Quran Explorer - Interactive Audio Recitations & Translations
Time in Tirana - 6:43:20 - Monday, July 7, 2025

Cfarë thuhet kur dëgjojmë ikametin

Transmetohet nga Ebi Seid radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të dëgjoni muezinin atëherë thoni  ashtu siç thotë dhe muezini.” “Sahilul Kelime” (54).
Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kërkohet nga ai që dëgjon ikametin të thotë të njëjta fjalë ashtu siç i thotë dhe kur dëgjon ezanin, të dërgoj salavat mbi Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe të kërkojë prej tij uesileh. Bazuar kjo në përgjithësimin e fjalës së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të dëgjoni muezinin atëherë thoni ashtu siç thotë…”
Ngase “el ikameh” në gjuhë d.m.th. “edhan”. E njëjta gjë është dhe në sheriat. "Et Themeratul mustetab
Dhe thotë (Allahu e mëshiroftë!): I lejohet atij (personit) që ndonjëherë të thotë "Dhe unë dhe unë - ue ene ue ene" në vend të fjalës së muezinit "Esh'hedu en la ilahe il lAllah esh'hedu ene Muhameden rasulullah." Ngase kështë ka vepruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem. Bazuar në hadithin e Aishes radijAllahu anha se: "I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur dëgjonte muezinin të thoshte dëshminë, thoshte dhe 'Unë dhe unë (dëshmoj)."[2]
Po ashtu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Është e pëlqyeshme që të thotë ashtu siç thotë dhe ai që thërret ikametin “Kad kametis salah”. Bazuar në përgjithësimin e fjalës së tij sal-lAllahu alejhi ues el-lem: “Kur të dëgjoni muezinin atëherë thoni ashtu siç thotë…” "Temamul minneh” (149) dhe “El Mishkah” (1/212
El Lexhneh ed Daimeh thotë: Prej Sunetit është që dëgjuesi i ikametit të thotë të njëta fjalë që thotë dhe ai që thërret ikametin, sepse ai (ikameti) është ezani i dytë…Saktësohet nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kur të dëgjoni muezinin atëherë thoni ashtu siç thotë.” Kjo përfshin ezanin dhe ikametin. "El Lexhneh ed Daimeh” (6/89 dhe 90
Shënim:
Përsa i përket shtesës “ed deraxhetur rafiah” që është e përhapur në gjuhën e shumë njerëzve në këtë dua (duanë që thuhet pas ezanin dhe pas ikametit), kjo është shtesë e cila nuk ka bazë.[5]
Dobi që përfitohen:
1. Personi kur dëgjon ikametin i përsëritë dhe ai fjalët, dërgon salavat mbi profetin alejhis selam dhe kërkon prej tij uesileh. Kjo është fjala e shafijve, hanbel;ive dhe shumicë të hanefive.[6] Kurse prej dijetarëve bashkëkohorë përmendim: Imam Ibën Bazi, imam Albani dhe dijetarët e lexhneh ed daimeh.
2. Shtesa “ed deraxhetur rafiah” që është e përhapur në gjuhën e shumë njerëzve në këtë dua nuk ka bazë.
Shkëputur nga "Sunetet e harruara" pj. 2
Rinia Islame Lushnje



[2] "Eth Themerul Mustetab” (184).