Quran Explorer - Interactive Audio Recitations & Translations
Time in Tirana - 2:02:32 - Saturday, May 24, 2025

Cfarë thuhet kur dëgjojmë ikametin

Transmetohet nga Ebi Seid radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të dëgjoni muezinin atëherë thoni  ashtu siç thotë dhe muezini.” “Sahilul Kelime” (54).
Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kërkohet nga ai që dëgjon ikametin të thotë të njëjta fjalë ashtu siç i thotë dhe kur dëgjon ezanin, të dërgoj salavat mbi Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe të kërkojë prej tij uesileh. Bazuar kjo në përgjithësimin e fjalës së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të dëgjoni muezinin atëherë thoni ashtu siç thotë…”
Ngase “el ikameh” në gjuhë d.m.th. “edhan”. E njëjta gjë është dhe në sheriat. "Et Themeratul mustetab
Dhe thotë (Allahu e mëshiroftë!): I lejohet atij (personit) që ndonjëherë të thotë "Dhe unë dhe unë - ue ene ue ene" në vend të fjalës së muezinit "Esh'hedu en la ilahe il lAllah esh'hedu ene Muhameden rasulullah." Ngase kështë ka vepruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem. Bazuar në hadithin e Aishes radijAllahu anha se: "I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur dëgjonte muezinin të thoshte dëshminë, thoshte dhe 'Unë dhe unë (dëshmoj)."[2]
Po ashtu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Është e pëlqyeshme që të thotë ashtu siç thotë dhe ai që thërret ikametin “Kad kametis salah”. Bazuar në përgjithësimin e fjalës së tij sal-lAllahu alejhi ues el-lem: “Kur të dëgjoni muezinin atëherë thoni ashtu siç thotë…” "Temamul minneh” (149) dhe “El Mishkah” (1/212
El Lexhneh ed Daimeh thotë: Prej Sunetit është që dëgjuesi i ikametit të thotë të njëta fjalë që thotë dhe ai që thërret ikametin, sepse ai (ikameti) është ezani i dytë…Saktësohet nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kur të dëgjoni muezinin atëherë thoni ashtu siç thotë.” Kjo përfshin ezanin dhe ikametin. "El Lexhneh ed Daimeh” (6/89 dhe 90
Shënim:
Përsa i përket shtesës “ed deraxhetur rafiah” që është e përhapur në gjuhën e shumë njerëzve në këtë dua (duanë që thuhet pas ezanin dhe pas ikametit), kjo është shtesë e cila nuk ka bazë.[5]
Dobi që përfitohen:
1. Personi kur dëgjon ikametin i përsëritë dhe ai fjalët, dërgon salavat mbi profetin alejhis selam dhe kërkon prej tij uesileh. Kjo është fjala e shafijve, hanbel;ive dhe shumicë të hanefive.[6] Kurse prej dijetarëve bashkëkohorë përmendim: Imam Ibën Bazi, imam Albani dhe dijetarët e lexhneh ed daimeh.
2. Shtesa “ed deraxhetur rafiah” që është e përhapur në gjuhën e shumë njerëzve në këtë dua nuk ka bazë.
Shkëputur nga "Sunetet e harruara" pj. 2
Rinia Islame Lushnje



[2] "Eth Themerul Mustetab” (184).

Pejgamberi (alejhis-selam) dhe dëshmorët a janë të gjall apo jo në varr?

Historia e Xhamisë el-Aksa

Gjuhësisht, El-Aksa do të thotë “e largët” ndërsa ka opinione të ndryshme përsa i përket asaj se pse i është dhënë ky emër. Ebu Hijani ka thënë: “I është dhënë për shkak të faktit që është xhamia më e largët nga Kaba”. Në anën tjetër, Ibën Atijje ka thënë: “Nuk i është dhënë ky emër për çdo arsye të lidhur me virtytshmërinë e saj. Ndryshe, i është dhënë ky emër për të treguar sesa madhështore ishte ngjarja e Israsë në një Natë”.
Historia e Xhamisë el-Aksa
El-Aksa është xhamia e dytë e ndërtuar në tokë për adhrumin e Allahut pas Qabes. Allahu thotë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin”. [Ali-Imran: 96]
Xhamia e el-Aksasë është ndërtuar katërdhjetë vjet pas Qabes ashtu siç është e konfirmuar nga hadithi i Ebu Dherrit, radijallahu anhu, kur ai e pyeti pejgamebrin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ”Cila është xhamia e parë e ndërtuar mbi tokë? Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Xhamia e Haremit (Qabeja)”. Ebu Dheri pastaj e pyeti: ”Pastaj cila xhami?”. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj: ”Xhamia e el-Aksasë”. Ebu Dheri përsëri e pyeti: “Sa vjet ka midis të dyjave”. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: ”katërdhjetë vite”. Përshkak të periudhës së shkurtër midis ndërtimit të të dyjave xhamijave, disa dijetarë mbëjnë mendimin që Pejgamberi Ibrahim i ka ndërtuar të dyja ato. Shejhul Islam Ibën Tejmijje ka thënë: “El-Aksa është ndërtuar në kohën e Ibrahimit dhe Sulejmani e zgjeroi atë. Si rezultat secila nga tre xhamijat e shenjta ishte e ndërtuar nga pejgamberët në mënyrë që të faleshin me njërëzit e tyre”. Gjithashtu, historianët kanë përmendur që pejgamberi Jakub, alejhis selam, e ndërtoi xhaminë afër gurit prej të cilit Pejgamberi, Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u ngrit në qiejt.
Pejgamberi Sulejman, alejhis selam, rindërtoi strukturën e xhamisë el-Aksa, të cilën çifutët e përdorën pas vdekjes së tij si një tempull për të adhuruar idhuj, të cilat ata i pranojnë në tevratin e tyre të fabrikuar.
Në 587 P.E.S. Buhtanasari, mbreti i Babilonit pushtoi Jeruzalemin (El-Kudsin) plaçkitën çdo gjë dhe rrënuan strukturën e xhamisë el-Aksa. Ai i mori skllevër të gjithë ata që nuk u vranë dhe i mori në Babiloni. Kjo ishte një dënim për çifutët për korrupsionin që ata sollën dhe për fabrikimin e fesë së tyre. Allahu thotë që :”… “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”. [el-Isra:4]
Në 538 P.E.S. çifutët u kthyen në Palestinë dhe e rindërtuan strukturën dhe e quajtën ate, tempulli i dytë.
Në 200 P.E.S. Pushtetari romak Hirodes e rikonstrukturoi dhe kjo qëndroi përmes kohës së Profetit Jahja dhe Isa alejhumus selam, të cilët ishin bashkëkohës, kjo është e konfirmuar në hadithin ku Allahu i urdhëroi Jahjas alejhis selam për të përcjellur pesë gjëra beni Israilëve ashtu siç Profeti Muhammed ka thënë: “Ai (Jahja) i grumbulloi njerëzit në Jeruzalem deri në atë kohë që xhamia el-Aksa u mbush aq shumë sa njerëzit qëndronin në ballkane e tij”.[Tirmidhiu]
Në vitin 70 Perandori Titus e shkatërroi strukturën dhe e dogji tërë qytetin e Jeruzalemit. Ai i la rrënojat e strukturës ashtu siç ishin.
Në vitin 135 Perandori Adriano i pastroi rrënojat dhe ndërtoi një tempull në vend të saj për adhurimin e idhujve. Ai e quajti atë “Jupiter” i cili ishte emri i njërit nga zotrat e Romakëve.
Kur krishterimi u përhap shumë në Palestinë, në fillim të shekullit të katërt të erës sonë, Perandori Konstantin, i cili themeloi krishtërimin atje, e shkatërroi tempullin e Jupiterit dhe ndërtoi një strukturë tjetër në vend të saj, e cila ishte ajo godinë të cilën Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ua përshkroi politeistëve Kurejshit për t’i provuar atyre që ai me të vërtetë e bëri udhëtimin e natës në Jeruzalem dhe përmes qiejsh.
Kjo strukturë ishte Kibla e parë ose drejtimi i muslimanëve për falje. El-Bera Ibën Azib ka transmetuar që: “Kur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka ardhur në Medine, ai qëndroi me xhaxhallarët e tij dhe u fal drejt xhamisë el-Aksa për 16 muaj”.[Buhari] Kur muslimanët e morën Palestinën, ata panë që romakët e kishin kthyer ndërtesën në një rrënojë për t’i zemëruar çifutët. Si rezultat, kur Omer Ibën Hatabi, radijallahu anhu, i cili ishte lideri i muslimanëve në atë kohë, erdhi në Jeruzalem, ai e pyeti Ka’b el-Ahbarin, i cili ishte një nga ushtarët aty ku vendi i gurit ndodhej. Kështu Ka’b tregoi në drejtim e rrënojës dhe Umari i hoqi mbeturinat me ndihmën e muslimanëve.
Omeri, radijallahu anhu, vendosi ta rindërtonte xhaminë dhe pyeti për konsultim Ka’bin ku ta ndërtonin. Ka’bi sugjeroi ta ndërtonin prapa Gurit kështu që do të ishte në të njëjtin vend që pejgamberi Musa, alejhis selam, është falur. Por Omeri vendosi kundër kësaj, pasi dëshironte të ndryshonte nga çifutët, dhe kështu ai vendosi ta ndërtonte përballë Gurit.
Gjatë mbretërimit të Abdul Melik Ibën Mervan e tërë ndërtesa u rinovua. Midis gjërave që u sistemua ishte xhamia dhe Kupola e Gurit. Këto u ndërtuan nën mbikqyrjen e një dijetari të madh me emrin Raxha Ibën Hajua. Mbreti Abdul Melik veçoi të ardhurat e shtatë viteve veçanërisht për projektin e rinovimit e cila u përfundua në vitin 73 hixhri.
Në 154 hixhri gjatë mbretërimit të Ebu Xhafer el-Mansur, një tërmet e goditi Jeruzalemin dhe shkatërroi disa pjesë të xhamisë, kështu që ai urdhëroi rindërtimin e saj.
Në 158 hixhri, gjatë mbretërimit të El-Mehdit disa renovime u bënë tek xhamija dhe ajo u zgjerua.
Në 198 hixhri në kohën e El-Memunit disa renovime ju bënë xhamisë.
Në 1967 izraelitët pushtuan Jeruzalemin lindor, ku el-Aksa ndodhej, po e mbajti territorin e xhamisë nën mbikëqyrjen e ministrisë së punëve fetare, kështu që të mos zemëronin muslimanët në mbarë botën, por nuk ishte gjatë përpara se të fillonin të përpiqeshin ta pushtonin atë dhe për të ndërtuar në vend të saj një tempull çifut.

Cfar jane meleket?

Të flasësh mbi melekët është gjë shumë e bukur, pasi janë krijesa të dashura për çdo njeri. Kur u pyet Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] se ç’është besimi, ai menjëherë pas Zotit rradhiti besimin në melekët e Tij. Ato janë krijesa të krijuara nga drita. Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:”Melekët janë krijuar nga drita, xhindët janë krijuar nga flakët e zjarrit, kurse Ademi është krijuar nga ajo që u është thënë (balta).” (Muslimi, 7420)
Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në disa thënie të tij, ka përmendur cilësi dhe i ka përshkruar disa melekë. Ai tregon mbi Xhibrilin [alejhis-selam] dhe thotë:”E kam parë Xhibrilin [alejhis-selam] në formën e tij origjinale, kishte gjashtëqind krahë. Çdo krah mbulonte horizontin.” (Buhariu, 4856)
A e shikon sa i vogël je o njeri? Aq sa je i vogël, je dhe kokëfortë dhe i pabindur ndaj urdhërave të Zotit tënd. Thotë Profet [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një thënie tjetër: “Më është lejuar të flas rreth njërit nga melekët që mbajnë Arshin. Nga bula e veshit deri tek supi i tij, ëshë larg sa një distancë prej shtatëqind vitesh.” (Ebu Daudi, 4727)
” A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ngriti atë! Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.” (En- Naziat: 27-29)
Falënderimi i takon Zotit, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe profetëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet Zoti ka fuqi për çdo gjë.” (Fatir: 1)
A është e lejueshme për ne që të kemi preferenca për disa melekë?
Një herë Xhibrili [alejhis-selam] e pyeti profetin Muhammed [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem]: “O i Dërguari i Zotit, çfarë vendi zënë tek ju ata që kanë marrë pjesë në betejën e Bedrit?”. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu përgjigj:”Ata janë më të mirët mes nesh.” Atëherë Xhibrili [alejhis-selam] i tha:”Kështu i konsiderojmë dhe ne melekët, të cilët kanë marrë pjesë në këtë betejë.”
Nga veçoritë e melekëve si krijesa, është se ata as nuk hanë dhe as nuk pinë. Kjo përmendet në Kur’an, në histomë e Ibrahimit [alejhis- selam] që u ofron mish, por ata nuk hanë. “Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen drejt tij (viçit të pjekur), iu dukën të pazakonshëm dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike.” (Hud: 70)
Numri i melekëve është shumë i madh dhe nuk e di numrin e tyre veç Zoti. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Bejtul Ma’mur çdo ditë vizitohet nga 70.000 melekë, të cilët falen dhe bëjnë tavaf rreth saj. Kur dalin prej saj, ata nuk kthehen më aty, deri në Ditën e Kijametit. ”
Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ditën e Kijametit do të sillet xhehenemi, i cili tërhiqet me 70 litarë. Çdo litar ka 70 mijë melekë që e tërheqin.”A nuk është për të qeshur që ne njerëzit, me gjithë dobësinë dhe përmasat tona të vogla, të tregohemi arrogantë ndaj Krijuesit tonë? Melekët e adhurojnë Zotin ashtu siç e adhurojmë dhe ne, falen, bëjnë tesbih… Thotë Zoti në Kur’an: “Ata lartësojnë (Zotin) natë e ditë dhe nuk mërziten.” (El-Enbija: 20)
Melekët e kryejnë ritualin e Haxhit tek Bejtul Ma’mur. Ata rreshtohen në falje, ashtu siç rreshtohemi ne. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] u tha njëherë shokëve teksa përgatiteshin për tu falur: “A nuk rreshtoheni siç rrjeshtohen melekët?” Shokët e pyetën: “Si rreshtohen melekët o i Dërguari i Zotit?” Ai u tha:”I plotësojnë rrjeshtat, njëri pas tjetrit.”
Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith tjetër:
Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndohet. Në çdo pëllëmbë vend gjendet një melek në këmbë, në ruku ose në sexhde duke u falur. Qëndrojnë në këtë gjendje deri në Ditën e Kijametit. Kur të ndodhë Kijameti do të çohen nga sexhdeja dhe rukuja dhe do të thonë: I pa të meta je Ti o Zot, nuk të kemi adhuruar siç e meriton.” (Imam Ahmedi, 5/173)
Megjithëse melekët e adhurojnë Zotin kaq shumë, Ai i urdhëroi të bien në sexhde për Ademin [alejhis-selam]. Jo vetëm kaq, por nëse njeriu i bindet urdhërave të Zotit dhe largohet nga gjynahet, ai do të jetë më i dashur tek Zoti se sa melekët. Melekët do u shërbejnë besimtarëve në xhennet. Thotë Zoti rreth këtij fakti: “...Ata do të vizitohen nga engjëjt, të cilët hyjnë në çdo derë. (u thonë) Selamun alejjkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin.” (Err-Rr’ad: 24)

Shkeputur nga libri “HISTORITE E PROFETEVE”

Pergatitja perpara se te vi vdekja!

Nesaiu përmend prej Ebu Hurejres se Pejgamberi sal-lalla- hu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Përkujtoni sa më shpesh atë që ua shkatërron çdo kënaqësi (për kujtoni vdekjen). ”
Ebu Nu’ajmi me zinxhirin e tij të transmetuesve përmend prej Omerit se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
‘Përkujtoni sa më shpesh atë që ua shkatërron çdo kënaqësi. ”
Pyetëm: – O i Dërguari i Allahut, çka është ajo, ndërsa ai
Alejhi selam u përgjigj:
“Ajo është vdekja.’ Hadith i besueshëm, Tirmidhiu, 2307; Nesaiu, 4/4 dhe Ibn Maxhe, 7141.
Ibn Maxhe përmend prej Ibn Omerit se ka thënë: “Isha ulur me Pejgamberin alejhi selam kur erdhi një ensar, i dha selam Pejgamberit alejhi selam dhe pyeti: “O i Dërguari i Allahut, cili është besimtari më i mirë?
Ai u përojioj: – Ai i cili ka ahlakun më të mirë.
E cili është më i mençuri?
Ai i cili më së shumti e përkujton vdekjen dhe përgatitet më së miri për atë që vjen pas saj, ai është më i mençuri. ’ Hadith i mirë, Ibn Maxhe, 4259 dhe Taberaniu në Kebir 13536.
Për këtë më shumë do të bëhet fjalë në kaptinën e sprovave, nëse do Allahu.
Përmendet prej Enesit se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Përkujtoni sa më shpesh vdekjen sepse ajo ju pastron prej mëkateve dhe e shkatërron dëshirën pas dunjasë. ’ Hadithin e përmend Nesaiu.
Përmendet prej Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem se ka thënë:
“Vdekja është këshillues i mjaftueshëm dhe mjafton që ta këpusë dëshirën pas dunjasë dhe pas të mirave të saj.
Duke komentuar ajetin: “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë” mufesir Suddi thotë: ” Ai i cili më së shumti do të për- kujtojë vdekjen, i cili më së miri përgatitet për të dhe i cili du- ke e pritur, frikësohet më së shumti prej saj.”
Nënkaptinë: Dijetarët tanë, Allahu i mëshiroftë, thonë: – Fjalët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem’.
“Pe’rkujtoni sa më shpesh atë që ua shkatërron çdo kënaqësi”janë shumë kond^e, brenda tyre gjendet përkujtimi dhe janë shumë mbresëlënëse.
Ai i cili përkujton vdekjen, i idhëtohet kënaqësia momentale, kjo e pengon që ta dëshirojë edhe në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë e detyron që më pak t’i kushtojë rën- dësi gjërave kalimtare. Shpirtrave të fjetur dhe zemrave të pakujdesshme ju duhet sa më shumë rrëfime dhe këshillime, në të kundërtën, fjalët Përkujtoni sa më shpesh atë që ua shkatë- rron çdo kënaqësi me ajetin: “Secili njeri do të shijojë vdekjen.” Kur’an, Mulk, do të mjaftonin për secilin i cili i dëgjon dhe i cili i lexon.
Nënkaptinë: Nëse pranohet ajo që e thamë, atëherë dije se çdo moment i përkujtimit të vdekjes shkakton pakënaqësi për këtë vendqëndrim kalimtar (dhe ndihmon në) kthimin kah ahireti dhe përhershmëria. Çdo njeri mund të gjendet në situata të ndryshme: në gjendje të vështirësisë dhe varfërisë apo në gjendje të bollëkut dhe të mirëqenies. Nëse është në gjendje të varfërisë dhe e përkujton vdekjen, do të durojë më lehtë duke menduar për kalimin e kësaj bote dhe për atë se vdekja është më e vështirë sesa gjendja e tij momentale. Nëse është në gjendje të bollëkut dhe të mirëqenies dhe përkujton vdekjen, përkujtimi në atë se një ditë e tërë kjo do të zhduket, do ta pengojë që ta ndjejë veten të pavarur dhe të fuqishëm.
I tërë ummeti e pranon të vërtetën e papërkulshme se vdekja nuk ka të bëjë për vite të caktuara, për kohë të caktuar e as për ndonjë sëmundje të caktuar, me çka e nxitë njeriun që të jetë në gjendje të gatishmërisë së përhershme dhe të pritjes. Një prej besimtarëve çdo natë mbi muret e qytetit bërtiste:- Shkuarje! Shkuarje!- Kur besimtari vdiq, prijësi i qytetit i cili pyeti për të, u pikëllua dhe tha:
Pandërprerë bërtiste shkuarje derisa deveja nuk iu përkul para dyerve:
Shkuarjen e ka pritur të përgatitur Nuk ka lejuar që shpresat ta mbulojnë!
Jezid Rukkashi i thoshte vetes: – Turpërohu Jezid! Kush do të bëjë namaz për ty pas vdekjes tënde? Kush është ai që do të agjërojë për ty? Kush është ai që do të kërkojë kënaqësinë e Zotit tënd për ty? Atëherë përgjigjej:- O njerëz, vallë nuk do të qani pjesën tuaj të mbetur të jetës? Ai, pas të cilit vrapon vdekja, vendqëndrim i të cilit është varri, për të cilin toka është shtrat, për të cilin e vetmja shoqëri janë krimbat dhe pas të gjitha këtyre të numëruarave e pret edhe Dita e trishtimit të madh, si mund të sillet ashtu?- Pastaj qante derisa nuk binte për tokë pa vetëdije.
Tejmi ka thënë:- Dy gjëra ma kanë këputur çdo kënaqësi të kësaj bote: përkujtimi i vdekjes dhe përkujtimi i gjendjes para Allahut të Lartësuar.
Omer b. Abdulazizi e kishte zakon që të tubonte dijetarët dhe me ta të fliste për vdekjen, kijametin, ahiretin dhe për gjërat pas vdekjes dhe kështu qanin sikur të ishin në përcjellje të ndonjë xhenaze.
Ebu Nu’ajmi transmeton:- Thevriut kur i përmendej vdekja, me ditë nuk ishte në gjendje që të përgjigjej në asnjë pyetje dhe kur pyetej, përgjigjej:- Nuk e di! Nuk e di!
Esbati përmend: “Pejgamberit sal-lallabu alejhi ve sel-lem ia përmendën një njeri si të devotshëm dhe të mirë dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i pyeti: -Si është përkujtimi i tij për vdekjen?- Kur nuk e ditën se çfarë t’i përgjigjen, sepse nuk kishin njohuri se ai njeri a mendon rreth kësaj çështjeje, Pej- gamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: -Nuk është i tillë çfarë e mendoni (llogaritni).” Transmetim i besueshëm, përmend Ebu Nu’ajmi në Hil-jet, 7/58.
Dekkaku ka thënë: -Kush e përkujton shpesh vdekjen, do të nderohet me tri gjëra: do të ngutet me teube dhe pendim, do t’i qetësohet dhe kënaqet zemra dhe do të jetë i zellshëm në kryerjen e ibadeteve. Ndërsa, ai që harron vdekjen, do të dënohet me tri gjëra: do ta shtyejë teuben dhe pendimin dhe nuk do të ngarend pas kënaqësisë së Zotit për shkak të përtacisë dhe shkuarjes pas kënaqësive.
Mendo, ti i cili nuk mendon për vdekjen, i cili nuk mendon për gotën e vdekjes dhe për idhëtinë e saj. Sa i vërtetë është premtimi i vdekjes, se sa është vdekja gjykatës i drejtë. Vdekja është e mjaftueshme që të nxjerrë lotë prej syve, të ndajë shoqëri, të shkatërrojë çdo kënaqësi, të ndërprejë çdo dëshirë. A ke menduar ndonjëherë për vdekjen tënde dhe për ditën kur do të lëshosh vendqëndrimin tënd, kur të shpërngulesh nga gjerësia në ngushtësi, kur të lënë edhe shokët edhe farefisi, kur të lë edhe vëllai edhe shoku, kur të mirresh nga shtrati yt dhe kur të vendosin në dhe, kur të mbulojnë në vend të jorganit me dhe dhe pluhur. Ti i cili tubon pasuri, i cili ndërton pallate, pasha Allahun, asgjë nuk do të mbetet nga pasuria jote përveç qefinit, ndërsa edhe ky pasha Allahun, do të shkatërrohet, ndërsa trupi yt të shkapërderdhet, atëherë ku do të jetë ajo të cilën e ke tubuar dhe çfarë dobie do të kesh prej saj? A do të shpëtojë kjo nga trishtimi dhe tmerri? Kurrsesi jo, por gjithë atë ia ke lënë dikujt i cili as që do të përkujtojë e as që do të falënderojë, ndërsa do të vish me veprat tuaja para Atij i cili nuk do të pranojë arsyetimet tuaja. Një (dijetar) mirë e ka komentuar kuptimin e ajetit: “e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë” Kasas, 77.
duke thënë se ajo që të takon në këtë botë është qefini. Kjo lidhet me pjesën e parë të ajetit:
“Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh)
botën tjetër”.
Atë të cilën ta dha Allahu në këtë botë dhe atë të cilën e ke, me to vrapo dhe kërkoje ahiretin, Xhennetin dhe bukuritë e tij.
Mumini duhet që atë që e ka në këtë botë, ta harxhojë me qëllim që të fitojë ahiretin e jo atë ta harxhojë në tokë, ujë, re- belizëm apo për shkak të famës. Sikur me këtë kanë dashur të thonë: Mos harro se tërë pasurinë tënde e lë, vetëm aq sa kushtojnë qefinët tuaj.
Nënkaptinë: Fjalët: I mençur është ai i cili mbanë llogari për vetveten, i cili përgatitet për atë që vjen pas vdekjes, i cili ndalon nefsin e tij nga dëshirat dhe i cili nuk e kundërshton Allahun, tregojnë për ata njerëz të cilët kujdesen për vetveten dhe përga- titen për atë pas vdekjes dhe për takimin me Allahun me ibadete të përditshme dhe me kryerjen e veprave të mira, kujdesen gjithmonë ndaj mëkateve të cilat i kanë bërë gjatë jetës dhe përgatiten për fundin e tyre duke bërë mirë, ai te i cili Allahu është gjithherë në mendjen e tij dhe i cili me seci- lën punë të tij ngarend që Allahut t’i bëhet rob. Ndërsa, i kundërt i kësaj është ai njeri i cili neglizhon të gjitha të numë- ruarat dhe i cili gjithmonë mëkaton, ndërsa pas gjithë kësaj shpreson në mëshirën dhe në faljen e Allahut.
Hasan Basriu thotë: -Ka njerëz të cilët dëshirat dhe shpresën i kanë marrë për zota të tyre dhe kur të largohen nga kjo dunja pa asnjë vepër të mirë, thonë:- Unë kam mendim të mirë për Zotin tim!- ndërsa gënjejnë, sepse po të ishte ashtu, do të bënin vepra të mira.- Pastaj e lexoi ajetin:
“Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dësh- përuarit.” Fussilet, 23.
Seid b. Xhubejri thotë:- Mendjelehtë është ai njeri i cili gjithmonë bën mëkate ndërsa prej Allahut dëshiron faljen.
Bekijje b. Velidi thotë se Ebu Umejre Suri i kishte shkruar njërit prej vëllezërve të tij:- Je bërë i tillë që shpreson jetën e mirë në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa prej Allahut kërkon të mirën me mëkatet dhe me ndyrësirat tuaja, por je duke e kalitur hekurin e ftohtë dhe selam.
Për këtë do të bëhet fjalë më shumë nëse do Allahu, në kaptinën e cila flet për atë se varri është stacioni i parë për ahiret.
SHKEPUTUR NGA LIBRI “GJENDJA E TE VDEKURVE DHE NDODHITE E AHIRETIT”
AUTOR EL-KURTUBI

Cfar gjuhe te do flasin banoret e Xhennetit?

Pyetja:”Si do te flasin njerezit ne akhiret? A do ti flase Allahu njerezve ne arabisht? A eshte e vertete qe gjuha e banoreve te xhehennemit ehste persishtja dhe e banoreve te xhennetit arabishtja?

Pergjigja:”Falenderimet i takojne ALlahut. Une nuk e di se ne cafre gjuhe do te flasin njerezit ne ate dite! Dhe nuk e di se si kane per ta degjuar te foluren e Allahut azza ue xhel sepse ALlahu nuk ka ka sqaruar per kete( qe Allahu do ti flase roberve eshte e vertetuar me Kuran e hadithe menyra se si ehste e panjohur per ne sh.p) e as Profeti alejhi selam nuk ka ka thene se si.
Dhe nuk eshte e sakte te besohet se gjuha e banoreve te xhehennemit eshte persishtja dhe as qe arabishtja ehste gjuha e miresise se perjetshme. Ne nuk dime asnje debat ne mes te sahabeve lidhur me kete. Por atyre iu mjaftoi aq(dije qe iu ishte dhene). Sepse keto lloj bisedimesh jane bisedime te kuriozeve qe erdhen me pas.
e keshtu njerezit thane:” Do te flasin ne arabisht” disa te tjere thane:” Gjuha e banoreve te xhehennemit eshte persishtja”
Disa te tjere thane:” Do te flasin ne sirianisht sepse ajo ishte gjuha e Ademit.”Disa te tjere thane:” Banoret e xhennetit do te flasin arabisht”Te gjitha keto thenie nuk kane baze as ne transmetime as ne intelekt vetem jane supozime pa prova. Allahu e di me se miri.

Maxhmu`el fetaua volumi 4 nr 300
IBEN TEJMIJE

5 Rregulla sa u takon ëndërrave

5 Rregulla sa u takon ëndërrave:
1- Nuk lejohet pohimi i sigurte, per nje koment specifik.
2- Ne nuk e dime nese ato jane enderra nga Allahu, preokupim i dites, apo enderra te ngaterruara.
3- Nuk duhet te marim prej tyre (enderrave) dispozita fetare.
4- Nuk duhet te perdoren per mbajtje qendrimesh apo veprimesh.
5- Ato (enderrat), jane pergezim dhe sihariq, ne rastin me te mire konsiderohen tregues por jo argumente.
Pra jane pergezime qe nxisin shprese (optimizem) dhe nepermjet tyre njeriu pergatitet per gjera qe mund ti ndodhin ne te ardhmen.

Perktheu Fatjon Isufi - Xhamiambret.com


3 Pyetjet që nuk i përgjigjej asnjë njeri më parë?

Një djalë i ri shkoi tek një dijetar dhe i tha se :”Nuk falem derisa t`i përgjigjesh tre pyetjeve të mia”.Dijetari i tha:”Cilat janë pyetjet e tua?
Djali tha:”A mendon se do t`i përgjigjesh pyetjeve , ndërkohë që shumë të tjerë përpara teje nuk i janë përgjigjur dot”.
Dijetari tha:”Mi jep pyetjet dhe me ndihmën e Allahut do ti përgjigjem atyre.
Atëherë djali filloi përmendjen e pyetjeve.
1-A ekziston Allahu? Dhe nëse ekziston më trego pamjen e Tij?
2-Cili është kaderi?
3-Nëse shejtani është i krijuar nga zjarri atëherë qëndrimi i tij në zjarr nuk do t`i bëj dëm?
Sapo djali mbaroi pyetjet, dijetari iu afrua dhe e goditi me një shuplakë të fortë në fytyrë duke i shkaktuar dhimbje.
Djali u zemërua shumë dhe tha:”Përse më godite? A nuk ke mundësi t`i përgjigjesh pyetjeve të mia?”
Dijetari tha:”Jo, shuplaka është përgjigja ime për ty.”
Djali i tha:”Nuk e kuptova përgjigjen tënde?”Atëherë dijetari tha:”Cfarë ndjeve pas shuplakës?”
Dhimbje të forte – tha djali.
Dijetari i tha:”A beson se kjo dhimbje ekziston?”
Natyrisht, unë akoma e ndjej dhimbjen e saj – tha djali.
” Atëherë më trego pamjen e saj?”
Nuk kam mundësi – tha djali.
Dijetari tha:”Kjo është edhe përgjigja ime për pyetjen tënde të parë.
Të gjithë ne e ndjejmë ekzistencën e Allahut me anë të shenjave dhe gjurmëve që tregojnë për Të, por nuk kemi mundësi ta shohim në këtë botë.
Më pas dijetari iu drejtua me pyetje djalit:”A e dije mbrëme se dikush do të godiste sot me shuplakë në fytyrë?”
Djali i tha:” Jo. ”
A të lajmëroi dikush se unë do të godas ty në fytyrë, ose e dije më parë? Përsëri djali i tha jo.
Atëherë dijetari tha :”Ky është edhe kuptimi i kaderit, njeriu nuk e mëson dicka pa ndodhur akoma ajo.
Dijetari vazhdoi dhe pyeti:” Dora me të cilën të godita nga është krijuar?”
Djali tha:” Nga balta.”
Dijetari i tha :” Po fytyra jote?”
Dhe ajo nga balta – tha djali.
Cfarë ndjeve pas goditjes – tha dijetari?
Ndjeva dhimbje – tha djali.
Atëherë dijetari tha :” Kjo është edhe përgjigjja për pyetjen tënde të tretë.Allahu e krijoi Shejtanin nga zjarri dhe gjithashtu e bëri qëndrimin në të denim për Shejtanin.
Pas përgjigjes së këtyre pyetjeve djali i kuptoi gabimet e tij , filloi namazin dhe u bë një musliman i mirë.

Mos e gjykoni te ardhmen tuaj!!!

''Mos e gjykoni te ardhmen tuaj, sado qe te keni mundime sepse edhe Pejgamberët ne fillim ishin barinj, por me vone udhehiqnin popuj.''

{Halid El-Beker}


Ngritja e duarve në dua pas namazit farz

Pyetje: A është prej sunetit duaja (lutja) që bëhet pas namazit farz? A duhet të shoqërohet duaja me ngritjen e duarve? Ngritja e duarve a është më mirë të bëhet njëkohesisht me imamin apo jo?
Përgjigje: Përsa i përket lutjes që bëhet pas namazeve farze nuk është sunet nëse ajo shoqerohet me ngritjen e duarve si nga imami, xhemati apo të dy sëbashku. Përkundrazi, ky veprim është bidat (risi ne fe), sepse një veprim i tille nuk është përcjellë nga Profeti (alejhis-selam) e as nga shokët e tij. Ndërsa lutja e cila nuk shoqërohet me ngritjen e duarve, nuk ka problem. Kjo bazuar në disa hadithe që përcillen për këtë rast.

  Burimi: “Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva” ( 7/103)