Dy rekate sunnet pas namazit të ikindisë(sunnet i harruar)

Shejh Albanies-Sahîha (6/2/1013-1014) :
”… përmbledhtas: nga çfarë parapriu, dy rekatet mbas ikindisë janë sunet, nëse falen së bashku me ikindinë para se dielli të bëhet i verdhë … Këtu është me vend t’i rikujtojmë njerëzit për sunetin, ata që kanë zell për rigjallërimin e suneteve dhe për mbytjen e bidateve, që t’i falin këto dy rekate kur të falin ikindinë në kohën e saj, për shkak të thënies së tij:’Kushdo që ringjall një sunet në Islam …’, dhe suksesin e dhuron Allahun”.
Shejh Albani, po ashtu, tha në es-Sahîhâ (7/1/527) se këto dy rekate janë:
”Një sunet që është harruar e që duhet ringjallur”,
dhe në faqe 528:
”Një gabim i përhapur në librat e fikhut është ndalimi i këtyre dy rekateve, vërtet një dështim në mospërmendjen e tyre në mesin e suneteve të rregullta (rewâtib), megjithëse ai (salallahu alejhi ue selam) i falte vazhdimisht ato, mu siç i falte vazhdimisht dy rekatet para Sabahut. Dhe s’ka dëshmi që këto të jenë abroguar apo të kenë qenë të veçanta për të (alejhi selam). Si mund të jetë kështu, kur personi që e dinte këtë më së miri – Nëna e besimtarëve, Aisha – i falte vazhdimisht ato si dhe ata që pajtoheshin me të nga Sahabët dhe Selefët, siç parapriu. Shtoja këtë dhe faktin që tekstet të cilat në përgjithësinë e tyre e ndalojnë të falurit mbas ikindisë kufizohen me të tjera hadithe të qarta, të cilat lejojnë namazin para se dielli të zverdhet (të humbasë shkëlqimin); dhe prej tyre hadithi (merfû) i Aliut:
’Mos u fal mbas ikindisë, përveç nëse falesh ndërsa dielli hala është lart’. Dhe ky është një hadith autentik, i cili është transmetuar nëpërmjet më shume se një zinxhiri, dhe referencat dhe kontrollimi i tij ka paraprirë (nr.200, & 314)1
1 Sahîh: Ebu Dawûd (nr.1274, en-Nesâ’î (nr.5730, dhe të tjerët). …” (mburoja.net)