Ebu Hurejre ( Allahu qoftë i kënaqur më të) tregon se profeti ( salallahu alejhi we selem) ka thënë:
“Sa here që keni ndërmend të dilni nga shtëpia juaj duhet ti falni dy
rekate para se të dilni. Këto dy rekate do t’u ruajnë nga demet derisa
jeni jashtë. Dhe kur të ktheheni në shtëpinë tuaja, duhet të falni dy
rekate të tjera. Ato do jenë mburojë nga demet në shtëpinë tuaj. ”
Shejh Albani ( Allahu
e mëshiroftë) në Silsilah Sahihah 3/315 thotë: Isnedi i këtij haithi
është i pranueshëm dhe transmetuesit janë të besueshëm sipas kushteve të
Buhariut.
Ky hadith permendet në Al-Muntakah ( 12/69/1), e
permend edhe Bazari në Musnedin e tij (81), ed-Dajlami në Musned
(1/1/108), dhe Abdul Ganiu në Akbar es Salah ( 1/67 dhe 2/68 )
________________________________________________
Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së
cilës ishte Hind bintu Ebi Umejje Hudhejfe el-Mahzumijje radijAllahu anha anha,
se Pejgamberi alejhis-selam kur dilte nga shtëpia e tij thonte: “Në emër
të All-llahut, mbështetem në All-llahun: O Zoti im, të drejtohem
për mbrojtje të mos lajthis e as të më lajthis dikush, të mos rrëshqas
e as të më bëjë dikush të rrëshqas, të mos bëj zullum e as të më
bëjnë zullum, të mos e injoroj askënd, e as mos të injorohem nga të
tjerët.”
(Hadithi sahih, e transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të
tjerë me senede sahih. Tirmidhiu thotë hadithi hasen sahih. Ndërsa
ishte në shprehje të Ebu Daudit)
_______________________________________________
Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut alejhis-selam ka
thënë: “Kush thotë - kur del prej shtëpisë - Në emër të All-llahut,
jam mbështetur në All-llahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as forcë
përveç në All-llahun - i thuhet atij: “Je i udhëzuar, i mbrojtur dhe
i ruajtur, dhe prej tij ikën djalli.”
(Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu etj. Tirmidhiu thotë
hadithi hasen. Ebu Davudi i shton këtë fjali: “Djalli i thotë djallit
tjetër: “Si ia del me njeriun i cili është i udhëzuar, i ruajtur dhe i
mbrojtur?”)