Quran Explorer - Interactive Audio Recitations & Translations
Time in Tirana - 13:36:22 - Monday, May 19, 2025

Agjërimi

Transmetohet nga Abdullah Ibn Umer dhe Ebu Hurejre (Allahu është i kënaqur me ta) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:



رب صائم حظه من صيامه الجوع و العطش و رب قائم حظه من قيامه السهر

Sa e sa prej agjëruesve nuk përfitojnë nga agjërimi i tyre gjë tjetër përveç urisë dhe etjes.
Dhe sa e sa prej atyre që falen natën nuk përfitojnë nga e falura e tyre gjë tjetër përveç ndejtjes zgjuar.

Hadithin e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihul Xhami`i nr 3490.

__________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Enes Ibn Malik, Abdullah Ibn Mes`ud dhe Ebu Seid El-Khudrij (Allahu është i kënaqur me ta) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


تسحروا فإن في السحور بركة

Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet.
Hadithin e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihul Xhami`i nr 2943. E transmeton dhe Imam Muslimi Allahu e mëshiroftë në Sahihun e tij nr 1095. 

___________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Xhabir Ibn Semuretu (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


أتاني جبريل عليه السلام فقال يا محمد من أدرك شهر رمضان فمات فلم يغفر له فأدخل النار فأبعده الله قل آمين فقلت آمين

Më erdhi Xhibrili (alejhis-selam) dhe më tha:
O Muhammed! Kush e mbërrin muajin e Ramazanit, vdes dhe nuk i janë falur gjynahet, do të hyjë në zjarr. Allahu e largoftë nga mëshira e Tij!
Thuaj: Amin! Thash: Amin.

Hadithin e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihul Xhami`i nr 75.
 

_________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


إذا كان يوم صوم أحدكم فلا يرفث و لا يجهل فإن امرءا شاتمه أو قاتله فليقل إني صائم إني صائم

Nëse dikush nga ju është agjerueshëm t`i shmanget fjalëve të kota dhe të mos mërzitet, e nëse dikush e ofendon ose do ta godasë, atëherë le të thotë:
Unë jam agjerueshëm unë jam agjerueshëm.

Hadithin e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihul Xhami`i nr 783.

_________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


كل عمل ابن آدم يضاعف الحسنة عشرة أمثالها إلى سبعمائة ضعف قال الله عز وجل إلا الصوم فإنه لي وأنا أجزي به يدع شهوته وطعامه من أجلي

Çdo punë e birit të Ademit shumëfishohet, një e mirë me dhjetë të mira e deri në shtatëqind të mira.
Ka thënë Allahu i Lartësuar, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe unë do ta shpërblej për të.

Tra: Imam Muslimi në Sahihun e tij nr 1151 (Allahu e mëshiroftë), etj.

_________________________________________________________________________________________________________


Transmetohet nga Ummu Selijm (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


يا أم سليم عمرة في رمضان تعدل حجة معي

Oj nëna e Selijmit ! Umreja në Ramazan (ka shpërblimin) sikur haxhi me mua.
Hadithin e ka saktësuar (Sahihun li Gajrihi) Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihut Tergib nr 1118.

_________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Sehl Ibn Sad Es-Sa`idij (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


في الجنة ثمانية أبواب فيها باب يسمى الريان لا يدخله إلا الصائمون

Në xhennet janë tetë dyer, prej tyre është një derë e cila quhet REJ-JAN, në të nuk do të hynë vetëm se agjëruesit.
Tra: Imam Bukhariu në Sahihun e tij nr 3257 (Allahu e mëshiroftë).

__________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Abdullah Ibn Umer (Allahu është i kënaqur me ta) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) kur bënte iftar thonte:


ذهب الظمأ و ابتلت العروق و ثبت الأجر إن شاء الله

U shua etja, u lagën venat dhe u arrit shpërblimi insha`Allah.
Hadithin e ka bërë të mirë (hasen) Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihul Xhami`i nr 4678.
_________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


ولله عتقاء من النار وذلك كل ليلة

Allahu i Madhëruar për çdo natë (në Ramazan) liron njerëz nga zjarri.
Hadithin e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihut Tirmidhi nr 682.

_________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


نعم سحور المؤمن التمر

Sa e mirë (bereqetshme) është për besimtarin në Syfyr hurma.
Hadithin e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihut Tergib nr 1072 dhe në Sahih Ebi Daud 2345.

___________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


وينادي مناد يا باغي الخير أقبل ويا باغي الشر أقصر

Dhe thërret një thirrës. O kërkuesi i hajrit, eja! O kërkuesi i të keqes, pakëso të këqijat!
Hadithin e ka bërë të mirë (hasen) Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihut Tergib nr 998.

___________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Zejd Ibn Khalid El-Xhuhenij (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


من فطر صائما كان له مثل أجره ، غير أنه لا ينقص من أجر الصائم شيء

Kush i jep iftar një agjëruesi, ai ka shpërblim sikur ai që ka agjëruar duke mos i mangësuar nga shpërblimi i agjëruesit asgjë.
Hadithin e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihut Tergib nr 1078.

___________________________________________________________________________________________________________

 
Rubej`a Bintu Muau-uidhin (Allahu është i kënaqur me të) ka thënë:


ونصوم صبياننا ، ونجعل لهم اللعبة من العهن ، فإذا بكى أحدهم على الطعام أعطيناه ذاك حتى يكون عند الإفطار

Fëmijët tanë i shtynim që të agjëronin dhe u bënim atyre lojna prej leshi. Kur ndonjëri prej tyre qante për ushqim, u jepnim lojnat derisa të vinte koha e iftarit.
Tra: Imam Bukhariu 1960 dhe Imam Muslimi 1136 (Allahu i mëshiroftë).

____________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


ثلاث لا ترد دعوتهم الإمام العادل والصائم حين يفطر ودعوة المظلوم

Tre personave nuk u refuzohet lutja. Agjëruesit kur bën iftar, udhëheqësit të drejtë, dhe atij që i është bërë padrejtësi.
Hadithin e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihut Tirmidhi nr 2526.

_____________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


أَتَاكُمْ شَهْرُ رَمَضَانَ ، شَهْرٌ مُبَارَكٌ فَرَضَ اللَّهُ عَلَيْكُمْ صِيَامَهُ

Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i bereqetshëm. Allahu i Lartësuar ua obligoi agjërimin e tij.
Hadithin e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë në Sahihul Xhami`i nr 55.

________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


لِلصَّائِمِ فَرْحَتَانِ يَفْرَحُهُمَا إِذَا أَفْطَرَ فَرِحَ وَإِذَا لَقِيَ رَبَّهُ فَرِحَ بِصَوْمِهِ

Për agjëruesin ka dy gëzime me të cilat gëzohet, në kohën e iftarit kur e çel, gëzohet me çeljen e tij dhe kur të takojë Allahun e madhëruar gëzohet me agjërimin e tij.
Tra: Imam Bukhariu 1805. Imam Muslimi 1151, 1945. Allahu i mëshiroftë te dy.

____________________________________________________________________________________________________________


Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


مَنْ صَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ

Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar në shpërblim, do t`i falen mëkatet që i ka bërë më parë.
Tra: Imam Bukhariu 38 (Allahu e mëshiroftë) dhe Imam Muslimi 760 (Allahu e mëshiroftë).

_____________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga disa prej shokëve të Resulit (alejhis-selatu ue selam) se:


لقد رأيت النبي صلى الله عليه و سلم بالعرج يصب على رأسه الماء و هو صائم من العطش أو من الحر

E kam parë Resulin (alejhis-selatu ue selam) i cili kishte hypur në një vend të lartë. Atij i hidhej ujë mbi kokë (nga etja ose nxetësia) e ai ishte agjerueshëm.
Tra: Imam Ahmedi në Musned 4/63 16653. Imam Maliku në Muet-ta 3/420 1032. Imam Nesaiu në Sunenul Kubra 2/196 3029. Ka thënë Imam Ibn Abdul Ber në Temhid 22/47 hadith i saktë. Ka thënë Imam Sheukani në Nejlul Eutar 4/210 burrat e zinxhirit janë të besueshëm. Imam Ebu Daudi në Sunen 2365. E ka saktësuar hadithin Imam Albani në Sahih Sunen Ebi Daud 2365. Gjithashtu e ka saktësuar hadithin edhe Imam Uthejmini në Mexhmu`u Fetaua Ibn Uthejmin 20/294. (Allahu i mëshiroftë të gjithë).

______________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


مَنْ قَامََ لَيْلَةَ الْقَدْرَِ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ

Kush e fal Natën e Kadrit me besim dhe duke shpresuar në shpërblim, do t`i falen mëkatet që i ka bërë më parë.
Tra: Imam Bukhariu 1901 (Allahu e mëshiroftë).

____________________________________________________________________________________________________________

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu është i kënaqur me të) se Resuli (alejhis-selatu ue selam) ka thënë:


مَنْ قَامََ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ

Kush falet (i jep rëndësi namazit të natës) gjatë Ramazanit me besim dhe duke shpresuar në shpërblim, do t`i falen mëkatet që i ka bërë më parë.
Tra: Imam Bukhariu 37 (Allahu e mëshiroftë) dhe Imam Muslimi 759 (Allahu e mëshiroftë).

Përshtati:
Sulejman Ebu Muhammed Kushi.
 

____________________________________________________________________________________________________________