranohet (fjala –veprimi) përveç pronarit të këtij varri, salAllahu alejhi ve selem”
Perktheu: Adem Avdiu
Burimi: CILA ËSHTË KRIJESA E PARË?! | imamalbani
_________________________________________________________Nga hadithi ka sinjalizim për kritikë rrefuzimi ndaj asaj që ju është transmetuar njerëzve derisa kjo ju është bërë atyre besim i fuqishëm në zemrat e shumicës prej tyre. Ky besim është se drita muhammedije është gjëja e parë që ka krijuar Allahu, qoftë i lartësuar Ai . Për këtë bindje nuk ka bazë prej të vërtetës, ndërsa hadithi i transmetuar nga Abdurrezaku nuk është i njohur senedi i tij, e ne ndoshta do të veçojmë për të hulumtim në librin El Ehadithud Daifeh nëse do Allahu i lartësuar.
Gjithashtu ky hadith është kritikë refuzimi për ata që thonë se Arshi është krijesa e parë. Për këtë nuk ka tekst shpallje nga i Derguari i Allahut, salAllahu alejhi ve alihi ve selem, por këtë e thotë personi i cili është argumentuar duke nxjerrë përfundime nga mundi i tij intelektualo akademik (ixhdihadi) sikur Ibën Tejmijeh dhe të tjerë përveq tij. Pasimi i hadithit – dhe në kuptimin e tij ka hadithe të tjera – është më parësor ngase është tekst argumentues në këtë çështje dhe nuk ka vend për ixhtihad kur prezantohet argumenti ashtu siç është i njohur ky rregull. Andaj, komenti i tij, se pena është krijes pas Arshit është i kotë, ngase mund t’i pranohet si e vertet, si ky komentim, sikur të ekzistonte diku në mënyrë kategorike tekste shpallje që thotë se Arshi është krijesa e parë, para gjithave, e prej tyre edhe para penës. Mirëpo si shembulli i këtij teksti hyjnorë nuk ekziston andaj nuk lejohet ky komentim.
Po ashtu, ky hadithë rrefuzon mendimet e atyre që thonë se për ndodhitë nuk ka fillim dhe se nuk ka krijesë veçse asaj i ka paraprirë një krijesë para saj dhe kështu duke shfaqur se nuk ka fillim për të (ndodhit). Me këtë bindje nuk mund të thuhet: Kjo është krijesa e parë. Hadithi e kotëson këtë mendim dhe e potencon se pena është krijesa e parë dhe se nuk ka në mënyrë kategorike para penës asnjë krijesë.
Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e ka zgjatur sqarimin në kritiken dhe rrefuzimin ndaj filozofëve duke u munduar për të pohuar dhe përforcuar mendimin se për ndodhitë nuk ka fillim. Në këto sqarime ka sjellur gjëra që konfuzisin me to mendjet dhe që nuk e pranojn shumica e zemrave derisa e kanë akuzuar armiqet e tij, se ai mendon se krijesatë janë të hershme, nuk ka fillim për to, edhe pse ai thotë qartë se nuk ka krijes veçse atë e paraprinë mosekzistenca. Megjithate ai deklaronë iden e zingjirizmit të ndodhive (teselsulil Havadithë) deri në pafillimshmërin e saj. Ashtu siç thotë ai dhe të tjerë duke pohuar zingjirizmin e ndodhive deri në pafundshmërin e saj. Ky mendim prej tij (se ndodhite nuk kan fillim) nuk eshte i pranuar, madje i rrefuzuar me këtë hadithë. E sa kemi dëshiruar që të mos veprojë kështu Ibën Tejmijeh, ngase mendimi i tij i ngjason mendimeve filozofike dhe ilmul kelamit e që e kemi mësuar prej tij paralajmerimin dhe largimin prej tyre, mirëpo të vërtetën e ka thënë Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, kur ka thënë: Nuk ka asnjë prej neve që nuk i rrefuzohet e që nuk i pranohet (fjala –veprimi) përveç pronarit të këtij varri, salAllahu alejhi ve selem”
Perktheu: Adem Avdiu
Burimi: CILA ËSHTË KRIJESA E PARË?! | imamalbani
Allahu nuk i bën padrejtësi askujt
I Dërguari i Allahut (sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Allahu i Madhëruar do e marrë në pyetje një njeri prej popullit tim para gjithë njerëzve.
Para tij do paraqiten nëntëdhjetë e nëntë libra dhe secili prej tyre është aq i madh sa arrin shikimi i tij.
Më pas Allahu i Madhëruar thotë: "A mendon se të kanë bërë padrejtësi engjëjt që shkruanin veprat e tua?
Njeriu përgjigjet: Jo, o Zoti im.
Allahu i thotë: A ke ndonjë arsyetim?
Thotë: Jo, o Zoti im.
Atëherë Allahu i thotë: Ti posedon tek Ne një të mirë dhe kurrsesi nuk do të bëhet padrejtësi. Në këtë moment do t'i tregojë një fletë ku shkruhet: Eshhedu en la ilahe ila Allah ue eshhedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu.
I thuhet: Sille peshoren tënde!
Njeriu thotë: O Zoti im, çfarë është kjo letër në krahasim me këta libra?!
Allahu thotë: Ty nuk do të bëhet padrejtësi. Pastaj vendoset letra në një anë të peshores dhe librat në anën tjetër dhe papritur letra e ngren lart krahun e librave.”[1]
[1] Transmeton El Hakimi, i cili ka thënë se hadithi është autentik. Shih “Silsiletu es Sahihah” të imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!) me nr. 135
_______________________________________________
Pejgamberi (sal'Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Nuk do të hyni në Xhehnnet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin, a t'ju tregoj për diçka nëse e bëni atë do ta doni njëri-tjetrin, përhapeni selamin mes jush.”
(Muslimi; 54)
_____________________________________________________
Aliu R.a trasmeton:"Ekam degjuar kur Pejgameri i Allahut ka thene:
-Kini kujdes,do te bini ne situate te veshtire!-I thashe:
-Ku eshte rrugedalja,o Pejgamer i Allahut?-Ai u pergjigj:-Dispozitat e All-llahut,Kur'ani.Ne te jane lejmet per ate qe ka ndoshur para jush,per ate qe do te vije pas jush,dhe ligji per ju.Kur'ani,kjo eshte fjale vendimetare,dallues i se vertetes nga e paverteta,dhe nuk eshte burleske.Kush e bragtis nga kryelartesia dhe menjde madhesia,Allahu ate do ta shkaterroj,e kush e kerkon udhezimin jashte Kur'ranit,Allahu te tillin do ta lere te humbur.Kur'ani eshte litar i fuqishem i Allahut.Ai eshte verejtje e urte.Ai eshte rruga e drejte,Nuk shpie ne epshe.Ndersa fjalet per te,nuk mund te permbysin,dhe as qe kane fund mrekullite e tij.
Kush flet me Kur'an,e flet te verteten.Kush punon sipas tij,do te jete i shperblyer.Kush gjykon sipas tij,gjykon drejt.
Kush therret per te besuar,ai eshte i udhezuar ne rrugen drejt.
(Trasmeton Tirmidhiu)
_____________________________________________________________-Kini kujdes,do te bini ne situate te veshtire!-I thashe:
-Ku eshte rrugedalja,o Pejgamer i Allahut?-Ai u pergjigj:-Dispozitat e All-llahut,Kur'ani.Ne te jane lejmet per ate qe ka ndoshur para jush,per ate qe do te vije pas jush,dhe ligji per ju.Kur'ani,kjo eshte fjale vendimetare,dallues i se vertetes nga e paverteta,dhe nuk eshte burleske.Kush e bragtis nga kryelartesia dhe menjde madhesia,Allahu ate do ta shkaterroj,e kush e kerkon udhezimin jashte Kur'ranit,Allahu te tillin do ta lere te humbur.Kur'ani eshte litar i fuqishem i Allahut.Ai eshte verejtje e urte.Ai eshte rruga e drejte,Nuk shpie ne epshe.Ndersa fjalet per te,nuk mund te permbysin,dhe as qe kane fund mrekullite e tij.
Kush flet me Kur'an,e flet te verteten.Kush punon sipas tij,do te jete i shperblyer.Kush gjykon sipas tij,gjykon drejt.
Kush therret per te besuar,ai eshte i udhezuar ne rrugen drejt.
(Trasmeton Tirmidhiu)
Ka thënë Abdullah Ibn Mes`udi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij):
Njihi njerëzit nga shokët e tyre. Muslimani ndjek Muslimanin dhe i prishuri ndjek të prishurin.
Ibn Batta në El Ibanetul Kubra. 2/477.
___________________________________________________________
Nga Ebu Hurejra, Allahu qofte i kenaqur me te, transmetohet se ka thene:
" Me mori i Derguari i Allahu per dore dhe tha: "Allahu e krijoi dheun diten e shtune, nga dheu krijoi kodrat diten e diel, krijoi pemet diten e hene, te urryeren e krijoi te marten, driten e krijoi te merkuren, diten e enjte i krijoi gjallesat, ndersa Ademin e krijoi ne oren e fundit te dites se xhuma, mes ikindise dhe akshamit."
Muslimi (4\2149)
_______________________________________________________________________________
Ka thene Muhadithi i shekullit tone El-Albani rahimehullah:
"Asnjeher nuk e marre nje mendim, derisa te lexoj cka kane thene te gjithe dijetaret dhe pastaj zgjedhi mendimin e sakte"
___________________
Ibnul Mubarek:“Njeriu asnjëher nuk do të bëhet fisnik me çfarëdo njohuri nëse dituria e tillë nuk zbukurohet me sjellje të bukur.” (Adab Shar'iyyah 4/208)
___________________
Shpjegimi i hadithit: “O Allahu im, unë kërkoj prej teje udhëzimin..."Imam Abdurrahman Es Seadi
Nga Ebu el Ahuas e ky nga Abdullahu transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i lutej Allahut duke thënë: “O Allahu im, unë kërkoj prej teje udhëzimin, devotshmërinë, vetëpërmbajtjen dhe pasurinë!”[1]
Imam Abdurrahman Es Seadi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Në këtë lutje profetike janë përmbledhur të gjitha mirësitë. Udhëzimi është dituria e dobishme, ndërsa devotshmëria përfshin punët e mira dhe largimin nga të ndaluarat. Vetëm në këtë mënyrë plotësohet feja e njeriut, duke shtuar edhe pastërtinë e zemrës dhe qetësinë e saj e cila arrihet me dëlirësi dhe vetëkënaqësi, pa synuar atë që kanë njerëzit. Njeriu duhet të jetë i pasur me Zotin e tij, pasi ai i cili vetëmjaftohet me Allahun, kurrë s’ka për të qenë i varfër. Madje ai është i pasuri i vërtetë, edhe nëse të ardhurat e tij janë të pakta, pasi pasuria nuk është malli dhe paraja, por pasuria e vërtetë është lumturia e zemrës. Me vetëpërmbajtje dhe vetëkënaqësi njeriu arrin të jetojë një jetë të lumtur, i qetë në jetën e kësaj bote dhe i kënaqur me atë që i ka dhënë Allahu.”[2]
[1] E transmeton Muslimi 2721, Et Tirmidhi me nr. 3489, El Begavi në "Sherhu es sunneh", Vëll. V, f. 174 me nr. 1373, Et Taberani në “El Eusat” me nr. 5882 me fjalën “dëlirësi” në vend të “vetëpërmbajtje”, Vëll. VI, f. 195, Ahmedi 3691 dhe Et Taberani në “El Kebir”, Vëll. X, f. 103 me nr. 10096.
[2] “Behxhetu kulubi el ebrar ue kurratu ujuni el ehjar” f. 105.
___________________________________________________________
Një mënyrë e thjeshtë për të qëndruar larg Xhehenemit
Përktheu: Avni Xhemajli ( Ebu Ensarij)
Përktheu: Avni Xhemajli ( Ebu Ensarij)
Enes ibn Maliku ( Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem ka thënë: “Kushdo që Allahut ia kërkon Xhenetin tri herë, Xheneti thotë:” O Allah fute në Xhenet. Kushdo që i kërkon Allahut ta mbroj nga zjarri i Xhehenemit tri herë, Xhehenemi thotë: O Allah ruaje nga zjarri i Xhehenemit”
Transmeton Trimidhiu ( 2572) dhe të tjerët. Shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë) e klasifikon këtë hadith në gradën e haditheve sahih në Sahihun e Trimidhiut.
Dobitë e kësaj çështjeje:
Shejh el Hafidh el Mubarkfuri ( 1353 H) Allahu e mëshiroftë) përmendi disa informacione të çmuara rreth këtij hadithi. Ai shkroi:
“Kushdo që Allahut ia kërkon Xhenetin...” Kjo mund të thuhet me këto fjalë: “O Allah, të kërkoj Xhenetin” ose “O Allah, më fut në Xhenet” tre herë... Kjo do të thotë se lutësi e përsëritë kërkesën apo lutjen e tij brenda një kohe. Të thënët e lutjes tre herë është kërkesë e ndershme.
Ky rregull i lutjes është transmetuar në mënyrë autentike në Sunet.
“Xheneti thotë: “Kjo është një lutje ose me gjuhën e tij. Allahu është në gjendje që ti bëjë edhe gjerat të cilat nuk flasin apo të pashpirt të flasin.
“O Allah, fute në Xhenet...” Bëje të mundur që ai të hyjë në Xhenet në fillim ose me ata që hyjnë më vonë.
“Kushdo që kërkon Allahut ta mbrojë....” Kjo i referohet personit i cili kërkon mbrojtje nga zjarri.
“nga zjarri...” Kjo mund të thuhet me këto fjalë: “ O Allah, më ruaj nga zjarri i Xhehenemit.”
“Xhehenemi thotë...” Kjo do të thotë se Xhehenemi thotë: “Ruaje dhe shpëtoje atë”
“nga zjarri...” Këto fjalë i referohen Xhehenemit i cili lut Allahun që ta shpëtojë nga Zjarri i xhehenemit apo nga banimi i përhershëm në të.
Marrë nga: Tuhfatul Ahwathi bi Sharhii Xhemi et-Trimidhi”
___________________________________________________________
Hadithi "Nuk do të hyj në xhenet..." nga shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!)
Nga Abdullah bin Amër (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk do të hyj në xhenet biri i zinasë, as ai i cili vazhdimisht u përkujton të mirat që u ka bërë të tjerëve, as ai që nuk i respekton prindërit dhe as konsumuesi i rregullt i alkoolit."[1]
Komentimi:
Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Fjala e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Nuk do të hyj në xhenet biri i zinasë" nuk duhet kuptuar ashtu siç mund të bjerë ndërmend në pamje të parë, por qëllimi në këtë hadith me fjalën “biri i zinasë” është për atë person në lidhje me të cilin është verifikuar imoraliteti, sa që ky krim i shëmtuar është bërë dominues mbi të, aq sa e meriton t’i përkatësohet atij. Në gjuhën arabe është e njohur kjo mënyrë e të shprehurit, sa që për personin i cili është tepër i dhënë mbas diçkaje, thuhet: Ky është biri i saj. Po ashtu, për personin i cili është tepër i dhënë mbas dynjasë (jetës së kësaj bote) thonë: Ai është biri i dynjasë (Ibnud dun'ja), ndërsa udhëtari është quajtur "biri i shtigjeve (Ibnus-sebil)". I njëjti shembull është edhe me fjalën biri i kurvërisë, apo djali i kurvërisë; pra, për shkakun që e përmendëm më sipër. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk do të hyj në xhenet", e nuk është për qëllim në këtë hadith i linduri si pasojë e kurvërisë…Këtë kuptim e kam përfituar nga fjala e Ebu Xhafer et Tahaui-t (Allahu e mëshiroftë!) gjatë shpjegimit që ai i ka bërë këtij hadithi, e Allahu e di më së miri."[2]
Përktheu: Edmon AJDINI
[1] E ka transmetuar Ed Darimi në "Sunenin" e tij [vëll.II, f. 112], En Nesaiju vëll.VIII, f. 318 dhe Ahmedi 6879. Shejh El Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "…përmbledhja e të gjithë kësaj është se ky hadith, me grumbullimin e të gjitha rrugëve të tij, nuk bie poshtë vlerësimit të tij si i mirë(hasen)."
[2] "Es Sahihah" vëll.II, f. 283
__________________________________________________________________________
Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Allahumme Rabbi Xhibrail ue Mikail ue Rabbi Israfil eudhu bike min harri en nari ue adhabil kabr – O Zoti im, Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit mbrohem me Ty (kërkoj të më ruash) prej nxehtësisë së zjarrit dhe dënimit të varrit.”
E ka nxjerr En Nesaiju (3/72) dhe (1345) ashtu siç gjendet në “Silsiletu es Sahihah” të shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë!) me nr. (1544).
___________________________________________________
Ebu Seid el Hudri, (radiallahu anhu) thote: "Hyra te i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe e gjeta me ethe. Vendosa doren mbi ballin e tij dhe me perveloi duart edhe mbi cope (me te cilen kishte lidhur koken), dhe i thashe: "O i Derguari i Allahut! Sa nxehtesi qe paske!" Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: "Keshtu eshte me ne (profetet): na shumefishohet sprova dhe po keshtu na shumefishohet edhe shperblimi." Pastaj i thashe: "O i Derguari i Allahut! Cilet njerez sprovohen me rende?" Ai tha: "Profetet." Une i thashe: "Po pas tyre, cilet?" Ai tha: "Njerezit e mire (te devotshem e te bindur ndaj Allahut). Dikush prej tyre mund te sprovohet me varferi aq sa nuk posedon veçse rroben qe ka veshur, madje ndonje prej tyre mund te gezohet per sproven qe e godet ashtu si gezohet dikush nga ju me te miren qe i vjen." [Hadith i Sakte. Iben Maxheh 4014. Shejh Albani e ka permendur ne "Es Sahiha", me nr. 114].
___________________________________________________________