Quran Explorer - Interactive Audio Recitations & Translations
Time in Tirana - 7:05:25 - Wednesday, May 21, 2025

Moral

Transmetohet nga Ebi Seid El-Khudri (Allahu është i kënaqur me të!) se Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:


إِنَّ الدُّنْيَا حُلْوَةٌ خَضِرَةٌ وَإِنَّ اللَّهَ مُسْتَخْلِفُكُمْ فِيهَا فَيَنْظُرُ كَيْفَ تَعْمَلُونَ فَاتَّقُوا الدُّنْيَا وَاتَّقُوا النِّسَاءَ فَإِنَّ أَوَّلَ فِتْنَةِ بَنِي إِسْرَائِيلَ كَانَتْ فِي النِّسَاءِ

Me të vërtetë që dun`jaja është e ëmbël, e gjelbër (tërheqëse) dhe me të vërtetë që Allahu ju ka lënë drejtues/trashgimtarë në të, për të parë se si do të punoni.
Ruajuni dun`jasë dhe ruajuni grave sespe fitneja e parë tek Beni Israilët, ndodhi për shkak të grave.


Tran: Imam Muslimi (Allahu e mëshiroftë!) nr 2742 dhe 4925

________________________________________________________

ransmetohet nga Abdullah Ibn Abbas (Allahu është i kënaqur me te dy ata!) se Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:


اغتنم خمسا قبل خمس شبابك قبل هرمك وصحتك قبل سقمك وغناءك قبل فقرك وفراغك قبل شغلك وحياتك قبل موتك

Shfrytëzo pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera.
Shfrytëzo rininë para pleqërisë, shëndetin para se të të vijë sëmundja, pasurinë përpara varfërisë, kohën e lirë para preokupimit me punë dhe jetën tënde para vdekjes.

Tran: Imam Hakim (Allahu e mëshiroftë!) në Mustedrekun e tij nr 7846 4/341 dhe ka thënë, i saktë sipas kushteve të dy Imamllarëve (Bukhariut dhe Muslimit) dhe ata nuk e kanë transmetuar këtë hadith. Imam Ibn Ebi Shejbe (Allahu e mëshiroftë!) nr 34319 7/77. E ka saktësuar Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në El-Xhami`u nr 1077 dhe në Sahihut Tergibi uet Terhib nr 3355.

________________________________________________________



Transmetohet nga Zubejr Ibn Au-uam (Allahu është i kënaqur me të!) se Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:


مَنْ أَحَبَّ أَنْ تَسُرّهُ صَحِيفَتُهُ فَلْيُكْثِر فِيهَا مِنَ الاسْتِغفَار


Kush dëshiron që të gëzohet me fletushkën e tij (në ditën e Gjykimit) le të shtojë kërkimin e faljes.

Tran: Imam Taberaniu në El-Euset nr 939 dhe Imam Bejhakiu në Esh-Shuab 1/440 (Allahu i mëshiroftë!). E ka cilësuar si të mirë (hasen) Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në Es-Sahiha nr 2299.

___________________________________________________________________


Transmetohet nga Muauije Ibn Huejde (Allahu është i kënaqur me të!) se Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:


وَيْلٌ لِلَّذِي يُحَدِّثُ بِالْحَدِيثِ لِيُضْحِكَ بِهِ الْقَوْمَ فَيَكْذِبُ وَيْلٌ لَهُ وَيْلٌ لَهُ

Mjerë për atë, i cili e tregon/thotë një tregim/fjalë për të bërë njerëzit të qeshin dhe nuk është e vërtetë, mjerë për të, mjerë për të!

Tran: Imam Ebu Daudi nr 4990. Imam Tirmidhiu nr 2315. Imam Ahmedi 5/5 nr 20067 (Allahu i mëshiroftë të gjithë!). Imam Tirmidhiu dhe Imam Albani (Allahu i mëshiroftë!) hadithin e kanë cilësuar si të mirë. Sahih Et-Tirmidhi.

__________________________________________________________________________

Ka thënë Xhabir Ibn Abdullah dhe Sehl Ibn Sad (Allahu është i kënaqur me ata!) se Rasuli (salalahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:


أَتَانِي جَبْرِيلٌ فَقَلَ يَا مُحَمَّدُ عِشْ مَا شِئْتَ فَإِنَّكَ مَيِّتٌ وَأَحْبِبْ مَنْ شِئْتَ فَإِنَّكَ مُفَارِقُهُ وَاعْمَلْ مَا شِئْتَ فَإِنَّكَ مَجْزِيٌّ بِهِ وَاعْلَمْ أَنَّ شَرَفَ الْمُؤْمِنِ قِيَامُهُ بِاللَّيْلِ وَعِزُّهُ اسْتِغْنَاؤُهُ عَنِ النَّاسِ

Më erdhi Xhibrili dhe më tha: O Muhammed! Jeto sa të duash porse një ditë do vdesësh, duaj kë të duash porse një ditë do ndahesh prej tij, puno/vepro cfarë të duash, pasi një ditë do të shpërblehesh për të. Dije se nderi i Muslimanit është në ngritjen e tij natën për tu falur. Ndërsa krenaria e tij qëndron tek pavarësia e tij ndaj njerëzve.

Tran: Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në Sahihul Xhami`i nr 73 dhe e ka cilësuar si të mirë.

______________________________________________________________________________


Ka thënë Abdullah Ibn Amr Ibn As (Allahu është i kënaqur me te dy ata!) se Rasuli (salalahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:


أَبْشِرُوا هَذَا رَبُّكُمْ قَدْ فَتَحَ بَابًا مِنْ أَبْوَابِ السَّمَاءِ يُبَاهِي بِكُمْ الْمَلَائِكَةَ يَقُولُ
انْظُرُوا إِلَى عِبَادِي قَدْ قَضَوْا فَرِيضَةً وَهُمْ يَنْتَظِرُونَ أُخْرَى

Përgëzohuni! Zoti i juaj ka hapur një derë prej dyerve të qiellit dhe me ju krenohet tek Melaiket duke u thënë:
Shikojini robërit e Mi, e kryen një obligim dhe tani presin (të kryejnë) një obligim tjetër.


Tran: Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) në Sahihul Xhami`i nr 36 dhe e ka saktësuar.

___________________________________________________________________

Ka thënë Abdullah Ibn Amr (Allahu është i kënaqur me te dy ata!) se Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:


الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَخَيْرُ مَتَاعِ الدُّنْيَا الْمَرْأَةُ الصَّالِحَةُ

Dynjaja është kënaqësi. Dhe kënaqësia më e mirë në këtë dynja, është gruaja e devotshme.
Tran: Imam Muslimi (Allahu e mëshiroftë!) 2668

_________________________________________________________________________   


Muhamedi salAllahu alejhi ve selem pishtar dhe shëmbëlltyrë e të gjithë muslimanëve


Është shkruar dhe folur shumë për pishtarin e të gjitha kohërave, për njeriun për të cilin dëshmon çdo gjallesë, për njeriun që u dërgua të plotësonte virtytet e moralit, për njeriun që u dërgua si mëshirë për të gjitha krijesat, për njeriun që përhapi qetësi dhe siguri globale me fjalën dhe veprën e tij. Ky njeri është i biri i Abdullahut, i Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Duke qenë i tillë, atëherë është obligim i çdo muslimani ta pasojë atë në çdo pore të jetës së tij, në mënyrë që të arrijë kënaqësinë e Allahut. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte shembull në çdo sferë të jetës së tij, por në këtë shkrim do të ndalemi te morali dhe raportet e tij me ata që e rrethuan atë.

Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në raport me bashkëshortet e tij
Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Besimtari me imanin më të plotë është ai që ka moralin më të lartë dhe më i miri prej jush është ai që është më i miri me gruan e tij.”[1]

Ibën Saidi transmeton nga ibën Amri radijAllahu anhu, i cili ka thënë: "I është thënë Muhamedit sallAllahu alejhi ve sel-lem se kush është njeriu më i dashur prej tij. Ka thënë: "Aishja." E nga burrat? Tha: "Babai i saj (Ebu Bekri).”[2] Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sallAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Mos ta urrejë apo injorojë besimtari besimtaren. Nëse urren diçka tek ajo, pëlqen diçka tjetër.”[3] Abdullah ibën Amër ibën Asi radijAllahu anhuma transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Dunjaja është tregti dhe tregtia më e mirë e saj është gruaja e devotshme.”[4] “O Allah, më bëj mbrojtës të dy të dobëtëve: jetimit dhe gruas!”[5] “Me të vërtetë gratë janë binjaket e burr ave.”[6]

Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në rolin e prindit
Ebi Derda radijAllahu anhu transmeton se një njeri erdhi dhe tha: "Unë kam grua dhe nëna ime më urdhëron shkurorëzimin e saj."Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: "Prindi është dera e mesme e xhenetit.”[7]

Enesi radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka hyrë në dhomën ku ishte djali i tij Ibrahimi radijAllahu anhu, i cili kishte vdekur. Sytë e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nisën të lotojnë. AbduRrahman ibën Avfi i tha: "Edhe ti, o i Dërguar i Allahut?" Atëherë ai i tha: "O ibën Avf, këta janë lotët e mëshirës", pastaj e vazhdoi fjalën duke thënë: "Me të vërtetë syri loton, zemra mërzitet dhe nuk themi vetëm se atë që e kënaq Allahun. E me ndarjen tënde, o Ibrahim, ne jemi të pikëlluar.”[8]

Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në rolin e gjyshit
Transmeton Amër ibën Shuajbi nga babai i tij, e nga gjyshi i tij radijAllahu anhum, se ka thënë: "I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk është prej nesh ai që nuk e mëshiron të voglin dhe nuk e nderon të moshuarin.”[9] Ebi Katade Harith ibën Rrebi’i radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Unë ngrihem të fal namazin dhe dua t'ua zgjas atë, por dëgjoj të qarët e fëmijëve dhe shpejtoj pak, ngase urrej që të jetë e rëndë kjo për nënën e tij.” [10] Transmetohet se Enesi radijAllahu anhu, kur kalonte pranë fëmijëve, i përshëndeste ata dhe thoshte se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e vepronte një gjë të tillë.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në raport më të afërmit e tij
Enesi radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush do që Allahu ta zgjerojë furnizimin ndaj tij dhe të zgjasë jetën e tij, mos të shkëpusë lidhjet farefisnore.”[11]

Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në pozitën e vizitorit

Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Një njeri vizitoi një vëlla në fshatin tjetër dhe Allahu në rrugë i dërgoi një melek. E kur iu paraqit atij, i tha: Kë po kërkon? Tha: Dua të vizitoj një vëlla timin në këtë fshat. I tha: A ke ndonjë përfitim nga ai? Tha: Jo, pos që e dua për Allahun e Madhëruar. I tha: Jam dërguar nga Allahu të të përgëzoj se Allahu të do ty ashtu si e do ti vëllanë tënd.”[12]

Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellemnë raport me jetimin
Sehl ibën Se’adi radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Unë dhe përgjegjësi i jetimit në xhennet jemi kështu", duke bërë me shenjë te gishti treguesi dhe gishti i mesëm i dorës."[13] Ebi Hurejra transmeton se një njeri u ankua tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se i ishte ngurtësuar zemra. I Dërguari i tha: "Nëse do që të të zbutet zemra, atëherë ushqe një skamnor dhe përkëdhel kokën e jetimit.”[14]

Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në raport me fqinjët e tij
Ebi Hurejra radijAllahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahu sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Vallahi nuk ka besuar, vallahi nuk ka besuar, vallahi nuk ka besuar!" I thanë: "Kush, o i Dërguar i Allahut?" Tha: "Ai, fqinji i të cilit nuk ka siguri prej dëmit të tij.”[15] Sipas një transmetimi të Muslimit: "Vallahi nuk do të hyjë në xhennet ai prej dëmit të të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.”

Shëmbëlltyra e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sellem në raport me prindërit
Asimi transmeton nga gjyshi i tij, i cili thotë: "Thashë: O i Dërguar i Allahut, kush e meriton më tepër respektin? Tha: Nëna jote. E pastaj? Tha: Nëna jote. E pastaj? Tha: Nëna jote. I thashë: Po pastaj? Tha: Babai yt, pastaj të afërmit e tjerë sipas radhës”.[16]

Unejs MURATI
Gjilan/Kosovë

Dëlirje&Edukim, nr.23.

______________
[1] Hadithi është i mirë, e përmend Albani në Mishkatul Mesabih, 3200.
[2] Sahih et Tirmidhiu, nr 3890.
[3] Transmeton Muslimi.
[4] Transmeton Muslimi.
[5] I vërtetë, Silsiletu Sahiha nga Albani.
[6] I vërtetë, Silsiletu Sahiha nga Albani, nr. 2863.
[7] Transmeton Tirmidhiu, hadithi është i mirë.
[8] Transmeton Buhariu.
[9] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, hadithi është i mirë.
[10] Transmeton Buhariu
[11] Mutefekun alejhi
[12] Transmeton Muslimi
[13] Transmeton Buhariu
[14] I vërtetë, Silsiletu Sahiha.
[15] Mutefekun alejhi
[16] Transmeton Buhariu.

_________________________________________________________________


Ebu Musa (radi Allahu anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: Para se ndodh kijameti do të ketë Harj, "pyeta unë:" O i Dërguari i All-llahut, çfarë është Harj?Ai tha: "Vrasja". Disa prej muslimanëve than: "O i Dërguari i Allahut, aktualisht ne vrasim nje numër të tillë dhe të paganëve në një vit.I Dërguari (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Kjo vrasje nuk do të jetë sikur duke vrarë idhujtarët, vend të kësaj ju do ta vrisni njëri-tjetrin, derisa një njeri do të vrasin fqinjin e tij, kushëririn e tij, dhe të afërmit. Disa njerëz thanë"O i Dërguari i All-llahut ne a do të jemi në mendjet tona të drejtë gjatë asaj kohe?

I Dërguari (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Jo, arsyeja dhe intelekti do të merren larg nga shumica e njerëzve në atë kohë. Njerëzit që jetojnë gjatë asaj kohe nuk do të ketë intelekt dhe do të jetë i parëndësishëm "
[ Te Grumbulluara nga Ibn Maxhe (3959) vlerësohet si autentik nga Shejh el-Albani.]

Përfitimet për këtë temë:
Ky hadith është ndër hadithet që vertetojne Profetin Muhamed (salallahu alejhi ue selam) Ai foli për diçka gjatë jetës së tij, e cila po ndodh sot.Ky hadith eshte mbledhur vetem nga Ibn Maxhe, dhe nuk është transmetuar në 5 libra të tjerë.

Si-Sindi ka thënë: "arsyeja dhe intelekti do të merren(largohen) nga shumica e njerëzve në atë kohë ..." Kjo do të ndodhë për shkak të lakmisë dhe injorancës së njerëzve të parëndësishëm. Njerëzit të cilët nuk janë askushi, dhe nuk ia vlen të përmenden. Të përfshira në këtë janë llumi i shoqërisë.(exp Ibn Maxhe)
 

_______________________________________________________________________


Lëndimi i muslimanëve



U pyet një ditë Profeti sal-lAllahu alejhi e sel-lem: “Cili është muslimani më i mirë?" Tha: “Ai person prej të cilit njerëzit janë të qetë dhe të sigurt nga dora dhe gjuha e tij.”[1]

Besimtari duhet të jetë i këndshëm, i qeshur, dashamirës, i komunikueshëm, i lehtë në raporte njerëzore, i gjindshëm. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A doni t`ju tregoj se kush e ka të ndaluar zjarrin? I buti, i afrueshmi, i lehti (besimtar).”[2]

Ndërsa në hadithin tjetër ka thënë: “A t`ju tregoj se kush është prej banorëve të zjarrit? Zjarri është për çdo njeri mburravec, të vrazhdë dhe arrogant.”[3]

Allahu i drejtohet Profetit të Tij duke i thënë: “Po të ishe i ashpër dhe zemër vrazhdë, ata do të ishin larguar prej teje.” (Ali Imran: 159). Pra i drejtohet krijesës më të mirë, më të dashur tek Ai dhe tek njerëzit, Profetit më të dalluar, duke vënë theksin dhe duke na tërhequr vëmendjen për këtë element të rëndësishëm në ndërtimin e raporteve njerëzore.

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Besimtari (është ai që) i do të tjerët dhe e duan atë, e nuk ka hair në atë që as nuk i do të tjerët dhe as nuk e duan."[4] Është prej rrjedhojave dhe kërkesave të besimit që besimtari t'ia dojë të mirën besimtarit me të cilin e lidh vëllazëria e besimit, ashtu siç prej këtyre rrjedhojave dhe kërkesave është edhe frenimi dhe ndalimi nga dëmtimi apo lëndimi i tij.

Imam Begaviu rahimehullah ka thënë: "Muslimani më i mirë është ai që i përmbush obligimet ndaj Allahut dhe përmbush të drejtat e robërve të Allahut si dhe e frenon veten nga përfolja e ndereve të tyre." Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur janë tre vetë, të mos bisedojnë fshehtas dy prej tyre, veçmas të tretit, sepse kjo e lëndon besimtarin dhe Allahu e urren që besimtari të lëndohet.”[5]

Fudejl ibën Ijadi rahimehullah ka thënë: "Nuk të lejohet të lëndosh një qen apo derr pa arsye, e jo më atë krijesë të cilën e ka dalluar mbi të gjitha krijesat." Allahu thotë: “Ata të cilët i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e kanë bërë, e kanë ngarkuar veten me shpifje dhe mëkat të qartë.” (Ahzab: 58) Ibën Kethiri në komentin e këtij ajeti ka thënë: "U adresojnë atyre gjëra prej të cilave ata janë të pafajshëm, as nuk i kanë bërë e as nuk i kanë thënë. Kjo është shpifje e madhe, duke iu adresuar atyre apo duke transmetuar në lidhje me ta diçka që nuk e kanë bërë, me qëllimin për t`i shfaqur të mangët, me të meta dhe turpe."

E arsyeton shejh Ibën Sa`dij meritimin e dënimit të përmendur në ajet sepse "këta kanë bërë shpifje ndaj tyre dhe kanë shkelur një shenjtëri që Allahu ka urdhë ruar të respektohet".

Shejh Ibën Uthejmini duke sqaruar kriterin dallues të lëndimit që cilësohet në ajet thotë: "Të përpiqesh ta lëndosh personin me diçka që i atij i dhemb shpirtërisht apo fizikisht, pra me fjalë apo veprime, si p.sh. me ofendime, sharje, shpikje të gjërave të paqe na, zili etj., nga të cilat muslimani lëndohet."

Katadeja rahimehullah ka thënë: "Ruhuni nga lëndimi i besimtarit sepse ai është nën përkujdesjen e Allahut dhe zemërohet për të."

Ndonjëherë spontanisht i ndodh pothuajse çdokujt që të gabojë ndaj tjetrit dhe gabimtari më i mirë është ai i cili pendohet por është shumë e ulët, e shëmtuar dhe e rrezikshme nëse njeriut i bëhet zakon dhe natyrë diçka e tillë, madje e përsërit dhe këmbëngul në atë sjellje të ndaluar, e cila në fakt tregon për besim të mangët, për copëza hipokrizie, për zemër dashakeqe, për shpirt të mbushur me urrejtje dhe smirë. Kjo gjendje e shtyn deri aty saqë t`i sajojë shkaqet dhe mjetet me të cilat të shfryjë shiun e reve të zeza që i kanë mbuluar shpirtin.

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O ju të cilët keni pranuar Islamin me gjuhët tuaja por nuk u ka zënë vend besimi në zemrat tuaja, mos i lëndoni muslimanët me gjuhët tuaja, mos i ofendoni ata dhe mos i ndiqni për të zbuluar të metat e tyre sepse kush ndjek të metat e vëllait musliman, do ia ndjekë Allahu të metat atij dhe kujt ia ndjek Allahu të metat, do e demaskojë qoftë dhe në brendësinë e shtëpisë së tij.”

Ibën Umeri radijAllahu anhu një ditë prej ditësh qëndroi para Qabes dhe tha: "Sa madhështore je, sa e lartë është pozita jote, por vërtet besimtari ka shenjtëri më të lartë tek Allahu sesa ti."[6]

Jahja bin Muadhi rahimehullah ka thënë:[I] "Le të jetë i tillë raporti yt me besimtarin: Nëse nuk i bën dot dobi, të paktën mos e dëmto. Nëse nuk e bën dot të gëzuar, të paktën mos e mërzit. Nëse nuk e lavdëron dot, të paktën mos e ofendo. U pyet Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:"O i Dërguari i Allahut, nëse nuk arrij dot që të bëj veprat e mira (të sipër përmendura në hadith), çfarë të bëj?" Tha: “Frenoje të keqen tënde nga njerëzit dhe kjo do të jetë bamirësia jote ndaj vetes tënde.”[7]

Njeriu i mençur duhet të merret me përmirësimin e vetes së tij, me përgatitjen për llogarinë që do japë para Allahut, të shohë si dhe ku e fal namazin e tij, të shohë raportin që ka me prindërit dhe mirësjelljen ndaj tyre, të shohë përmbushjen e obligimeve dhe që të jetë aty ku të drejtat e kërkojnë.

Ebu Hatim el Bustij rahimehullah ka thënë: "Përgjimi dhe gjurmimi i të metave është degë hipokrizie, ashtu si mendimi i mirë është degë besimi. Njeriu i zgjuar mendon mirë për vëllezërit e tij dhe angazhohet me hallet dhe preokupimet e tij, ndërsa injoranti mendon keq për vëllezërit e tij ndërkohë që harron krimet dhe mëkatet e tij."

Bekr ibën Abdullahu rahimehullah ka thënë: "Nëse shihni dikë që angazhohet për t`u marrë me të metat e njerëzve duke harruar të metat e veta, dijeni se ai ka rënë në kurth dhe mashtrim."

Kush merret me të tjerët e ka ekspozuar veten ndaj tri gjërave:
1) Rrezikon të sprovohet me të njëjtën gjë që akuzon dhe përflet tjetrin. El-A'meshi rahimehullah ka thënë: "E kam dëgjuar Ibrahimin (ibën Ed-hemin) duke thënë: "Unë shoh tek të tjerët gjëra të papëlqyeshme dhe ajo që më pengon të flas është frika se mos sprovohem me të njëjtën gjë."
2) Zbulon veten e tij gabimtare. Muhamed ibën Sirini rahimehullah ka thënë: "Në kohën tonë thoshim: Njeriu me më shumë gabime është ai i cili shpenzon kohën e tij për t'u marrë me të metat e të tjerëve".
3) Ndëshkimi që e pret në Ditën e Gjykimit. Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë për besimtarin diçka të pavërtetë, Allahu do e fusë atë (në Ditën e Gjykimit) në një pellg qelbi, derisa ta shlyejë atë që ka thënë.”[8]

Le ta mbyllim me thënien e Badhan el Medajinit rahimehullah, i cili thotë: "Kam njohur njerëz që kishin të meta dhe turpe, por që nuk u morën me të tjerët, ndaj dhe Allahu bëri që të harrohen dhe mbulohen turpet e tyre. Gjithashtu kam njohur njerëz që nuk kishin të meta, por që u angazhuan me të metat e të tjerëve, ndaj dhe Allahu bëri që të kishin të meta."

1] Transmetojnë Buhariu, nr. 11, dhe Muslimi, nr. 42.
[2] Hadith hasen,Tirmidhiu, nr. 2488, "Musned Ahmed" 3938, Taberani, "El Kebir" 841, etj.
[3] Hadith sahih, "Es-Silsileh Sahihah ", nr. 931.
[4] Hadith i saktë, "Sahihul Xhami`", 6662.
[5] Hadith sahih, e transmetojnë Tirmidhiu (2032), Ibn Hibani (5763) duke e saktësuar atë. E ka saktësuar Albani në "Sahihu et-Tergib", nr 2339.
[6] Hadith hasen, transmeton Tirmidhiu, nr. 1955, Ebu Daudi (4880), e ka saktësuar Albani në "Sahihul Xhami`".,nr. 7984, dhe "Sahihu et-Tergib", 2339.
[7] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
[8] Hadith sahih,transmeton Ebu Daudi nr 3598,Musned Ahmed 5377,etj e ka saktësuar Albani në es-Sahihah nr 438.

_______________________________________________________________


Ebu Hurejra dhe nëna e tij


Marrë nga: Sahihul Edebul Mufrad i Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë
Muhamed Nasirudin el Albani, Allahu e mëshiroftë


Imam Muhamed Ibën Ismail el Buhari transmeton në Edebul Mufrad:


1.Ebu Murrah ka treguar që meula (robi) i Ummu Hanit, bijës së Ebu Talibit, ka treguar se ka shkuar me Ebu Hurejren në vendin e tij (el Akik).

Kur ai (Ebu Hurejra) hyri në tokën e tij, bërtiti me zërin më të lartë:

“Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty oj nënë!”

Ajo u përgjigj,

“…dhe mbi ty qofshin paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut!”


Ai i tha:

“Allahu pastë mëshirë mbi ty se më ke rritur kur kam qenë i vogël!”

Ajo u përgjigj:

“O biri im, njëjtë qoftë edhe për ty! Allahu të shpërbleftë dhe qoftë i kënaqur me ty sepse ishe i kujdesshëm për mua kur unë u plaka!”

(Hadithi nr.14. Hasen nga el Albani në Sahihul Edebul Mufrad nr.14, fq 30).
__________________________________________________ ________________________

2. Ebu Hurejre ka thënë:

“Nuk ka ndonjë çifut apo të krishterë që ka dëgjuar për mua, veçse më ka dashur. Me të vërtetë, doja që nëna ime ta pranonte Islamin, por ajo refuzonte. E thërrisja atë në të, por ajo refuzonte. Kështu, shkova te pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe e i kërkova:

“Lute Allahun për të.”


Ai u lut. Pastaj shkova te ajo, dhe derën e kishte të mbyllur. Më tha:

“O Ebu Hurejre, e kam pranuar Islamin.”

E njoftova Pejgamberin (sal-lAll-llahi alejhi ue sel-lem) dhe i kërkova:

“Lute Allahun për mua dhe nënën time.”

Ai tha:

“O Allah, bëji njerëzit që ta duan robin tënd Ebu Hurejren dhe nënën e tij.”

(Hadithi nr.34. Hasen nga shejh Albani në el-Mishkat nr.5895)
__________________________________________________ ________________________

3. Muhamed Ibën Sirini ka thënë: Një natë ishim me Ebu Hurejren kur ai u lut:

“O Allah, fale Ebu Hurejren dhe nënën e tij dhe kushdo që kërkon falje për ta.”

Muhamed Ibën Sirini tha:

“Ne kërkonim falje për ta, në mënyrë që të përfshiheshim në duanë e Ebu Hurejres.”

(Hadithi nr.37. Sahih nga shejh Albani në Sahihul Ebebul Mufrad nr.23, fq.36).

_________________________________________________________________________________

Për çfarë frikohej i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ?

Nga Xhabiri radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë: i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ajo që më së shumti frikohem për umetin tim është, ajo që vepronin populli i Lutit (homoseksualizmi).”

Transmeton Tirmidhiu, ndërsa shejh Albani e ka bërë Hasen në Sahihut Tergiv uet Terhib: 2417.

Ndërsa ne sot po përjetojmë atë prej së cilës frikohej i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. O Allahu yn, na e ruj fëmijët tanë nga ky veprim i ulët njerëzor.
 
 
 

___________________________________________________________________

 Transmetohet se ‘Alî bin Ebî Tâlib (Allahu qofte i kenaqur prej tij!) ka thene, "Robi [i Allâhut] nuk duhet te frikesohet, veçse per mekatet e tij, dhe nuk duhet te shpresoje, pervec ne Zotin e tij. Injoranti nuk duhet të kete turp nga te pyeturit, dhe i dijshmi nuk duhet te kete turp te flase - e nese nuk di asgje te thote: Allahu e di me mirë. Durimi ndaj besimit (imanit) eshte sikur koka per pjesen tjeter te trupit. Nese prehet koka, trupi do te prishet/kalbet. Dhe ai qe nuk ka saber, nuk ka iman."

El Bejhakiu në "Shu’ab el-Imân" vol.12 fq.195.
Salaf - Islam and the Sunnah - Sayings of the Salaf 


''Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi''. 17:36.
___________________________________________________________________________
 
''Ah! Në të vërtetë, ata mbulojnë kraharorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Por edhe sikur të mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt)''.11:5.
_____________________________________________________________

 ___________________________________________________

Nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, nga pejgamberi, salallahu alejhi ue selam:

"Besimtari i fortë është më i dashur për Allahun, sesa besimtari i dobët, ndërsa në të dy ka mirësi. Ki kujdes ndaj asaj që të bën dobi, kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u jep pas gjërave që s'kanë dobi. Nëse të godet diçka [ndonjë fatkeqësi], mos thuaj "Sikur të veproja kështu e kështu", por thuaj "KaderAllahu ue ma shaa fe'al"(Allahu e ka paracaktuar këtë dhe Ai bën çfarë të dojë). Se, vërtet, fraza 'sikur të kisha' hap rrugë për punën e shejtanit".

El-Albani Hadithi nr.6650 dhe e cilësoi si hasen.

_______________________________________________________

Nje nga gjerat qe fshijne mekatet

Thote i Derguari alejhisselem: "Kur dy muslimanë takohen dhe i japin dorën njëri-tjetrit, u falen atyre gjynahet para se të ndahen."

Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh; Silsile sahiha 525

___________________________________________________________________


"Allahu e ndriçoftë fytyrën e atij që dëgjon një hadith nga ne, e mëson përmendsh dhe e përcjell ashtu siç e dëgjon."

[Transmetuar nga Ahmedi (5/183), Darimi (1/75), Ebu Daud (3/438), Ibn Maxheh (1/84), Tirmidhi (10/124) dhe Ibn Hibban (1/225) etj.]

___________________________________________________________________________   


Hadithi "Birit të Ademit..."


Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Birit të Ademit i është përcaktuar në mënyrë të padiskutueshme hiseja (pjesa) e tij prej kurvërisë (zinasë). Kurvëria e syve është shikimi (i gjërave të ndaluara), kurvëria e veshëve është dëgjimi, kurvëria e gjuhës është të folurit, kurvëria e dorës është prekja, kurvëria e këmbës është ecja (për kryerjen e asaj që është e ndaluar), zemra dëshiron dhe përfytyron, ndërsa organi seksual i vërteton ose i përgënjeshtron ato." [1]


Ibën Betal ka thënë: "Shikimi dhe dëgjimi janë quajtur kurvëri, sepse ato bëhen shkak për çuarjen tek kurvëria e vërtetë. Për këtë arsye Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: "…ndërsa organi seksual i vërteton ose i përgënjeshtron ato." [2]
Rinia Islame Lushnje
Islami-autentik

[1] E transmeton Muslimi në "Sahihun" e tij me nr.. 2657, Buhariu me nr.. 6243 (teksti i Muslimit është më i plotë se ai i transmetuar nga Buhariu), Ebu Daudi 2152, Ahmedi 7701 dhe El Begavi në librin "Sherhu es sunneh", vëll. I, f. 136-137, me nr.. 75.
[2] Shiko "El Fet'h" në hadithin me nr.. 6243.
"Kini turp nga Allahu me një turp të vërtetë".



Abdullah ibn Mes’udi, radijallahu anhu, ka thënë: "Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
"Kini turp nga Allahu me një turp të vërtetë".

I thamë: "O i dërguari i Allahut, falënderimi i qoftë Allahut, ne kemi turp nga Ai".

Tha:"Nuk është ashtu si mendoni. Turpi i vërtetë ndaj Tij është që ta ruash kokën dhe çka ka në të (nga harami), barkun dhe çka përmban ai, si dhe ta përkujtosh vdekjen e katastrofën. Kush e dëshiron botën tjetër, do t'i braktisë kënaqësitë e kësaj bote; kush vepron kështu, vetëm se i është turpëruar Allahut me një turp të vërtetë".


Transmeton Tirmidhiu, dhe Albani thotë se hadithi është sahih.



Vëlla dhe motër mysliman(e), ndaluni pak dhe meditoni mbi këtë këshillë profetike se si sqaron të vërtetën mbi turpin, dhe ja komenti i hadithit në pika të shkurtra.

"Ta ruash (nga harami) kokën dhe çka ka në të…" - Së pari duke mos iu përulur askujt tjetër për adhurim përveç Allahut, i Cili është Një, pastaj duke mbrojtur shikimin dhe dëgjimin nga gjërat e ndaluara, duke ruajtur gjuhën nga shpifjet, përgojimi, sharja, nënçmimi, fyerja, etj.

"Barkun dhe çka përmban ai …" - Duke mos futur në të përveç nga pasuria që është fituar hallall, duke ruajtur organin gjenital nga prostitucioni dhe të ngjashme me të, duke ruajtur zemrën nga lakmia dhe zilia, duke ruajtur duart nga dëmtimi i njerëzve, qoftë me shkrim ose rrahje; duke ruajtur këmbët me mos-shkuarje në vendet ku manifestohen mëkatet, etj.

"Ta përkujtosh vdekjen dhe katastrofën/Kijametin…" - Kjo ngase përkujtimi i vdekjes i ringjallë zemrat e vdekura nga epshet dhe kënaqësia, duke i nxitur ato me frikë ndaj Allahut. Kupton se çdo frymëmarrje e të gjallit është një hap kah vdekja. Se kjo botë është kalimtare, jo e përhershme, dhe se patjetër një ditë do të vdesim dhe se jeta e vërtetë është ajo e botës tjetër, që kërkon përgatitje nga ne.

"Kush e dëshiron botën tjetër, do t'i braktisë kënaqësitë e kësaj bote." - Ç'kanë dobi kënaqësitë e kësaj bote nëse ato nxisin në armiqësi mes njerëzve, në zili e mbytje. A nuk e di, o njeri, se sado që të kesh pasuri kur të vdesësh, atë ditë ajo do të të përcjellë vetëm deri tek varri, pastaj do të kthehet me gjithë familjen tënde dhe do të të lënë të vetmuar me veprat tuaja në varrin e errët. Si shpreson në shpëtimin kur derisa ishe gjallë në këtë jetë, pate harruar Zotin dhe adhurimin ndaj Tij! Ndoshta edhe je tallur me fenë e Tij!?



Shkeputur nga: ''Turpi''  
_________________________________________________________________________________

Tri gjëra që e shpëtojnë dhe tri që e shkatërrojnë njeriun
Burimi: Tri gjëra që e shpëtojnë dhe tri që e shkatërrojnë njeriun | imamalbani


“Tri gjëra e shpëtojnë njeriun, kurse tri të tjera e shkatërrojnë atë. Ato që e shpëtojnë janë: devotshmëria në vetmi dhe hapur, thënia e së vërtetës kur njeriu e dëshiron atë dhe kur nuk e dëshiron, dhe përmbajtja kur njeriu është i pasur dhe i varfër.Ato që e shkatërrojnë njeriun janë: ndjekja e pasioneve, koprracia nga e cila vuan dhe mahnitja nga vetvetja, e kjo është më e rënda.”

Transmeton Bezari.
Shejh Muhamed Nasirudin el-Albani “Silsiletu-l-hadith-essahiha” , nr 80.
___________________________________________________________________________
 
Shpërblimi për atë që viziton një vëlla të tij për hirë të Allahut të Lartësuar.

Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një njeri vizitoi një vëlla të tij në një vendë tjetër, dhe Allahu ia dërgoi një melek në rrugën e tij, kur arriti tek ai, meleku i tha: “Për ku dëshiron të shkosh? Ai i tha: Dëshiroj të shkoj tek një vëlla i imi në këtë vendë. Meleku i tha: “A ke prej tij ndonjë mirësi dhe dëshiron ta ruash atë? Ai i tha: Jo, vetëm se atë e dua për hirë të Allahut Az-ze ve Xhel-le. Tha: “Unë vërtetë jam i dërguari i Allahut tek ti (që të përgëzoj) se Allahu të don ty ashtu si ti e deshe atë (vëlla tëndin) për hirë të Tij.”

Tran: Muslimi (2567).

A të kujtohet kur ka qen vizita jote e fundit vetëm për hir të Allahut tek një vëlla musliman?

Edhe ti mundë të fitosh dashurin e Allahut nëse bën të njejtën gjë, atëher pse po e privon vetën nga kjo mirësi!?
_________________________________________________________________________________________