Ajete Kuranore për Xhennetin
25.
E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në
xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim
nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë".
Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije).
Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë
përgjithmonë.
(2-Bekare)
15. Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.
(3-Ali Imran)
57. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
(4-Nisa)
85. Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
(5-Maide)
42. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndokënd çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të xhennetit dhe në të janë përgjithmonë.
43. Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: "Falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na e hoqi zilinë, na futi në xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne u besuam!" E atyre u drejtohet thirrje: "Ky është xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat".
44. Ata të xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atë që ua pat premtuar zoti juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonë: "Po". Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: "Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!"
45. Ata që penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe që kërkuan shtrembërimin e saj dhe ata që ishin mohues të botës tjetër.
46. E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A'raf (lart mbi mur) janë burra që e njohin secilin (të xhennetit dhe të xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e xhennetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A'rafit) nuk kanë hyrë në të, por shpresojnë.
47. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të xhehennemit, thonë: "Zoti ynë, mos na bë neve me mizorët!"
48. Ata të A'rafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në xhehennem).
49. A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshit se nuk ka për t'i përfshirë mëshira e All-llahut?". (Në mënyrë ironike i përqeshin kufarët e mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t'u brengosur!"
50. Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke ju thënë): "Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!" Ata (në xhennet) thonë: "All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!"
51. Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!"
52. Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
53. Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t'u vijë. E atë ditë kur t'u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetës që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në Dunja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam". Ata shkatërruan vetveten dhe u shkoi huq trillimi që e bënin.
(7-A'raf)
4. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.
(8-Enfal)
72. Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh.
(9-Tewbe)
9. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj.
10. Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!"
(10-Junus)
20. Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
21. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
22. Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
23. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
24. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
35. Shembulli (atributi) i xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (pallatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. Ai është përjetim i lumtur i atyre që ishin të ruajtur, e përfundimi i jobesimtarëve është zjarri.
(13-Rra'd)
23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "Selam" - paqe.
(14-Ibrahim)
45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
48. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.
49. Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
50. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.
(15-Hixhr)
30. Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
31. Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.
32. Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat.
(16-Nahl)
31. Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
(18-Kehf)
60. Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë.
61. Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer.
62. Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty kanë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje.
63. Ato janë xhennetet që do t'ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur.
64. Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
65. Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)?!"
(19-Merjem)
76. (do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.
(20-Ta Ha)
101. E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit).
102. Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.
103. Ata nuk do t'i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t'i presin engjëjt (duke i uruar): "Kjo është dita juaj që ju premtohej".
(21-Enbija)
14. Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t'i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S'ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.
23. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
(22-Haxhxh)
8. dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
9. dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
10. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
11. të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.
(23-Mu'minun)
75. Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
76. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
(25-Furkan)
40. Me përjashtim të robërve të All-llahut që ishin të sinqertë,
41. Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
42. Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
43. Në xhennete të begatshme,
44. Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
45. Atyre u bëhet shërbim me gota (me verë) nga burimi,
46. E bardhë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
47. Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
48. E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur,
49. Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (dhe e ruajtur).
50. I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,
51. Prej tyre njëri flet e thotë: "Unë kam pasur njëfarë miku,
52. thoshte: "A je ti prej atyre që besojnë se
53. kur të jemi vdekur, të jemi bërë dhé e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?"
54. Ai (besimtari në xhennet) thotë: "A vini ju të shikojmë?"
55. Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të xhehennemit.
56. Ai thotë: "Pasha All-llahun, përpak më rrëzove (në xhehennem) edhe mua.
57. Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr.
58. Dhe ne nuk do të vdesim më.
59. Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!"
60. Vërtet, ky është ai suksesi i madh,
61. për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit.
(37-Saffat)
49. Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.
50. Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.
51. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme.
52. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
53. Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.
54. Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.
55. Kjo është kështu. E sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,
(38-Sad)
20. Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.
73. E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.
74. E ata (të xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejt".
75. E do t'i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: "(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!"
(39-Zumer)

8. Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!
(40-Gafir)
30. E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.
31. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
32. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!
(41-Fussilet)

58.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t'u bëjmë vend të
lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i
mirë është shpërblimi për atë që vepruan.
(29-Ankebut)
15. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhennetit).
(30-Rum)
8. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë xhennetet e begatshme,
9. që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
(31-Lukman)

37.
Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë
Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen
shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
(34-Sebe')
33. Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta.
34. E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës".
35. I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje.
(35-Fatir)
55. Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi.
56. Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë.
57. Aty ata kanë pemë dhe çka të duan.
58. Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!
(36-Ja Sin)